9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Me poeten:Bukurie Maloku

DASHURISË NJERËZORE

Dua që dashuria të formohet si një lule shumë-ngjyrëshe, që nëpërmjet frymë- marrjes të vijë duke bleruar si një lëndinë madhështore dhe ngrohtësia që del nga burimi i saj të hyjë pa trokitur, për të ushqyer çdo mendje njerëzore. Me hijeshinë, dlirësinë dhe misteret që përmban ajo i shndërron lotët në buzëqeshje mjaltëzuese, me ndjesitë e saj të pakufishme dhe shëruese. Dashuria mbetet ndjenja e pa zëvendësueshme.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

MALL

Po ndizet ndjenja e mallit për mësuesit e mi të dashur. Mall që zgjat krahët e tij të pritjes tek unë. Ai shkrihet dhe lexohet në çdo qelizë të trupit tim, duke nxjerrë nga thellësia e tij fjalët himnizuese: ju dua. Kam mall për përqafimin e tyre që flet në heshtje, kam mall për ëmbëlsinë e komunikimit që më rikthen buzëqeshjen. Përjetimet e gjalla e të freskëta, në mendje i karn të vizatuara. Porsi rruaza të kristalta, vezulluese, në kujtesën time do t’i ruaj.

LULET

Lulet simbolizojnë paqen, të bukurën, gëzimin, ringjalljen e jetës dhe të dashurisë hyjnore. Sa shumë kujtime mbartim për to, të cilat sa herë që i kujtojmë na ngjajnë me këngët e pavdekshme që mbeten të gjalla në çdo stinë, në çdo kohë dhe gjatë gjithë shekujve, që do të vijnë. Unë i dua shumë lulet sepse thellë – thellë në vetvete ato shpërndajnë jetë nga jeta e tyre, jetojnë bashkë me ne duke u bërë si ushqim i domosdoshëm shpirtëror. Të gjithëve na ka ndodhur që të na dhurojnë lule. Kështu gjatë konkursit të poezisë pasi mora në duar një tufë me lule të ndryshme të freskëta, krahas emocioneve që ndjeja nga petalet e tyre më dukej sikur më vështronin, më flisnin dhe më jepnin kurajo duke më thënë : Të lumtë, vazhdo kështu, do të jemi me ty, kudo që ti të shkosh. Por kujtimet për lulet nuk mbarojnë asnjëherë. Para disa kohëshbanoja në shtëpinë time të vjetër. Oborri i saj ishte i mbushur plot me trëndafila të kuq, rozë, të bardhë. Një pasdite të freskët teksa dielli po perëdonte kisha një dëshirë shumë të madhe që të vizitoja lulet. Po afrohesha dalëngadadalë pranë tyre dhe me gishtat e mi të hollë fillova ti prek lehtë – lehtë një e nga një të gjitha trëndafilat. Format e përkryera të tyre krijonin një dekor të bukur dhe të përsosur. S’ngopesha duke ndierë aromën e trëndafiltë e cila po derdhte në mënyr

ë të parreshtur tërë lulëzimin e saj dhe do të mbetej tek unë përgjithmonë.

“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

KUSHTUAR SHOQËRISË

Kam dashur gjithmonë që të krijoja një shoqëri të pastër e të sinqertë. Në ëndrrat e mia shpesh fantazoja që ajo të jetë si një shtëpizë e madhe dhe e argjendë. Shoqëria ka hapur portën e zemrës për mua, dhe unë jam strehura në brendësi të saj. Porsi freskia e ajrit që zbukuron frymëmarrjen time, ajo është bërë një pjesë e pandarë. Bashkë me të përjetimet, ndjesitë dhe emocionet si një kurorë e blertë janë gërshetuar. Gjurmë të pashlyeshme kanë mbetur në kujtesën time. Shoqërinë e vërtetë gjithmonë do ta dua.

