14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Me poeten brilante Bukurie Bucpapaj

Epitaf në vargje.

Ajo po tretet ngadalë ,ngadalë bukuria po i ventiet pak nga pak
Hallet e dertet e mundën e vranē
Tash ajo s’ngjan më me atë hēnē.
Shkëlqimi i saj humbi tashmë
pak forcê ka ajo nuk dorēzohet
Për jetën fëmijët hesht nuk ka zë
E vetme me botën ajo përballet.
Bota pas kish qënë e egër për të
E lindur në kohë ,gabimisht se di
Mallkuar nga njêqind djaj e rëndē
Jetuar ,gjithmonë me lotin nê sy.
Epo të rroftë bukuria , mirësia …
Femër ti krijes e zotit e pa fat …
Sinqeriteti , besimi tek njerēzia
Ku je sot tregom moj e ngrat.?
Aty mes kohës , jetës , mrekullive
Por por por ah moj në një batak.
Sikur je nēna e të gjitha ndodhive
Tmerr zënë ngusht si miu n’qark
Të gjitha kēto për një shkak…
Sinqeriteti njerëzor që pate.
Të shkatërroi ty pak nga pak
Mbase i kishe tê shkruar fatet.
Nuk e di por s’ngeli gjē tjetër të krijoj epitaf.
Elegji, dramë ,këngë a ku ta di për Një bukuri….
Që fati e njerëzit luajtēn pa arsye e shkak.
Ti ia del se ke forcë , besim në vete e di….
Ndaj zoti të krijoi unike ty.
AUTORE:

Bukurie Bucpapaj

19.11.2021.

“””””””””””””””””””

Më duhet…..
Një gjysmë ëndërre më duhet .
Për ty që je në ëndërrat e mia.
Një gjysmë ëndërre dua ta jap.
Për të kuptuar ç’është dashuria.
Një gjysmë ëndërre ah sikur .
Të mundesha që ta dhuroja ty.
Një gjysmë ëndërre eh si dikur.
Kur bota jonë ishte plot lumturi.
Më duhet një gjysmë ëndërre.
Për shpirtrat tanë të penduar.
Më duhet një gjysmë ëndërre.
Zemrat e vrara për t’i sheruar.
Një gjysmë ëndërre kërkuar.
Për ty e përaskënd sigurisht.
Në gjysmë ëndërre shpresuar.
Ti që qënies time i vjen i brisht.
AUTORE:

Bukurie Bucpapaj

17 .11. 2021.

“”””””””””””””

Heshtje
Treten mendimet brenda shpirtit.
Goja nuk flet gjuha është strukur.
Meteorë në kokë i sillen meditimit.
Zemra kërkon qëtësinë e humbur.
Mozaiku i zemrës le të heshtë .
Në botën e paqes me vetveten.
Mureve të shpirtit tim të zbehtë.
Ti ngrohë me optimizëm për jetën.

Bukurie Buçpapaj

15.11.2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.