8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Me poeten “Leme Ahmedi”

Në promovimin e 3 librave te mikes time poete znj Prena Prendi me dt.08.12.2022.organizuar nga dy moderatore dy znj te mrekullushme Anila Kodra dhe Zamira Korance nga Shoqata,Kulturore,Artistike”Jehona Shqiptare” me te ftuar nderi mbretëreshen e skenes te artit znj e nderuar,artisten e popullit Margarita Xhepa që ishte nderë ta takoj nga afer,te bisedoj ishte një kenaqsi e dyfisht per mua nga një atmosfer festive shume e këdshme ! Dhe shume poete e shkrimtarë te ardhur nga vendi dhe jashte, bashkatdhetar nga Amerika e Europa .

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Per te nderuar miken tone poete znj e nderuar Prenda !Ju falenderoj per mikpritjen dhe nderin që na bëtë duke na vlersuar me dhënjen e fjales në podjum e deri në fund me nje respekt të vwqant ,që eshte trazhguar nga tradita e hershme shqiptare , që ç’do herë eshte shquar per mikpritjen. Dhe më vjen mirë që akoma ruhet kjo traditë me vlera që eshtë per t’u marrë shembull.Dhe nje falenderim nga zemra per kujdesin miken time patriote poete znj e nderuar Teuta Biçaku per respektin dhe të gjitha fotot e bera dhe inçizimin, pasi janë raste te veqanta që pasurojn kujtimet tona që të lënë mbresa per gjithe jeten .

Me respekt nga Leme Gjeta Ahmedi

Per te gjithe paperjashtim ju faleminderit, dhe ç’do here festofshim e promovofshim vlera ,art dije kulture duke na bashkuar sofra bujare shqiptare

“Forca ime më udhëheq shpirtin “
Ndoniher lodhja më pushton ,
Sikur krejt gjymtyret i kam te thyera
Por shpirti nuk dorzohet leht
Brenda vetes e merr forcen .
Një zë brenda meje ç’do herë e më i fuqishem,
Më bën te fort e guximtare
Ne stuhite e perditshme,që hasim në jete.
Të ecim pa u ndalur.
Forca e shpirtit brenda meje,
Më udhëheq kudo që jam
Më mban fort pas endrrave mija
Që të eci bashkë me ta!
Autore
Leme Gjeta Ahmedi
Maqedonia E Veriut
“””””””””””””””””
Oqean i panjohur ..!
Krijova një det në boten time ,
Një det pa dallgë e stuhi
Në rëren e bardhë i radhita vargjet
Që vinin nga largë plot mallëngjim.
Sa madheshtor duket ky det,
Sikur në heshtje flet me mua .
Mi njeh plaget edhe dhimbjet
Mi zgjon endrrat dhe kujtimet .
Oqean per shpirtin tim,
Eshtë i shenjtë, per mua hynjor.
Ketu i shkruaj në heshtje vetmisë
Ditëve të bukura e dashurisë!
Malli vjen me valet e detit,
tingujt e shpirtit mi zgjon në heshtje.
Me vjolin i këndon dhimbjes,
Dhe dallendysheve ne shtegtim .
Ky ishull më fton pa fjale,
nuk i duhet as adrese ..
E din që ketu jam unë
Duke shkruar me nostalgji e mall.
Nje ure ngre ne ishullin e larget,
Aty ku shtegtojnë vargjet e mia
Në rëren e bardhë e guret e detit
Ketu shkruan një arbëreshe.
Kurrë ndjenjat nuk ju shuan,
Per atdhe e dashuri!
Dhe pse fati e largoj
Pertej detit , pertej kufijve .
Në oqeanin e panjohur,
Shkruan në heshtje një mergimtare
As kush emrin nuk ja dinë,
Veq thurë vargje per SHqiperinë.
Autore
Leme Ahmedi
Maqedonia E Veriut
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.