15.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Me poeten brilante…Barie Çupi

Unë qesh…

dhe pse buzëqeshjen ma grisën disa herë,
dhe pse dhëmbët shpesh kërcasin e buzët ngrirë,
ca shkarpa fjalësh m’i mbledhin mendttë,
kur lot dielli e përkëdhelet në të gdhirë.
Unë qesh…
edhe pse m’i thyen e m’i shqyen ëndrrat,
e me to ndërtuan gardhe,mure,
të kacavirrem kam kurajo,ma ka ënda,
gjemba, ferra çjerrë lëkure.
Unë qesh…
dhe kur dita shkon buzë gremine,
se i dal para,i hap krahët dhe e mbaj,
më dhemb shpina, sa goditje, sa lëndime,
arnoj rrugën veç për zemrën që të mos qajë.
Unë qesh…
edhe kur ora ecën mbrapa,
e gjithë shpresën ma ndal koha,
gjej një shteg e ngacmoj hapat,
ngjis pasqyrat,bërë fare copa- copa.
Unë qesh…
dhe pse thuret lëmsh krejt fryma,
dhe kundërmon aromë e heshtjes,
çarë lëvozhga, shpërthen ashpër sikur rryma,
ulet jeta e nuk vdes në duart e vdekjes.
Unë qesh…
dhe pse bora ngrin në vargje rrin patretur,
e kur rrëzohem mbyllur sysh në udhëkryq,
e fsheh mallin,përkëdhel avujt e çmendur,
dhe fytyrës elegancën nuk ia zhys.
Unë qesh…
dhe kur krahët ndiej këputur e thyer bërrylash,
e dikush pamëshirë shkel fort mbi to,
mbytem ,shtypem, prap çdo çasti ia çel sythat,
rënkoj nën brinjë, e nuk qaj por qesh me lot.
“””””””””””””””””””””””””””
Një prekje e ëmbël zëri
vjen…
ngadalë…
në rrugët që lëngojnë e flasin vetmuar…
ca lutje,ca fjalë…
pakëz mall..
pikojne paster nga shpirtrat e bukur…
shpirtra që rrinë zgjuar.
që depërtojnë largësive pa u dukur…
Këto cikla zëri ndjehen ngrohtë,
njekohë me flladin e pranverës përkëdhelin
miqësitë e ngushta,
dhe pushtojnë, dhe thonë..
si gurgullimë e fuqishme e jetës…
dalin e shpërthejnë përtej mureve të zemrës…
i përgjigjemi lemzës..
përqafime me emoji të lumtura…
mërzi te strukura…
në këto ditë të rëndomta karantine,
rënduar profilet sikur përjetime.
Një nënë diku fshehtas vë ballin në tokë,
lutet për ty bir…
për ty mbesë…
për ty bijë ..
një tjetër nënë, shpirtin seç e jep
evladi se qan dot…
një stinë me pak në kalendar,mbetur si pajetë,
një motër, një mike poston një grusht lotë…
çelet jasemini, lulëzon zambaku… ka kohën e vet.
Këto…
të idhëta ndjesi…
të paqarta…
të përmallta…
të bukura…
të bardha…
fluturojne hapësirash të kaltra,
kapërcejnë majëmalesh, kodrash e luginash,
lotësh e psherëtimash.
..bëhen urë mbi dete e lumenj
bëhen udhë në shtigje të ngurta,
larg…
afër…
njerëz të vegjël e të mëdhenj
të gjithë brenda mureve të gurta…
në dritare zogjtë mesazhet rrëmbejnë,
e lulet vishen e zhvishen petalesh ,
fluturat harruar kërcejnë.
Ti njeri kthehesh mbrapa, së ecuri ndalesh.
Sërish mall,
sërish pakëz frikë,
nuk mund dot të dal,
nuk mund dot t’i ik…
as të shkrij …
këto avuj të ngrirë në hapësirë
që po na ngujojnë lirinë pamëshirë…
…Sa pranë e shtyrë ndjehemi njëkohësisht..
brenda mureve të shtëpise..
…Sa bukur e paqtë miqësisht
sa paharruar kjo e papritur
do mbesë përjetësisht…
“””””””””””””””””””””””””””
VARGU I JETËS NË QYTETIN TIM.
Dua të më kuptosh o jetë,
nëse mëngjeseve në degën e ftoit,
më harkohet dielli,
unë shtij krahët e pres,e prek,
siç zogu zgjohet e pin në ujin e kroit.
Në dritaren time pastaj,
i kapshëm më vjen mali,
ai hijerëndi me trupin e rrudhur,
ngjeshur muskujt e zemrës si fletëza ari,
nën lëkurë sa ofshama ndukur,
mushkritë që vishen
me aromë pishe,
aromë guri,
buzëplasaritur që dridhen ngjyrë mavie,
ç’bukuri liqejsh rritur nën hije,
ngrohtë u ndrit nuri,
me gurgullima djerse ky mal ç’i ushqeu,
ç’i mbushi.
Dua të mos zemërohesh o jetë e mekur,
jam thjeshtë,
se s’di të mburrem,s’di të krekosem,
ca vite, ca shekuj nëpër to jam duke rrekur
nëpër fletë,
unë bija jote, që nuk shterohem,
rëndis vargje me barkun tejngopur,
Të çarat e duarve s’ti numëroj dot,
o jetë e lodhur,
në qytezën e përjetësisë,
në pëllëmbën tënde,gra e fëmijë ngulur thonjtë,
në shkallët e tua,
zvarritur streha e ftohtë e shtëpisë.
Dua që të dish pra, për mua o jetë,
nëse netëve era e qetësisë më zë papritmas,
e shtrati i tokës më ndjell, më pret,
e më jep më shumë dashuri…
buzëngaz do vë përciptaz,
do bie si shkëndij,
duke shkruar histori.
Të parën,
rënkimin e shpirtit në gjoksin e malit,
në heshtje,
dhimbjen e lëndimit dhe lotin e mallit.
Atë të djeshmen që pak e njoha,
por e ndjeva shumë,
atë të rrejshmen, që ëndërrova,
nën gushën e hënës, në netët pa gjumë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.