UNE ZOTNI !?
Me kalë shalet një zotni Shkodret,
Kishte dalë per qejf n’ malësi,
Po m’ pershendet prej n’ maje t’ kodres:
-Puna e marë, more zotni !
-Euh, po ky a asht mirë nder mend ?!
Oooç, -i ndala qetë në vi,
Plasa i shkreti, pa xanë vend,
Ky m’ thotë: -puna e marë zotni !?
Ngjitu, ulu, hajt e eja,
Poshtë e lart, me shpirt nder dhamë,
Nuk durova, e shpejt ia ktheva:
-Jo, po zotnia i sat amë !
Këtë fjalë ia thua fshatarit ?!
Tanë diten mbas bishtit t’ qeve,
”Zotni”, shko m’i thuaj zagarit,
Asht shri n’ qerr per shtat’ palë qefe.
Me at’ fjalë, m’u duk se m’ shau,
S’ ka ma zi e ma per dreq,
Por ma n’ fund vehten e ”lau”:
-M’ ban hallall, m’ tha, -o hjekakeq…
VEBI KURTAJ
PUTHJE TË FILTRUARA
Nga paniku i virusit,
Që të mos na sjellë pasoja,
Puthjet e 14 shkurtit,
Pa i heqë maskat nga goja…
Eh, ky çift i dashuruar,
Akoma s’ e kanë të qartë,
Perse janë të përvëluar,
Nga virusi, a puthja e zjarrtë.
Me prejardhje nga Pekini,
Kjo epidemi fatale,
Na gjeti Shën Valentini,
Me puthje artificiale.
Ndaj kujdes mos të harrojmë,
Dashuria është e ndjeshme,
Puthjet duhet t’ i filtrojmë,
Porsi ky çifti në resme…
VEBI KURTAJ
KËPUCARI I VOGEL
-Eej! -dëgjohet një zë i vrazhdë.
Djaloshi, sytë në çekan:
-Kush je ti që thërret nga jashtë ?
Jam këpucar, nuk jam nallban…
Nga sokaku prap i thirri:
-O Mazllum, dil se na plake !
-S’ jam Mazllumi, jam i biri,
Më thuaj, ç’ deshe zotrote ?
E shtyn deren si i marrë,
Nga vendi sa nuk e nxori,
Djaloshi autoritar:
-Ma ngadalë, s’ asht shteg oborri…
-Uaaa! -shtanget në derë, Agushi,
-Pse e thërras kot Mazllumin,
Shiko, shiko, vogëlushi,
Sa bukur e ngulka thumbin !
-Domosdo, -i thotë djali,
Punës i kushtoj vemendje,
Unë s’ po mbathi patkoj kali,
Kam në dorë këpucen tënde.
-Këpucen time, si e gjete?!
Jo djalosh, e ke gabim,
-Babi më tha të bëj sefte,
Me këpucët e mikut tim.
-Eh, Mazllum, sikur ta dija,
(E ka fjalen per te atin),
Pse more, me këpucët e mia,
Don t’ ia mësosh djalit zanatin?
-Afrohu, mos rri në derë
Fol me mua, ç’ ke me Mazllumin,
Që parë, më ngrite në qiell,
Nga mënyra si e ngulja thumbin…
A po ke halle të tjera,
Pa tim atë, nuk e shtyn dot,
Vetem, nuk të shkon posht’ birra,
Bilardo dhe domino-të…
Agushi me goten bosh,
Pa e lagur i shkoi gjatë,
-Eh, -i thotë, -more djalosh,
Nuk i paske ngja yt atë…
Djaloshi, me qetësi:
-I kam ngja në një “sifat”,
Ja, u bëra zanatli,
Për të tjerat, dajs’ në fshat,
Vogëlushi, nip katundit,
Prapë e “theri”, qesh e ngjesh,
Mbarova, thumbi i fundit,
Besoj që u morëm vesh…
Agushi ngeli pa fjalë,
Mbylli deren me ngadalë,
Shkoi tuj thanë, me bisht nën shale:
-Anderr mos m’ u shtiftë ky djalë…
VEBI KURTAJ