ME SY TE LODHUR NGA PRITJA…..
Rrokullisen mendimet si guret nga mali,
te vrasin,te lendojne e te dhembin fort.
Nga shpirti i lidhur,si Prometeu ne shkemb,
rrjedh gjak e asnje nuk e shikon, e kote.
Flamuj valeviten ne cdo cep te Shqiperis,
te skuqur nga gjaku i te reneve,me kohe,
per te shpetuar veten dhe Europen qe harroi.
Shqiponja ,rojtare e tokes meme,
ne flamur ka mbetur besnike gjithmone.
O e bukura Shqiperi,
shoh limfen tende te re te dale nga damaret e tu.
Me syte e lodhur nga pritja e gjate,
shikon gjithmon nga perendimi,
duke shpresuar,me BE per tu bashkuar.
IKJA E DIMRIT
Petalet e bardha te luleve te pemeve,
fluturojne si floke debore.
Enderr pranvere,
shtjelluar ne mes aroma lulesh
e re petalesh qe vallzojne te gezuara,
nga era lehte,lehte te shtyra.
Pranvere,qielli i kalter,
cicerima zogjsh e zhaurime bletesh,
ne mes luleve shume ngjyreshe,
te ngjyrosura me penelata artisti
nga nena natyre.
Dhe zemra te gezuara ,
mushkeri te qetesuara ,
nga ikja e dimrit plak te irnosur.
“”””””””””””””””””””””””
FESTON RINIA
Flakeroni zjarr llampat o yjte e qiellit,
shkelqe mbi toke o hene rreze plote,
ndrisni me shume se kurre ndonjehere
mbi festen e te rinjve te mbledhur tok.
I korren arat,e shine grurin
dhe gezimin e arritjes shpalosin sot.
Festojne djersen e mundin qe nuk ju shkoi kot.
Kjo poezi eshte shpresa qe kam ,se nje dite tokat e vendit tim do te punohen dhe nuk do te ngelen me djerr.
“”””””””””””””””””””
NE KE ART NE SHPIRT
Sic thurte nena triko te bukura
me fill te mbetur,
thur nje piktur me lloj lloj ngjyrash.
Sic te kendonte nena
ninulla per gjume,
mblidhi fjalet e saj te embla
varg dhe krijo nje poezi.
Krijo per perrallat ,
per gjeresin e shpirtit te saj.
Krijo per qiellin qe ju pa nga lart.
Krijo per njerzit per dashurin e nenes,
vec krijo pa prere ne ke ne shpirt art.