SOT JAM E VOGËL.
Sot jam e vogël
Zbres zallit
Hyj në lumë,bëhem ujë
Ashtu e lagur
vrapoj kodrës ku gjyshi
rri nën hije
I thërras nga larg:
Të solla ujin e ftohtë të lajthisë..
Pastaj iki kodrës me kumbulla në gji
Thërras e zëri më kthehet jehonë
Thërras përsëri e zëri më kthehet në Shkumbin.
Kodrës së mbuluar nga bora
rrëshqanthi i zbres dhe qesh si e marrë
Nuk ndjej ftohtë
Pastaj në përrallën e gjyshes me zë gjumi….
“”””””””””””””””””””
Do të doja shumë të ndaloja kohën
Të ndaloja rrjedhën e lumit
Që mos ti kalbe gjethet e gjelbra
Valët e detit,
Ti ndaloja për pak
E të shihja mbi to’
Mendimet e ngrira
Të merrja një copë deti në duar
Të ngrinte e gjitha kjo tablo
Që kam para syve
Ku të shihja të vizatuar
një pjesë të jetës sime
Ta varja në mur,
Aty ku kam pikturuar e vënë copëza jete
Që mos të trembesha sa shpejt ikin çastet,
Ditët, koha ime
Diellin ta ndaloja mbi sytë e mi
Përgjithmonë ta ndaloja
Por është vetëm një iluzion
Iluzion….
Jo, jo për asgjë mos qani
As për muajt para kohe që erdha në jetë
Pse erdha aq e vockël
As pse vuajta, ato dy muaj si mbaj mend
Nëna mi ka thënë, e i kujtoj me dhimbje fjalët e saj
Më dhemb veç për frikën që kishte për mua
Mos qani , për qarjet që bëja
Kur një ditë dimri u vrava shumë
e muaj më ikën duke qarë,
I harroja duke lexuar Çufon në krevatin e lodhshëm
As për të mirat që bëra,
Ato i bëra kudo me shpirt
Ato harrojini se ndoshta nuk munda më shumë
Mos më qani as për diellin kur ndonjëherë marr inat
A hënën netëve e shoh të shëmtuar
As për sytë e mi kur mbyllen për pak
Nga dëshira për të ikur nga realiteti
Që ndonjëherë më lodh
As për hapat e mi që hedh ngadalë e menduar,
As për sytë e mi
Dashurinë kërkova..
Nuk ma dhatë sa unë desha
Sa unë e thirra me zërin në qiell
Sa unë ndoshta, që nuk dita ta jap
Sa që ju nuk kuptuat zërin tim
Atë zë që ju vjen pa ju mashtruar kurrë
Atë zë që do këngën e vërtetë
Atë shpirt që pak ma njohën
Atë zë që hap qiell të ri
Qani sepse kërkova
Pak më shumë dashuri….