30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Me vargun brilant te poetes:Raimonda MOISIU

Shpërthimi im-poezi nga-Raimonda MOISIU.

Imazhi mund të përmbajë: Raimonda Moisiu

Qënia ime, jo më

– në varkën e vetmisë.

Ankthi im në sytë e jetës –

i shtangur dhe i mashtruar nga

vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i

frikës poshtë këmbëve të mija.

-.-

Atje,- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.

I ndjej si vijnë

lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qënia ime kërkon një strehë, ku

me gishtërinjtë e butë, të

zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje

ku nuk ka diell e hënë por vetëm lumturi.

-.-

Qënia ime kërkon t’u japë frymë,

aromës së luleve të casteve të dashurisë,

pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.

Shpërthimi im dëshiron të vallëzojë, në

blerimin e pyllit,në valët e detit,

të flasë me guackat,të flasë me tokën,

të përkulë kërcellin e qiparisit,

pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.

-.-

Qënja ime dëshiron të mëkatojë,

nën dritën e hënës. Të

mëkatojë duke bërë dashuri me

lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me

vellon e shiut të lotëve.

Raimonda MOISIU

“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Më fal të paktën një vështrim…-
Sikur të mundje,të më thoje,
Edhe njëherë si atëher’,
‘Sesa e bukur ti më je…”
Por, ah,nuk mund…Të mbahet goja,
Dhe fajin vetem ti e ke…..
,-,
Më fal të paktën një vështrim,
Më shih në sy e fol me sy…
Mos jem e vetme në guxim,
Po të guxojmë që të dy…
,-,
Nuk paske faj? …Po kush e ka?
Që po më cmend, po më lajthit?
Vetë pritja ime, ja,u tha
Me sot e nesër, prit e prit…
,-,
Po unë e di, kur bie e fle,
Nuk je i vetëm kurrsesi.
Aty, pranë teje sec më ke,
Sic je prane meje edhe ti…..

Raimonda MOISIU

“”””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Mësuam si të dashurohemi…..

-.-

Me qarjen e parë ,

erdhi shpirti i madh i nisjes ,dhe

rashë në grackën e padijes.

Në dritaren e jetës u shfaq

miqësia jonë gazmore,

e ndritshme ,

mes erës dhe reve ,

mes meje e zogut,

mes zërave feminore,

që, kërkonin qumësht ,

nga gjiri i nënës,apo

që bëlbëzonin fjalën :

Ujë!

,-,

Eh, kjo mosha e fëmijërisë!

Filluam të shqiptonim,

Nënë,Baba!

Bëlbëzuam gërmat e alfabetit,

A,B,C….. !

Pastaj…pastaaaaajjjjjj,

e pamë veten të rendnim,

për të luajtur kukafshehti…

Kur erdhi ajo….ajo….,

mosha e adoleshencës,

tok me të përdore, nisëm

të vraponim, duke ndjerë

aromën e mimozave;

preknim shpërthimin e

lulekumbullave të bardha,

si fustane nusërie.

-,,

Mimozat e shkreta…tani rrinin të fshehura!

Prisnin në heshtje ëndërrat,

të binin nga delikatesa,

e dëshirave dhe feminitetit.

Lëkundjet e degëve të manjolës,

me flladin e tyre,

na krihnin flokët.

,-,

Në hapësirat e ndjenjave ,

në tik-takun e rrahjeve të zemrës,

nga gufimi i gjoksit të zbuluar,

të zbuluar, pafundësisht të zbuluar,

në heshtjen e fjalëve të dashurisë,

shtrirë mbi qilim manushaqe, në

kopshtin poshtë dritares, nisëm të

pëshpërisnim fjalët e

shpresës,

nën tinguj serenatash….

,-,

Me lëngun e ëmbël të puthjeve ,

zbuluam

se;

dicka mund të bënim,

dicka të vecantë, që

i magjeps të gjithë, që

e kishin bërë të gjithë,

dhe

që ishte krejt e ndryshme nga

të gjithë,

sic janë fytyrat e njerëzve .

,-,

Zbuluam se si,

mund të bëhesh princ,

apo princeshë, duke patur

në vënd të pallatit të artë,

një livadh dhe

në vënd të qilimave të Persisë

një shtroje me lulevjollca.

,-,

Mësuam se ne

mund të

dashuronim,

dhe

të dashurohemi

marrëzisht….

Raimonda Moisiu

Florida USA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.