NËNA NË VETMI
Sa peshë dhimbje në zemër ndryn,
Kur vetmia e rrethon në çdo anë,
Asnjë e mirë që ka në sy si hyn,
Para fëmijēve që ikën dhe e lanë.
Larg tyre dita i ngjan njëlloj si natë,
Dhe nata vërtetë , si burg i ngjanë
Edhe po qeshi, qeshja ēshtë e thatë
Në thellësi të shpirtit vajton e qanë.
Me sytë e mendjes e ndjek gjithkund,
Krijesën e vet që humbi nepër botë,
Përleshet me vetminë, por se mundë,
Lodhet në shpirt e mbytet në lot.
Dhe zemra e nënës ndahet në copa,
Dikur shëpia gumëzhinte si bleta,
Me nipa e mbesa që i mbante hopa,
Ndihej e lumtur, i zgjatej jeta.
Tani në shtëpi asgjë s’pipëtinë,
Zbrazdësia cep më cep e rrethon,
E ku ta gjejë nëna lumturinë,
Kur vetë gëzimi i jetës i mungon.
Sa nostalgji përjeton , e mjera,
Mallkon mërgimin që i solli vetminë,
Me orë të tëra pret tek dera,
Dhe i lutet Zotit, kur do më vinë.
Dhe i vinë çdo vit, se harrojnë,
Sa gëzohet kur i sheh nëna e shkretë,
Ndihet si në parajsë, e lumturojnë,
Tronditet kur largohen e vetëm mbetë.
Ti shoh përsëri shpresa e mban gjallë,
Se pleqëria gjithnjë e më shumë i rëndon,
Vitet fluturojnë njëri mbas tjetrit me rrallë,
Dh një ditë në vetmi zemra i pushon.
Isuf Sokoli
Bolzano. data 2 tetor 2021
“”””””””””””””””””””””””””””””
ULE ËNDRRËN NË DRITARE
Me shkëlqimin si një diell,
Natën e sfidove fare,
Ç’ke me yjet lart në qiell,
Ule ëndrrën në dritare.
Bëje ëndrrën të bukur,
Zgjate ëndrrën në pafundësi,
Ktheje ëndrrën në flutur,
Bëj pushim në krahët e mi.
E bardhë dhe e njomë,
E brishtë dhe hyjnore,
Me shije dhe aromë,
Me zërin ëmbëltore.
Me naze si askush,
Magjike, mbi magjitë,
Me buzët flakë e prush,
Me gojën që t’gëlltitë.
Me sytë si llampadarë,
Me gjoksin si vullkan,
Me dhëmbët margaritar,
Me puthjet uragan.
Me flokët larë n’argjend,
E veshur me ylberin,
I strukur në gjirin tënd,
Më shkrive mua të mjerin.
Isuf Sokoli
Bolzano, 25 shtator 2021.
“””””””””””””””””””””””””””
DËSHPËRIMI
Ta vret humorin,ndaj ndëshkoje
Rrokullise nga maja e malit,
Pranoje betejen dhe sfidoje,
Me forcën tënde të moralit.
Si baloz i zi të del përpara ,
stresi që të sillet vërdallë,
Je i humbur, po të zuri e qara,
Vishu me kurajo, bëhu i gjallë.
Nxirre shpaten, parzmoren,
Balozi s’matet me të gjallin,
Kur zemra ngulmon për fitoren,
I vogli e mposhtë të madhin.
Dhe do krenohesh me veten,
Kur brëngën e flakë me furi,
Rikthehet dashuria për jetën,
Dhe dielli të ngrohë përsëri
Bolzano, 17 Shtator 2021.
“””””””””””””””””””””””””””
BENIAMINI
O Zot sa u përpoqe,
Si kungullin e poqe,
Të ndoqa dhe më ndoqe,
Të vura dhe më hoqe,
Një vepër e pashoqe.
Si desha të ujdisja,
Mbi trupin të rrëshqisja,
Me ty planet kurdisja,
Si djalin të thërrisja,
Prej teje këtë se prisja.
Tek ti isha mbështetur,
Si beniamin i gjetur,
Ta ngjallë lakminë e etur,
Ta ruaj emrin e tretur,
Më dole krejt i fjetur.
Të ushqeva ditë e natë,
Me mendjen time t’gjatë,
Ne ishim si bir e atë,
Më solle veç lëngatë,
Më le me gojen thatë.
Më le pa mend, pa fjalë,
Si biri i përdalë,
Nuk hype dot mbi kalë,
Me shalë e as pa shalë ,
Më dole veç bukshkalë.
Harrove o zëgrisur,
Të bëra të kapërdisur,
N’duel për t’qeverisur,
Ti dole i llahtarisur,
S’të dija kaq të krisur.
Shpresat tash mu fikën,
Se e liga ndjek të ligën,
Prej meje more ikën,
Mbi mua zbraze pikën,
Më shite për Amerikën.
Bolzano data 11 Shtator 2021.