Filloj koha të ndryshoj fytyrë,
ashtu si ja ndërojnë, nënës natyrë!
Filloj koha të fshehë buzëqeshjen,
kur ndërmejt njerëzve vështroj përleshjen…!
Filluan vështrimet të zbehta të jenë,
mbyllur dritareve qepenë…!
Si zemrave që u verbohen sytë,
kur shohin tek tjetri të hyjë dritë…!
Eh, kush ta kish menduar,
një botë e tërë e izoluar!
Një botë ku heshtja zaptoj dhenë
dhe dashuritë u prenë si pemë…!
Për një shikim, e për një fjalë,
si dashuria dhe dallgët e detit valë!
Paçka se ndeshemi me to
kjo është jeta, jeto – lufto…!
Irena Hoxha
DIELL
Gruaja që hidhet në dorë
është si dashi me këmborë…!
Gruaja që në hije të lë
është Diell që gjum se zë…!
Irena Hoxha
S’mjafton që koka ju pre
ju fut dhe helli me nge!
Këtë na bën dhe covidi
pak nga pak po na del shpirti….!
VULA..!
Njerzit jeta i ndahu
mos të na lodhet më krahu!
Si ombrela me një dorezë
s’mund me u nda në dy pjesë…!
Dikë e lag shiu si pulë!
E tjetri mendon me vendos një ..Vulë!