8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Me poeten Lumturije Fortuzi

 

E. NDRYSHME

E vogla vajze nuk binte ne sy,
gjithmon me syte e mjegulluar,
nje bote tjeter a thua shihte
e vogla me mendje te hutuar.

Dhe kur u rrit nuk ishte e shkathet,
si shoqet per djem nuk fliste kurre,
vec dicka mendonte,megjithse e ngathet
e vecuar nga bota e vertet nga nje mur.

Enderronte dhe se pranonte si ishte jeten,
me ngjyre roze e shikonte me mendje,
se ndihmonte leximi i librave per te verteten,
si e verber shihte vec utopi rreth vetes.

Ecte ne mes viteve e ndryshme nga te tjeret,
rini e djegur,ishin pak si ajo,
te verteten ,miresin ,miqesin,sinqeritetin,
kerkonte ne kete bote te genjeshter ngado.

“””””””””””””

AROME. TRENDAFILI

Trendafili me petale shume
si dimiq tiransesh pala,pala,
me gajtan qendisur si jelek nusesh,
poleni i verdhe shkelqen plot fara.
Trendafila shume ngjyrash dhe arome
te ndryshme,te bukura si gjithmone,
kenaqesi e pleqve dhe te rinjve,
kenaqesi e nuseve e plakave.
Arome qe ndihet qe larg
perzier me eremiren e vajzave,
arome qe djemte i trubullon,
arome qetesuse e pleqve e plakave.

“””””””””””

Ne lashtesi Diogjeni,rronte ne Athine,
ishte filozof ,pa mase i ditur,
po dilte me fener te ndezur diten,
thoshte se kenkonte Njerine.
Ne kete te cmendur bote sot
ne,pas shume shekujsh,
ate akoma se kemi gjetur.
Te mencur e te cmendur me fener
ne dore te kerkojme Njerine
qe te rregulloje boten.

“””””””””””””””

SI DIKUR

Te marr pjese dua ne nje dasem tiranse
si dikur te bukura,te thjeshta gjithe nur.
Do donja te shihja nje mbremje mature,
ah,se kam harruar te timen kurre.
Te shoh si milen delet ne shtrunge,
per fat te keq barinjte jane rralluar shume.
Te shihja femijte te lozin ne rruge
me top,te kenaqur gjithe qef si dikur.
Me pelqen thjeshtesia,e bukura dhe jeta,
po cdo gje ecen perpara me shpejtesi si askurre.
Modernizmi marramends po jep mundesi,
te qarkuar nga shume te reja teknologji
te jetojme jo me thjesht si dikur.

“””””””””

QYQJA

Pse kerkon besnikja moter,
ku,ku,ku?
I harruar eshte yt vella,
ka shume shekuj i mbaruar,
i mbaruar per te gjithe ,
ti ke mbetur e vonuar.
Vellai i kalbur eshte nen dhe,
moter zeza kthyer ne shpend,
e kerkon e askund se gjen.
Shpresen gjalle mban moter
shkreta,tu kerku i iku jeta.

“””””””””””””””

VETMIA E PLAKUT

Vetmia me nerva te zhveshura
minutat pertyp me ngadale,
plaku ripertyp te tijat mendime
nga dhembet e dhimbjes te care.
Nga pritja e njerezve kaq gjate
per ngrohtesi,nga miqte i harruar,
thote me vete i shkreti,i vrare:
Mos i qaj vdekjen plakut
po vetmin e tij sa qe gjalle.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.