14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Me poeten:Fatime Kalimashi

Ka shumë kohë që po të pres

Mirë se erdhe e mirëdita
Ka shumë kohë që ty të prita
Mirë se t’gjeta e mirëmbrëma
E mirë ndeja a po ju kënda
Mirë u pafshim jeni të lirë
Me ju skam punë natën e mirë
Nuk më duheni për interes
Unë kam ndjenja nuk m’duhen vesh

F K

“”””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

ME PIKAT E SHIUT E BËJ MELODINË
Sa herë bie terri pas perëndimit të diellit
Unë bëj dritë mes yjeve të qiellit
E sa herë mëngjeset zbardhin pas territ
Prapë do të jem mes ngjyrave të ylberit
Sa herë bie shi unë do të jem fllad zemre
Dhe kur vapa djeg e përvëlon shpirtin tim
Krahëhapur e pres pranverën me lule
Unë vij me diellin e ëndrrave në perqafim
Sa herë yjet shkëlqejnë prej dritës
Hëna buzëqesh në sytë e mi
Unë i flas për dashurinë
Ajo më flet për lumturinë

Flladi vjen bashkë me diellin

Herë më djeg herë më freskon

E sa herë shiu m’i lag buzët si qershi

Këndoj e me pikat e shiut bëj melodi

“””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Sa herë thyeja akullin shkrihesha bashkë me të.
E sa herë u bëra tokë ujin kam larë me lot.
Sa shumë rrugë hapja edhe kur ishin mbyllur.
Më shumë fluturoja më shpirtin tim të ndritur.
E dini pse?
Sepse jeta ju takon engjëjve!

F K.

“”””””””””””””

SIKUR TË GJEJA GUXIM

Sa do të doja të gjej guxim

T’i them të dua si shpirtin tim

Me dashuri ta shuaj etjen

Në sytë e saj ta shikoj veten

Sa do të doja të ndihem mirë

E nga buzëqeshja shpirtin ta shëroj

Veç një herë ta kem pranë

Për një çast dhe veten ta harroj

Sa do të doja të gjej guxim

Nga puthja e saj të mos kem shpëtim

T’i hap krahët fort e të fluturoj

Përqafuar me të diku larg të shkoj

Ah! Sikur të gjeja guxim

E t’ia them dy fjalë të ëmbla goje

T’i them ti dashuri ilaç për shpirtin tim

Për ty ëndrrat kurrë s‘kanë të mbaruar

Se shpirti im

Veç në përqafimin tënd

Mund të gjej shërim

…………………………………………………

Sonte

———

Dua ta mbyll vargun me të vetmen fjalë

Për njëri-tjetrin sa shumë kemi mall

Kemi shumë mall se shihemi rrallë

Sonte

Do e mbyll vargun me dy fjali

Një për sytë e tu një për sytë e mi

Njëra është mallëngjim e tjetra dashuri

Sonte

Po e mbyll vargun me pak fjalë

Ne po plakemi dalëngadalë

Jetuam jetën si në përrallë

Sonte

Unë po e mbyll vargun në poezi

Ti mbylli buzët mbi sytë e mi

Mallin ta shuajmë me dashuri

……………………………………………….

FLAS ME VEPRA

Jam mësuar të hesht

Jam mësuar dhe të flas

Jam mësuar të buzëqesh

Në vend që të bërtas

Kam mësuar nga heshtja

Kam mësuar dhe nga fjala

Kam mësuar nga jeta

Dhe sa vlerë ka rrugëdalja

Kam falur por kurrë s’kam harruar

Për asgjë kurrë s’jam penduar

Nga njerëzit e ligë shumë kam mësuar

Por nga rruga Zotit kurrë s’jam larguar

Kam kujtuar se heshtja është krejt flori

Me kohë mësova kush dhe çka ka rëndësi

Prandaj mos hesht por fol ku duhet folur

Me vepra të mira dëshmoje kush je ti…

FK

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.