30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Mëhill Marku

=A KA MË MIRË SE NIPI TE DAJAT ?!=
==============================
Jo nuk ka! Dajat janë njerzit më të dashur per nipat, janë si nëna që na ka lindur! Dhe unë si gjithë nipat e tjerë e kam pas dhe e kam debulesë shkuarjen te dajat, si ahere kur isha fëmijë e deri tani në ket moshë! Se si ndjehesh shumë i perkdhelur , se si të gezon shpirti , se si mbushesh plot në prehrin e dajave e të dajeshave si zogu në fole, dhe ke qejf të rrish gjatë e më gjatë në atë preher hyjnor të mbushesh me dashuri, bujari, histori e fisnikri si aty e kurkund, dhe kur të marresh të largohesh instiktivisht të kthehet koka mbrapa se do të marresh me vehte e ti kesh sa më pranë dajet aq të dashur e fisnik. Dajat të mbështjellin me veladanin e dashurisë per njerzit tuaj , per gjyshin Llesh Tuci si gur oxhaku aq trim, kreshnik, i mençur e i urtë që me kaish në gojë që s’dinte as kur ndizej e as kur fikej e tek mendohej e mendohej sikur kishte gjithë boten mbi kokë, priste e percillte me atë mikpritjen e tij sikur i shkonte miku më i madh i botes, dhe i gëzonte shpirti tek na ledhatonte e i buzëqeshte mustaku, i gezonte shtëpia e sikur i lodronin prej gezimit të nipave dhe trenet e shtëpisë! Apo Gjyshe Mara ajo bijë fisnike e kreshnike si ajo, dhe fisi nga ishte bijë, nga Shëngjini i Fanit nga familja e madhe si emer e veper , nga familja fisnike Boçi e njohur jo vetem në Fan e Mirditë por më gjerë dhe jashtë vendit! Na mbështillte gjyshe Mara me atë dashurinë që veç ajo dinte ta jepte, na puthte pa fund , na shterngonte fort në kraharorin e saj e ne sikur ja njomnim e ja lulzonim atë gjoks kreshnike që kishte sfiduar moshen dhe shtati i saj si halë hepohej sa andej këndej të shuante mallin me nipat e mbesat e saj sa s’ngopej me ne dhe ashtu si e harruar në permallje thonte: o bijt e nanes , u hutova, e namte vehten, se ju keni ba rrugë të gjatë e tu jap nana per të hanger. Na merrte per dore, me ato duar si lastar të dashurisë prej gjyshje dhe na sajdiste e na ngopte barkun e shpirtin me hirësi hyjnore , me ato duar si rrema të një hale historike që duke na dasht aq shumë percillte te ne atë dashuri që ska fund kurrë, ma sa ka fund Mali i Munelles që gjyshja ime i ngjante aq shumë per lartësitë e hiret e mirësitë e saj sa shoqe vetem vehten kishte e që me gjithë shpirt ia kish percjell e mishruar në duk, e shpirt bijes së sajë e nënës tonë të dashur, që kur bashkoheshin dukeshin si dy motra binjake në shtat, duk , dashuri e mend ! E sa shumë kam per të thënë per Gjyshi Llesh Tucin e Gjyshe Mara Llesh Tucin sa sado që të shkruaj per ata gjithë jeten u mbetem borgj! Se kush kanë qenë ata dy njerez të veçantë më mirë se kushdo i ka njohur e nuk i harron Domgjoni, Fani , Mirdita e gjithë kush ka pas fatin ti njoh e tu provojë burrërinë, urtësinë, bujarinë , besen e trimërinë, mikpritjen aty në atë kullen e tyre rrezë Munelles që të duket sikur ajo shtëpi i qendron si gurë themeli atij mali të lartë.
Nuk mund të rri pa permend dhe gjithë dajet e mi të kësaj familje se si kur kanë qenë të ri dhe sot e kësaj dite kanë trashguar ato virtyte aq burrërore , bujarie e fisnikrie që i kanë trashguar më s’miri nga prindërit e tyre dhe po i çojnë dhe më lart nga brezi në brez! Si mund të harroj vëllain e madh të nënës , daj Nduen , që veç të tjerave më shumë dëgjonte se fliste por kur fliste dhe e shoqëronte me fjalë të urta e të mençura nga mençuria shekullore e trashguar e ai i dinte aq mirë, dhe para se ta niste fjalën , tek kerciste pak dhëmbet sikur i mendonte e i bluante me mend si mulliri misrin dhe thonte: ” siç ka thanë Tresla” dhe se kush ka qenë Tresla dhe sot nuk e di ,por e nenkuptonim si një njeri i ditur , dhe per çudi fjala i ngjiste si bleta në mjaltë! Pushofsh i qetë Daj Ndoj!
