14.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Prill 2025

Me Prof. Shinasi Rama-Muja Lexues, Shkrimtar dhe Perkthyes.

DU MU (803-852)

NJI NATË NË PIJETORE
Në pijetore jam sonte, krejt i vetëm, po tuj pi venë,
E në vetminë e në idhnimin, jam i përmbytun vetë.
Nën kandilin që s’nxeh t’shkuemen e sjell n’mend,
Por zani i nji patës s’egër, nuk po më len me fjetë.

Nadje sa u zgjova, prej andrre të mjegullt shumë,

Lexova, nji vjet ma vonë, lajme nga sh’pia mbrritë.

M’u kujtue hana që atje varej si tym përmbi lumë,

E barka e peshkatarit lidhun, poshtë derës ngjitë.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

DU MU (803-852)
MBI NDAMJEN
PWRKTHIMI LITERAL
Ka shumë ndjesi këtu – prapë ngjan sikur gja s’ka,
Mendimet i fsheha në gotë, i mbushun me trishtim,
Edhe kandili ka zemër – edhe ai urren për m’u nda,
Por, në vendin tonë, ka me i derdhë ai, lotët n’agim.
PËRKTHIMI KULTUROR

Po si mundet m’u shprehë si duhet nji dashni e thellë

Si mundem t’kem gëzim, n’gostën, ku duhet m’u nda?

Edhe kandilit ndamja e jonë i dhemb, kaq fort sa s’ka,

Po si na të dy, tanë natën e gjatë, ka me mbetë tuj qa.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

CHANG CHIEN (708-765)
NË NJI VEND PUSHIMI BUDIST, MBAS TEMPULLIT TË MALIT PO
Afër faltores së lashtë, n’nadjen e kthjellueme,
Ku drita e parë e ditës n‘majat e pemëve ulet,
Gjarpnoi shtegu nëpër nji zgavër të mblueme
Deri n’t’murgjëve strehim, me degë e me lulet.

Der’sa mali mblohet me dritë zogjtë galdojnë,

Mendja e njeriut në nji pellg uji paqe përjeton.

E mijra zhurma të kësaj bote këtu s’mbrrijnë,

Shue nën ritmin e tingujve t’faltores kumbonë.

“”””””””””””””””””””””””””””””

CHANG CHIEN (JIAN) (708-765)
NË KASOLLEN E WANG CHANGLIN
PËRKTHIMI LITERAL
Këtu, n’anë të liqenit të kulluet e të thellë,
I vetem, po n’harmoni me natyren rrnon ti,
Edhe me hanën që ndër pisha butësi sjellë,
Me kenë mik i joti, me zemrën tanë mirësi.

Nën hijen e luleve rrin n’shtëpinë me kashtë,

N’natyrë ke gjetë vedin, cka njeriun njeri ban,

T’falënderoj fort për kohën që ishim bashkë,

E jam ndje mirë shpirtnisht, me ty n’Hsi Shan.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.