AGU

Mëngjesi që agoi solli një fryrnë të re krejtësisht ndryshe nga mëngjeset e tjera, ngaqë atë ditë donim të sfidonim të panjohurën. Së bashku me miqtë e mi vendosëm të shkonim në Rehav. Fshat në të cilin emigrantët kalojnë rrugën për në Greqi. Tek sa filluam të ecnim në sytë tanë dominonte dëshira për të prekur të paarritshmen por që për ne nuk dukej fare e pamundur. Freskia e atij mëngjeSi po ledhatonte flokët dhe fytyrat tona. Ajo po shpërndahej nëpër vend dhe sikur donte të na thoshte : “ejani me mua”, kapni çastin që vjen dhe mos e lini atë që të largohet nga duart e tua. Nga njerëz të zonës të cilët. vraponin si pulëbardha krahë lehtshëm jehonte përshëndetja: Mirëmëngjes. Cicërimat e ëmbla të zogjve që na ndiqnin nga pas po e bënin më të këndshëm dhe më të gjallë udhëtimin tonë, pasi do të ishin bashkudhëtarët tanë me ne në çdo çast. Uji i kthjellët që gurgullonte po ripërtinte të tëra qelizat e trupit tonë. Po thithim aromën dehëse të pishave dhe të trëndafilave dhe tërësia e tyre më pas do të bleronte në mushkëritë tona. Më tej vështronim rnale të zhveshura dhe të thepisura që dukeshin sikur bashkoheshin me njëri – tjetrin në një

pikë. Dhe kjo pikë do të ishte ndalesa jonë e përbashkët. U ulëm në një lëndinë të lulëzuar që vezullonte nga njomësia e barit dhe nga peizazhi i gjelbëruar që kishte shpërthyer kudo për rreth nesh. Kumbullat me hijeshinë e tyre po ia shtonin më shumë larminë këtij peisazhi fantastik që na e fali flladi i atij mëngjesi. Ndërsa ne po çlodheshim bisedonim me njëri- tjetrin duke shijuar çaste vërtet të këndshme dhe këto çaste do të na shoqëronin edhe gjatë kthimit ku stacioni i tyre do të ishte në altarin e mendjes sonë.

LAEG DROGËS

Sa herë që dëgjoj fjalën drogë më tingëllon në veshët e mi ashpër dhe vrazhdë. E ndërsa atë e shijon, ndjen se të josh dhe të tërheq si me magnet rreth vetes dhe si pa e kuptuar papritur futesh brenda në grackë. Ajo të mbërthen me kthetra që të çjerrin e s’të lëshon më duke u bërë skllav i përdorimit të saj.

Kënaqësia që të dhuron është si një realitet fallso që do të zgjasë fare pak. Dalë ngadaië ajo fillon të zbehet dhe të shuhet porsi flaka e një qiriri që tretet, e më pas shndërrohet me një skëterrë të vërtetë. Një qenie e tjetërsuar njerëzore që lufton midis jetës dhe vdekjes, ku energjitë fizike dhe shpirtërore duken sikur shterojnë.

Droga, kjo vrastare e pamëshirshme e cila të godet rëndë dhe të çon drejt humnerës. Por një rreze shprese bën që te kjo qenie njerëzore të zgjohet dëshira e zjarrtë për ta jetuar jetën,forca e madhe shpirtërore për ta luftuar drogën, si dhe vullneti i pakursyer për ta mposhtur atë duke i thënë ndal asaj.

SYTË E SHPIRTIT

Sytë e shpirtit janë pasqyra udhërrëfyese që kanë stolisur jetën time. Vështrimin e tyre mbaj me vete çdo çast që jetoj. Ata më shoqërojnë kudo si një busull frymëzuese. Nëpërmjet tyre lexoj të fshehtat e botës që më rrethon.

PERTY

Sot në ditëlindjen tënde urimet më të sinqerta burojnë nga zemra ime: të jetosh një jetë sa më të lumtur, të mbushur me kënaqësi dhe gëzime. Gjithçka të bukur në jetën tënde dëshiroj të ndjesh përherë, shumë fat dhe gjithë të mirat uroj të të sjelltë gjithmonë kjo jetë.

MBI ÇDO GJË

Dashuria triumfon mbi çdo gjë Eshtë si një flakë rrezëllitëse,

Që në tërë qënien tonë depërton.