Si mund të harrojmë e të mos e nderojmë vëllain e dytë të nanes Daj Pashkun , një burrë i zgjuar, që duke qenë pergjegjes i pyjeve të Fanit ka shkel der më derë te fshataret e krahines duke bërë punen e shtetit e duke ndihmuar me çka ka mundur çdo fshatar ku sot e kësaj dite ka lënë e gezon një emer fisnik si gur kilometrik të burrërisë, bamirësisë, ndihmes e perkrahjes pa interes veç duke bërë mirë pa dallim! Dhe sot në moshen 87 vjeç , që ka sfiduar moshen dhe si një pishë 100 vjeçare çdo verë shkon e freskon shpirtin, flladitet e kujton, takon e çmallet me çdo njeri, shoq të gjithë krahines Fanit dhe i gezohet emrit që ka lënë e respektin që ja kthejnë njerzit me të cilet e lidhi puna dhe jeta. Ka shumë per të thënë per ty daj Pashku se mirësitë tuaja janë pafund veçanërisht per familjen tonë s’mund të rri pa permend një gjest i juaj që më është memorizuar që ahere kur isha fëmijë kur sa herë vije kur studjoje në Shkoder per pyjet edhe pse ishim shumë fëmijë na gëzoje e na ëmbëlsoje dashurinë tuaj por para se të ikje na leje në dorë secilit nga 5 lek të asaj kohe e ne na dukej se na lije nga një çek me lek; dhe per ne çek ishte e çek ka mbet sa të jemi gjallë : çek i dashurisë e i bujarisë tuaj që edhe pse modeste vlarat e saj rriten me moshen e veç rriten!
Si mund të rri pa permend vëllain e vogel të nënës : Daj Markun, që edhe pse më i vogli ishte per ne më i miri se ishte i ri, por dhe i vogel nga shtati sa na dukej si moshatar me ne , na donte pa masë dhe luante e gëzonte me ne !
Ai ishte çobani i shtëpisë, ai i zgjidhte kecat që thereshin per ne: ” heu bre më të mirin kam zgjedh se na kanë ardh nepat e mbesat e mirse u ka pru zoti se na gezuat e na e batë shtëpinë si zgjua bletesh” “heu bre nipa sa mirë që erdhet te dajet” e na merrte ngrykë siç thuhet andej per krahaqafë. Gezonim ne e gexonte dhe ai ! I gezonte shpirti. Dhe sot e kësaj dite gezohet shumë kur e takojmë , i shkojmë apo na vjen!
Edhe pse më duket se nuk po e bëj si burr që ti mbyll kësaj rradhe portretet e dajve këtu pa thënë ndoj fjalë dhe kam shumë per të thenë por në një shkrim tjeter per gratë e kësaj shtëpie e të kësaj familje me emer që të ardhura nga familje fisnike e kanë lulëzuar shtëpinë me djem e vajza si yje, por këto gra e kanë rrit e nderuar emrin e vlerat e virtytet më të mira të kësaj familjej !
S’ harrohet Lokja që na donte si fëmijet e saj, s’ harrohet Prena e daj Ndojt, që veç po dinte të thonte, e si mund të harrohet Dava e Daj Pashkut e cila sikur të kishte dhe Munellen në shpinë ajo veç qeshte e buzgazi i saj jehonte larg në shpatin perballë .
Apo Bardhja e Daj Markut një grua e urtë puntore që na afronte si një moter e madhe se Dava dhe Bardhja janë bija Oroshi e i donim e na duan jo vetem si nipa e mbesa por dhe si vllëzer e motra , e kështu në zemrat tona janë shumë të nderuara.
