Besoj se një ditë dhe djalli do turpërohet.
Të ulen të dyja këmbkryq të lumturohen.
PUSHIMET THONË FUND.

**************************
Shtruan “pulëbardhat” një valle në det,
Me muzikën e valëve, rrëfenin vet sytë,
Gërvishin dallgët, i çajnë si shigjetë,
Hapësirës blu, bashkë ndanim stolitë.
Ujëvarë tingujsh dëgjohen nën lëkurë,
Si një puhizë e lehtë që gjokse trondit,
Ditët e fundit që pushimet thonë fund,
Futesh udhës së jetës, si rojtar besnik.
Do ta bëj kripën tënde, shije dhe aromë
Gjoksit flamur, si në anije peshkatarësh,
Vargje dhe këngë të këndoj natën vonë
Ninullë belbëzuse në buzë mërgimtarësh.
E valëve të tua do bëhem lipse e ngratë ,
Me pikëllim të heshtur, të bukur, të mistertë
Vallen që hapën detit sot “pulëbardhat”,
Ta rifillojmë verën tjetër, mes detit të blertë
“””””””””””””””””””””
EMOCIONET
*************
Vetëm të përballem oh, me sytë e såj,
Të mbush, boshllëkun që kam në gjoks,
Akrepat e ëndrrës koha mos të ndalë
Të zgjojmë lulet e shpirtit në qelizat rozë.
Αh, mjerisht boshllëku më bën të mendoj,
Pak forcë kanë tingujt të dalin nga brenda,
E pamundura më trëmb, s’di si ta afrojë
Çdo fjalë rrutullohet e ngacmohet zemra.
Digjet nga emocionet, i vjen të thërrasë
Ndjenja e mbyste e hija e saj turbullonte
Orkestra kish nisur veç për të një vals
Gjithë festa bëhej,vetëm për një bjonde.
Luante me faqet e saj, i zmadhonte sytë
I tërhiqte mjekrën, a ndjen ti pulsin tim?
Dita largë vdiste pa një shkëndijën dritë,
Qeshi fortë, pa orën, në gjoks tek jepte shpirt.