11.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Me poeten brilante Bukurie Binjaku

 

KU KA ZOT KA DHE BESIM!Imazhi mund të përmbajë: Bukurie Binjaku, Zmadho
Aty ku ka tym, ka dhe zjarr
Ku ka mjegull, diçka fshihet,
Ku ka Diell, vjen rreze e artë,
Ku ka besim, çdo gjë ndritet.
Ku ka oksigjen, ka dhe jetë
Ku ka paqe, ka dhe dashuri,
Vështirësia ka dritë përherë,
Sy i shpirtit sheh, në largësi.
Ku ka re pas tyre ka kaltërsi
Ku ka zemër, mirësi e kapur,
Ku ka sinqeritet, ka vërtetësi,
Ku ka lotë, shtigje jete hapur.
Ku ka Atdhe, ka patriotizëm
Nuk ka tradhti, kur ka unitet,
Ku ka mërgimtar, ka dhimbje,
Ku ka vëndlindje, ka identitet.
Aty ku ka Zot, ka dhe besim
Ku ka dhëmbje, ka dhe forcë,
Një shpirt engjëllor, ka bekim,
Zoti vonon, por kurrë s’harron.
“””””””””””””””
ME DJERSË BALLI…
S’JE KURRË INFEKTUAR!
Flasin gazetarët, në lajme,
Raste të reja, me “koronë”
Koronë në shpirt s’e thanë,
Mal u bënë varre, pa kurorë.
Pse televizorin s’e hap dot
“Kovid” në çdo sekondë del,
Pena loton, dhëmb kjo kokë,
Pafajshmëri varë, në çengel.
Jo s’më mbush, mëndjen kurrë
Plot doktorë thonë të vërtetën,
Vdesin se kanë, tjera sëmundje,
Shifrat “koronë”, u vënë emrin.
Spitalet bllokuar, me pacjentë
Të cilët s’kanë të gjithë “koronë,”
Ligësia po zë botën, me biznes,
Të pasurit më shumë pasurojnë.
Pse njerëzia u bë skllav, nuk e di
Të zgjohet nga gjumi ,që i ka zënë,
Vdekjen e di, veç një Zot e Perëndi,
Me Zotin askush, s’mundet ta vërë.
Rrimë si të dënuar, të pafajshëm
Agimin e mëngjesit, me Diell dua,
Lodhet njeriu jetës së pakapshme,
Me djersë balli, kurrë s’je infektuar.
Bukurie Binjaku

. 17. 9. 2020. GREQI.

“”””””””””””””””””””””
NJË PIKË LOT I NËNËS…
SA GLOBI PESHON!
Uaa pashë një nënë, në televizor
E shtrirë ku mizat, vinin përqark,
Gazetarja mikrofon, pranë i çon,
E gjora i thotë: “S”më japin të ha.”
Në azil nënë gjora e katandisur
Ajo tregon, se i thonë të vdesë,
“Nuk vdes dot” s’vjen e kurdisur,
S’dua të rroj, s’mundem të vdes.
Mu duk sikur ra qielli, mbi kokë
Si mundet t’i thuhet tjetrit: “vdis,”
Pa dashuri e mirësi u bë kjo botë,
Rrugë e verbuar, plot helm-ligësi.
Pikëlluar në zemër, lotët breshëri
Si të ish nëna ime, më erdhi keq,
S’e di a ka lindur, kjo nënë fëmijë,
Sidoqoftë s’meriton kështu të jetë.
Një Zot lart besoj, fort i zemëruar
Vallë përqafuam, mëkat madhor,
Të shtrihen nënat, të gjalla vajtuar,
Një pikë lot i nënës, sa globi peshon.
Bukurie Binjaku

. 16. 9. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.