Ajo të mbulon me petkun e saj të mëndafshtë Si një yll i pashuar në jetën tonë gjallëron.

ZHGËNJIMI

Jeta ndonjëherë lëshon dallgë dhe stuhi ndërmjet tyre është zhgënjimi që të vret me zymtësinë e tij.

Lajmi i mjegullt që mora në telefon

një situatë të errët dhe të mbrapshtë më

shkaktoi

lot që derdhen me furi nga sytë e mi. Zbehtësinë e gjendjes shpirtërore pasqyrojnë. Në këtë zbrazësi të rutinës së përditshme Lotët duan errësirën ta flakin tej Ndonëse udhëkryqet e jetës asnjëherë nuk mbarojnë,

Një copëz lumturie sërish do ta gjej.

Ajo do t’i thoshte bashkëshortit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes,lajmin Tronditës që po ja copëtonte zemrën. Në fillim ata nuk donin ta besonin por pas vizitave të shumta të doktorëve e vërteta doli me të tërë natyeshmerinë dhe plotësinë e saj. Hap pas hapi, me kalimin e viteve vajza dëgjonte dhe ndiente melodinë e zërave të njerëzve, krijonte imazhe për ta, ndërtonte tiparet fizike dhe lexonte portretin e tyre shpirtëror. Edhe pse brenda syve drita nuk ndodhej fizikisht e ndiente se e shihte botën shpirtërisht. E perceptonte botën duke e fantazuar atë në mënyrë të pakufishme. E imagjinonte si një kopsht të mbushur me lule të ndryshme shumëngjyrëshe. Tashmë sapo i kishte dhënë lamtumirën errësirës dhe për ta sfiduar atë vazhdonte në një rrugë pa

kthim dhe kjo rrugë do të ishte bota e ndritshme e diturisë. Përmes kësaj bote do të ndiente dashurinë dhe ngrohtësinë e mësuesve të saj të dashur, pasi transmetuan vlerat më të ndritshme të diturisë, të cilat i mban me vete kudo që shkon, dhe I ruan në zemër si ndër dhuratat më të shtrenjta që ajo ka. Prandaj dashuria dhe respekti i madh që kishte për to nuk do të vdesin kurrë. Duke vijuar udhën e jetës ka gjetur të hapur portën e zemrës së miqve të saj, për të cilët kujton ngrohtësinë e komunikimit, telefonatat e sinqerta si dhe huamanizmin që kanë dhuruar për të. Pikërisht mirënjohja e thellë dhe mbresat e pashlyeshme janë të gdhendura në tërë qënien e saj si një lapidar madhështor. Kjo jetë mbushet çdo ditë me energji pozitive dhe këto energji pozitive i japin asaj kuptim dhe gjallëri.

PATY, OZOT

Pa ty, o Zot jeta ime do ishte e zbrazët dhe pa kuptim. Gjithçka do të më dukej e turbullt dhe e plogësht në shkretëtirë. Nëse s’do të ushqehesha me dashurinë tënde të pakufishme, shpirti im do të ndjente etje si peshku pa ujë. Pa ty, o Zot frymëmarrja do të më mekej si një gjethe e thatë, edhe buzëqeshja do të më ngrinte si mermer i akullt në buzë. Pa forcën tënde çudibërëse dhe të jashtëzakonshme, do endesha pa shpresë në udhëkryq pa kthim. Nëpërmjet bekimeve të tua të mirësisë së shenjtë, veç tek ti zemra do të gjejë shërim.

“””””””””””””””””””””””””

SYTË E SHPIRTIT

Sytë e shpirtit janë pasqyra udhërrëfyese që kanë stolisur jetën time. Vështrimin e tyre mbaj me vete çdo çast që jetoj. Ata më shoqërojnë kudo si një busull frymëzuese. Nëpërmjet tyre lexoj të fshehtat e botës që më rrethon.

PERTY

Sot në ditëlindjen tënde urimet më të sinqerta burojnë nga zemra ime: të jetosh një jetë sa më të lumtur, të mbushur me kënaqësi dhe gëzime. Gjithçka të bukur në jetën tënde dëshiroj të ndjesh përherë, shumë fat dhe gjithë të mirat uroj të të sjelltë gjithmonë kjo jetë.

