
Nuk mundem te ndryshoj!
Hedh ne leter plot mendime.
I radhis dale e ngadale .
Disa marre nga jeta ime .
Disa tjera nga shpirtrat e vrare.
Ka plot raste qe merzitem .
Fjalet me ikin,nuk I kap dot.
Ka raste me perseriten .
Me veten qesh,eh s’ka muze sot.
Jo cdo shkrim me perket mua.
Mos me pyesni pse shkruaj trishte.
Valle çiltersia eshte e gabuar?
Mos jam fajtore qe kam shpirt te brishte?
E kam teper te veshtire.
T’i thurr botes lavde kot.
Nje bote me ngjyra kam deshire.
Jo zbehtesine qe ajo ka sot.
Kjo jam une plot çiltersi.
Mbushur zemren drite plot.
Eshte jashte mode, kete e di.
Te ndryshoj? Nuk e bej dot.
Çfare e gjen njeriun e shkrete.
Hall I madh te jesh I drejte.
Nje ze nga brenda me therret.
Keshtu qendro sa te kesh jete
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Endrrat nuk me lene te qete
Dhimbjen zemra dot s’e mban
Pesha e mallit po me tret
Paditur kurr mund te ndal.
A te vij te le kurbetin?
A ka vend aty per mua?
Nje zyre te vogel, te ndihmoj miletin
Tjeter gje jo une nuk dua.
Disa euro i kam menjane
I ruaj per dite te madhe
Jane per ju ua kam fal
Te punoj dua ,te zgjidh halle.
Mos me emeroni deputet
Jo ate nuk e bej dot
Ne administrate dua,nje zyre te thjesht
Nuk kam aq euro,te blej vot.
Dua te shtoj pasurine
Shqiperia vend ideal
Çfare kane te tjeret me shume?
Me thoni a mund t’ia dal?
Ju lutem me mua mos qeshni
Çfare kane te tjeret me shume?
Mendim me jepni,mos heshtni
Thone aty paret rrjedhin lume.
Eh moj Shqiperia ime
Hallet nuk t’u sosen kurre
Shkermoqur cope e therrime
Sikur te kane zene me gure.
Punoi Eva Biba( Greqi).
31.7.2026.