Të çaja detet.
Dini çfarë mendova dje!?
Më erdh’ si flash një mendim,
Pastaj, thash vetes mos u ndje..
Ky rruzull ka marrë një drejtim..
Sikur të isha -thashë kapiten,
Të çaja detet pa mbarim,
Mbi kokë të zogjve këngë refren,
Larg nga kjo botë e pa shërim..
Na gjeti të papërgatitur,
Si mizat në rjetë merimange,
Në dyer shtetesh ka trokitur..
Një oshëtimë që dot si shmangesh.
E dini çfarë mendova dje?
Të shihja zotin sy më sy,
I plotfuqishëm mos kurse! ( Forcën
T’i thosha zbrit, ç’më rri aty..
Po hedhin botën në greminë,
Këtu janë të sëmurë për lekë,
Pranvera e ka bukurinë..
Por, njerëzimi s’mund t’a prek.
Si Titaniku, se shumë e zgjata,
T’a mbys të ligën në një vapor,
Ti ndërojë botës koordinata,
E t’a shpëtoj ,nga vrasëse dorë..
Moza
Nga një Prilli!?..
Të ziun “kokosh” ç’e zuri,
Notat hedh përmbi kotec,
Në jastëk kokën e vuri
Për një zoçkë me mesin pec. (Mes hollë
Ëndërron të zezat “pëndë”. (Teshat..
T’ja “shkulte” dy e nga dy,
Dy “veriget” që nga tëndë,.. (Tëndë =pjergull
T’ja qëmtonte veç me sy. (Veriget= gjoksi
Përmbi pjergull një kokosh,
Për “pranverë” i dridhej buza,
Këndonte si sarahosh..
Nga një prilli ardhur muza!?..
Një kaposhi mbi pullaz,
Tretur sonata në fyt,
Përditë kishte një avaz,
për një pulkë i bërë i dytë.
Ki ki ki këngën marraz..
Kur se shihte në oborr,
Sqepi si djep në tallaz,. (merrej goja, lëkundje
Veshin i’a shurdhon një kor. ( Kakarizmash
Ka ka ka të shkretat pula,
Zgjuar kishin që në tre,
O kokosh të humbte vula,
Se na zgjove edhe ne…
Na vrau pranverë..
I zymtë ky qiell,
Sikur reja deti
Asnjë pulëbardhë,
Mjegullën s’e treti.
Si të jetë vampirë,
Zotëron,si mbreti..
Vdekja, jetë përpirë..
Sikur ditë kiameti.
Lodhur botë, e tëra
Gjumi nga sytë, jashtë..
Memece gërshëra. .. (që pret shirit jete..
E “dimri ” në asht.
Rrugën s’po gjejnë lulet,
Dallandyshet çerdhen,
Si grerëza vërsulet ..
Qindra balle zverdhen…
Fshehur rri ky diell,
Hënë pa ngjyrë përbri..
Heshtje bosh, skërfyell..
Netë të gjata gri..
Na largoi muzën,
Larg sikur aljen,
“Kristal” hedh mbi buzën,
Ky “dreq” bërë, nga ç’gen !?.. (ADN
Nuk na bën më dora
Dashurisë ti thurë
Kur mijëra kurora
Mbi mijëra qivurë.
Na vrau pranverë,
Reliket e vjetra..
Brezin më me vlerë
Dhe nuk bëka njetra. (. Mbas
Hije po lë pas
Plagë që do lëpirë..
S’dihet sa do zgjasë
Ky dhëmbë zgërdhirë..
Si një snajper apsolut..
Vret, e le shenja kërmilli,
“Bulëza vese” si barrut..
Lutu, qoftë ëndërr një prilli…
Mimoza Eliona Osmani