MBI ÇDO GJË

Dashuria triumfon mbi çdo gjë Eshtë si një flakë rrezëllitëse,

Që në tërë qënien tonë depërton.

Ajo të mbulon me petkun e saj të mëndafshtë Si një yll i pashuar në jetën tonë gjallëron.

ZHGËNJIMI

Jeta ndonjëherë lëshon dallgë dhe stuhi ndërmjet tyre është zhgënjimi që të vret me zymtësinë e tij.

Lajmi i mjegullt që mora në telefon

një situatë të errët dhe të mbrapshtë më

shkaktoi

lot që derdhen me furi nga sytë e mi. Zbehtësinë e gjendjes shpirtërore pasqyrojnë. Në këtë zbrazësi të rutinës së përditshme Lotët duan errësirën ta flakin tej Ndonëse udhëkryqet e jetës asnjëherë nuk mbarojnë,

Një copëz lumturie sërish do ta gjej.

E DUAM JETËN

Motivi ynë i përbashkët, i cili na jep forcë dhe na gjallëron,

Eshtë që ta duam jetën,

Gjithësinë që ajo përmban Në çdo çast ta adhurojmë.

Të duam pa kushte, çdo qenie të Gjallë që ka ardhur në këtë jetë, Shkëlqimin e natyrës,tërësinë e saj Të pakufishme që ndodhet përreth nesh.

Nëse vështrojmë dikë që është i pezmatuar Nga dhimbja dhe vetmia ta stolisim atë me gjerdanin

Më të artë dhe të shtrenjtë që është dashuria.

SIKUR

Sikur tani drita të buronte si një ujëvarë Nga sytë e mi, anembanë tërë botën Si zog shtegtar do ta përshkoja.

Dhe si një ylber shumëngjyrësh, vezullues, Pranverë në shpirtin tënd do të dhuioja.

KËRKOJ

Kërkoj të gjej ishullin magjik të së mirës, Dhe shiu brenda tij të mos bjerë asnjëherë, kërkoj të flak tej vetminë nëpër lugina të errëta,

dhe të lundroj qetësisht në detin e ëndrrave plot diell.

BUZËQESHJA

Buzëqeshja është si drita që vezullon Tek unë, tek ti, është ëmbëlsia e jetës ,

Prej saj derdhet mirësi në çdo stinë Buzëqeshja shkrin akujt,errësirës i thotë ndal

Paqe sjell çdo ditë,mijëra qeliza shëron, ajo është si deti që kaltëron në sytë e mi, është flladi i pranverës që më jep krahë dhe më bën që të shtegtoj Buzëqeshja është si dielli i ndritshëm Që ngroh çdo njeri, është si oksigjeni Pa të cilin jeta jonë sdo të kishte kuptim.

DITA E VERËS

Ndërsa dimri u largua drejt strehëzës së tij, Sot agoi Dita e Verës e mbushur plot me hijeshi,

Vogëlushët rendin me qeska nëpër duar,

Të gëzuar me nxitim drejt meje vrapojnë, Gëzuar ditën e verës është urimi që del Zemra ime shumë dashuri atyre i uron. Zogjtë në folezën e tyre të lumturuar janë duke lodruar,

Nëpër lëndina të gjelbëruara,

Njomësia dhe lulëzimi i luleve Çdo gjë ka gjallëruar.

Me një kurorë të artë dhe shumëngjyrëshe, Simbolizon për të gjithë sot kjo ditë,

Që do të blerojë e gjallë dhe e freskët, Përherë në shpirin tim.

NGJYRAT E BOTËS SIME

Ishte një ditë e ftohtë dimri,

Ku furtuna dhe bardhësia e dëborës Kishin mbuluar gjithçka.

Si për të zbutur këtë furtunë zoti do t’i dhuronte

Prindërve të saj një krijesë të brishtë dhe të pafajshme.

Sapo kishte hyrë në rrjedhën e jetës,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.