18.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Me poetin Fran Tanushi

IDHUJT

kur premtojnë
i ngrehim në qiell
përkrah zotëve në fron
pas dëshpërimit…
i shqelmojmë poshtë bedenave
të kalasë së dhimbjeve
dhe lindin të tjerë
idhuj dhe idolë
nën rrotat e historisë
fatin njerëzor duke rrokullisur
përsëri pritje
në lindjen mesias së ri
duke ngjyer bukën
më helm mjerimi
mbi portën e varrit të thellë
ngrehim frone të reja
për idhuj dhe veten
poshtë mbretërve pa fron

(ishulli im)

“”””””””””””””

PIKA E ZEZË
Pëllëmbë për pëllëmbë kërkova
fushës së mëllenjave
në kërkim të muranës së trimit
Në Gazimestan
pashë gazin e botës
Mirosh djalëmirin
e kujtonin të huajt
Në një pikë të zezë
të huajin nderonim ne
Kryezot
Na e kanë nxirë gjakun
farën na e kanë fëlliqur
thika e trimit na ka humbur
E zeza të bardhën shëmtoi
(shkarpa)Mund të jetë një imazh i një ose më shumë njerëz dhe teksti
PIKA E ZEZË
Pëllëmbë për pëllëmbë kërkova
fushës së mëllenjave
në kërkim të muranës së trimit
Në Gazimestan
pashë gazin e botës
Mirosh djalëmirin
e kujtonin të huajt
Në një pikë të zezë
të huajin nderonim ne
Kryezot
Na e kanë nxirë gjakun
farën na e kanë fëlliqur
thika e trimit na ka humbur
E zeza të bardhën shëmtoi

(shkarpa)

“”””””””””””””””””””””

DITA KUR LINDI HYMNI KOMBETAR
12.06.1913
Malazezët të cilët pas vrasjës me tradhti të Kryekomandantit të mbrojtjës së Shkodres Hasan Rizasë nga njerzit e Esad Pashës në fund të janarit të vitit 1913,duke lënë të vdekur dhe të plagosur të shumtë ,si në Shtoj,në Bardhanjorë ,në Tarabosh dhe Bërdicë,si dhe në kodrat për rreth ,arritën të hynë në Shkodër me 24 prill ,për të u detyruar të dalin për me pak se tri javë nga qyteti,ku me pas nën komanden e admiralit britanik Sir Cecil Borney, u vëndosën forcat e pesë fuqive të mëdha, i cili nuk e lejonte vendosjen e flamurit Shqiptar.
Një muaj mbrapa vendosjes se forcave ndërkombetare,pra më 12 qërshor 1913, Patër Gjergj Fishta bashk me fretër të tjerë në natën e shën Ndout ,ngrehi kundër vullnetit të admiralit britanik Borney(në këtë kohë sundimtar i qytetit), flamurin më shqiponjë në kumbonarën e Kishës së Shkodrës ,në Gjuhadolin e fretërve . Flamuri i punuar me shumë dashuri nga duart e praruara të motrave stigmatine ishte gjashtë metra i gjatë.Atë në majë të kumbonarës e vendosi seminaristi Ndok Gjeloshi ,i cili më vonë për të do të dëgjoj bota se ishte po ai që e detyroj satrapin të e hudhë kur(r)orën rrugicave të Vjenës për të ,,matur’’ kanalet e saj që të shpetoj kryet (pa kuror), por i cili (mjerisht ) eleminohet 30 vite me vonë nga dora e monstrave si Lym Pez(hvj)a.
Shi atë natë (siq thotë kronisti…),ndërsa kumbonët binin si asnjëherë tjetër si shënjë gëzimi dhe hareje,ndërsa flamuri gjigant më Shkabën krenare,hidhej e përdridhej madhnueshëm i rrahur prej erës flladitëse të Cukalit dhe Maranajve,vjen urdhëri zyrtar për ta hjekë flamurin dhe thye shtizën,në të kundërtën do rrëzohej me topa.
Patër Gjergji reagoj duke ju thënë të dërguarve të admiralit se, flamurit shqiptar i ka hije të rrahej më topa.
Fishta nuk futi gjumë në sy atë natë,derisa fretërit tjerë e ruanin kumbonarën me flamur,për të e mbrojtur nga ndonjë akcion i papritur, ai shtrini një letër të gjatë dhe të fortë, duke ja dorzuar në mëngjes zyrës kompetente të admiralit.
Letra bëri efekt. Sundimtari i qytetit nuk u përgjegj…,por as që dërgoj ushtri për ta hequr.
Poeti frymëzuar nga valvitja e flamurit…, por edhe më shumë nga gufimi i zemrës kishte shkruar hymnin klasik,e i cili i komponuar nga Lec Kurti,ishte kënduar deri vonë si hymn (i vetem) kombetar!
At Gjergj Fishta :
HYMNI I FLAMURIT KOMBTÁR
Porsi fleta e Ęjllit t’ Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnís
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Për mbas Flamurit t’vet Shqyptari,
Kúr rrokë armët per t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vęhet m’t’leta.
Bini, Toskë! etj.
Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija:
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë! etj.
Shka? a thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’huej’t na kem’ m’ia lânun?
Bini, Toskë! etj.
Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkrî me grá, me fmi!
Kem’ me mbetë kortar nder ara,
Se me shkelë lâmë t’ huej’n n’ Shqypní.
Bini, Toskë! etj.
M’kambë , Sokola të Shqypnís!
Flamri i ynë, qe, n’ajr po shtiellet
Si pol veshet t’Perendís,
Kah na bân hije prej qiellet.
Bini, Toskë! etj.
Mâ mirë dekë me u shue nen hije
T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Për nen sukuj t’huejë t’Balkanit.
Bini, Toskë! etj.
Armët e besën na i njeh bota;
Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften né na e msoj Kastrjota:
Kę, theu, frigë, do t’ kén Shqyptarët?
Bini, Toskë! etj.
Urra! djelm, eh ’u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qe, u nis përpara:
Ndihmo, Zot, për Atme e Fé!

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.