Të më falin dhe brezat e ri djem e vajza të dajave që ashtu si deget e hales marrin langun e jetes nga trungu, dhe ata kanë trashguar virtutet më të mira të trungut familjar nga rrjedhin , njeri më i mirë se tjetri shkelqejnë me familjet e tyre dhe ia shtojnë lavdinë kësaj familjeje!
Tek kujtoja fëmijrinë dhe më vonë kur u burrërova që mezi prisja të shkoja te dajat këto ditë vendosa bashkë me vëllaun Franin e nipin Dorin të shkoj e të takoj Daj Pashkun që veron në Domgjon çdo verë. Më kish marr malli! Sikur do të takoja nënën time të ndarë nga jeta. !
Por kësaj radhe çdo gjë ka ndryshuar në krahasim me ato vite !! Vetem një fakt: të shkoje te dajat në ato vitet e mija të fëmijërisë dhe më vonë duhej nis nga Krajni i Lezhes, vendlindja ime , pa dalë drita dhe rrugë më rrugë, mal më mal , prrua e lum, koder e lugina , pyll pa fund , pisha, hala, lisa shkoza, ahe sa të merrte frika të kaloje permes tyre dhe instiktivisht mbanim gur në duar ne fëmijet dhe herë pas herë kthenim koken prapa se po na han arusha , nëna e gjorë me djep në shpinë, një njeren dorë trasta me rroba e në doren tjeter më shterngonte mua per dore dhe dora e nënës me japte fuqi, sikur më burrronte e më trimëronte e më dukej dhe ashtu ishte dora më e fortë në botë, dhe ashtu lodhur e raskapitur mezi arrinim në aksham në derë të dajve. Por aq shumë gezoheshim si ne, si nëna bijë te prindet e saj, e dajet per ne sa na dukej se lodhja që na kish mbështjellë si një re e murrme në majë të Munelles që i paraprinte shiut e shterngates , mes nesh çdo gjë merrte dritë, kthjellohej e në sytë e zemrat tona endej ylberi i gezimit e dashurisë së dajve!
Tani çdo gjë ndryshe: rruga e Kombit si një balenë stermadhe pershkon gjithë distancen deri në Fan per afro një orë, nga gjithë dita dikur dhe tek sodit bukuritë magjepse te kësaj krahine në të dy anet e rruges sikur të mbaron shpejt udhtimi sa thua sa shpejt u gjëndem te kulla e dajve rrezë Munelles legjendare me lartësi 1996 metra në majen e Kryqit sa e shikon mirë e mirë madhështinë e saj dhe të duket se do na zerë poshtë! Sa sheh atë kullë sikur sheh e gjen aty pranë oxhagut me kaush (çibuk që tymos fa fund avuj nikotine e flad burrërie, ) gjyshin e gjyshen që na duket se janë ngjall me prit nipat siç na prisnin dikur si dy figura hyjnore që kishin zbrit nga qielli veç per ne! Por mallin e tyre na e shuan Daj Pashku e Dava e Daj Pashkut që si princ e princeshe na priten në oborr, na perqafuan pa perfill covidin, u gezuan e u gezuam pa masë! U pyetem si daj e nip, na serviren kafe e raki qershije dhe zemer daje per nipat. Pamë e kujtuam shtëpinë, në të dy podat, oborrin, pusin 22 metra të thellë e pimë nga një gotë ujë të ftohtë pusi brisk i ftohte , pamë kopsht e arë, arra e rrush , mollë e ftoj dhe pa harruar çarranikun aty në cep të oborrit kur dikur gjyshe mira ndente tamlin e bagtive dhe herë pas here na merrte perdore , eja me nanen thonte, hapte çarranikun, na mbushte ndoj tas me majsë (ajkë ) dhe na thonte hani ju pastë nana me bukë e pa bukë e lëmoni fetin (fytin) dhe ne me të vertetë lëmonim fetin me majsë e lemonim shpirtin plot e per plot me dashurinë e gjyshes tonë aq të mirë, aq të dashur e aq fisnike, gjyshe Mares!. Një nderim e respekt të papershkruar na dhuroj në ket vizitë djali i daj Pashkut me familjen e tij që jetojnë e punojnë në Lezhë Nikolin Lleshi që dikur ka qenë kuader me emer të mirë në Domgjon e Fan e tani një bisnesmen i suksesshem në Lezhë e më gjërë bashkë me shoqen e tij të jetes fisniken mesuese Prenden që atë ditë nuk dha mësim por aq shumë u lodh per mikpritjen tonë dhe aq e urtë e buzagaz sikur po merrte mesim nga vjehrria dhe ne që ishim më të vjeter se ajo, mirënjohje dhe per djalin e Nikolinit , ambasdorin e Paqes në Europë Emirionin dhe vajzen e Nikolinit studente Romina, si dy yje që aq shumë u lodhen per ne e na respektuan sa na bënë të ndjehemi jo vetem të nderuar por borgjëli ndaj tyre. Daj Zefi , vëllai i madh i Nikolinit që na shoqëroj gjatë qendrimit qendronte ashtu si degjues i bisedave aq dhe si korektues i saktë i datave dhe emrave kur gabonim ne dhe nuk na lëjonte ti kalonim ashtu si pa kuptuar e pandjerë , dhe na terhiqte vëmendjen se si i mbante mënd aq mirë.
