20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Me poeten brilante Sofia Gjinika

TRADITAT
Nder për ata, që jetës ruajtën traditat
Nga borxhet nuk lëvizën në veprime,
Të bardhat, të thjeshtat e syve drita
Dallgët e veshura me fjalë shënjtërie.
Thasarët lajkatar, për fjalën e zgjedhur
Për farën e bujkut, për mallin pa tretur
Kur vritet gjumi, fjalët mbetur heshtur
Deri tek djepi i fëmijëve, lule gdhendur.
Nga e vërteta, pa urryer kurrë gënjeshtarët
Rrethuar ngjarje sa mundën më shumë ,
Kur parashikojnë duket më shumë vlerαt,
Makthi shfaqet, por largohet më në fund.
Me tradita mbetesh i pasur dhe në varfëri
Medet ai që nuk i vlerëson, ose nuk i di.
“”””””””””””””””””””May be an image of Sofia Gjinika
UNË TË NJIHJA TI.
*******************
Unë ti të njihja viteve të kam parë,
Përballur e ndeshur me ti disa herë,
Më vije i dobët, me lehje si zagar,
Të hidhja pak bukë e bëheshe erë.
Ti dilje para e frikën fare nuk ta kisha,
Nga hunda të njihja, skuqej piperkë,
Me një bluzë leshi e shalli tek gryka,
Por ti je tjetër soi e s’po gjej dot mjek.
Atëherë kur vije, ta dija mirë marifetin,
Veç ponxhit raki, i kisha afër të gjithë,
Tek ti i flamosur s’ta gjej dot sekretin,
Na ndave të gjallë, nënën nga fëmijtë.
Unë të njihja ti si një trishtim muzgu,
Ti u egërsove e ç’pësove or”mik”,
Frikson e më nxjerr disa forma kirurgu,
Shpalle garë, por s’ del i fituar ta dish.
“”””””””””””””””””””””””May be an image of 1 person
BUZËQESH ME DIELLIN
Aty që rri në heshtje, papritur fillon dhe po qan
I duket se po i binin, gjithë fatkeqësitë e botës
Mbështjellë me rroba gjumi, futet nën jorgan,
Brënda errësirës si trumcak, nuk i mba dot lotët.
Futet në mendime thellë, pa biletë për kthime
Ëndërron si të jet shtrirë në livadh plotë lagështi .
Mbushet me frymë, nxjerr një oh, vetëtime,
Buzët u ndanë në mes, si dy gjysma qershi.
Një flutur ulet dhe ngrihet, i luan mbi gjoks
S’i ëngjëll krahët hapur, vjen nga tej kufirit,
Kur e pa ashtu të lodhur, lëshoi pluhurin sos 🆘
Në sytë e såj u duk, si lulja më e bukur e Prillit.
Në akrepat e kohës, dielli me rrezet në livadh
Në harkun vezak, fshehu lotin e saj brenda
Në gropëzat e faqeve formohen dy pika diamant
Në trupin e rëndë, shton të rrahurat zëmra.
Dielli lindi ndryshe thërmon dhimbjen ngadalë,
Zgjohet nga gjumi i rënd, hedh tutje jorganin,
Me lulet e prillit në duar, ndërsa ngre sytë lartë,
Papritur, pa kuptuar, ajo, buzëqesh me diellin.
Sofia Gjinika
Athinë Greece
Albania 🇦🇱
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.