Pasi u çmallem pak menduam të shkojmë te Gurra e Domgjonit, një gurrë historike , si pus a ujsjelles i ndertuar në vitin 600 të eres tonë , pra rreth 1400 vjet perpara dhe qendron e buron sot e kësaj dite si ahere ujë të ftohtë e të bollshem per të pirë e per të vaditë.Ajo gurrë është një mrekulli që na vjen në ditet e sotme bashkë me rëndësinë e sajë , stilin e ndertimit të një pusi vertikal në shkëmbë në rrezë të atij mali gjigand, me lashtësinë e saj, me unikalitetin e ndertimit të saj në Shqipëri e Ballkan , me tunel vertikal me 23 shkallë në formë spirale, anash me mur guri e siper me qemer, e gjerë 1meter dhe e lartë 80cm deri 1.3 meter sa njeriu të leviz lirshem me kokë pak të perkulur.
Thellësia e pusit është 8metra . Ka një shkarkues të maskuar afro 100 metra më poshtë gurres apo pusit.
Shkurt është një mrekulli dhe si e tillë është shpall monument kulture e mbrohet nga shteti !
Siper Gurres në të majtë të sajë është një pyll gjithë lisa, pisha , shkozë, hala ku kan jetuar të paret e Poetit Kombtar Gjergj Fishta! Unë mund të them se ai pyll ishte personifikimi e ndoshta muza e poetit kur shkroj Mrizin e Zanave . Dhe sot si Mriz Zanash duhet të jetë me gra si zana e burra kreshnik e fisnik të fisit Paci nga rrjedh At Fishta!
Pamë qytezen e lashtë që me kohen e gurres në qender të Domgjonit, pamë shtëpitë e Prof. Zef Nekes , me emer në Europë , pamë shtëpinë e Poetit e studiusit dhe kojshiut të dajve të mi Llesh Ndoj që ka shkruar veç të tjerave dhe Librin : Monografia e Domgjonit me fakte e dokumente.
S’mund të mos shkonim në fshatin Shëngjin ( Zhin) që i thonë vendasit ku janë dhe dajat e dajve të mi e ku unë jam sternip i tyre. Veç të tjerave këtu na mrekulloj një rezervat i madh i peshkut Troftë ku morem dhe ca peshk !
Një drekë në oden e madhe në një tavolinë të stermbushur me llojë lloj ushqimesh : që nga rakia, vera, birra , mezeri pafund bio, ku spikaste flija dhe kundermonte shija e mishit të kecit të pjeku rritur veç me kran të pyjeve të Munelles na bëri të ndjehemi si gjithëmonë në kët familje të nderuar si: nipat te daja!
Dhe ska më mirë se nipi te daja!
Mirënjohje dajat e mi per gjithçka që na keni dhuruar e na keni bërë ti trashgojmë dhe ne në shembullin tuaj!
Lum kush ka dajë e lum kush ka nipa e mbesa!
Po e them pa frikë se e teproj se dajat e mi janë më të miret në botë!
Faleminderit që na mbushet me plot dashuri e ne na u duk se takuam nënën tonë që nga largësia por jo nga shpirti ka qenë e pergjëruar nga malli per prindet e saj që aq shumë i ka dashur dhe e kanë dashur!
Eh sikur të jetoje dhe ca kohë deri sot nëna ime me këto rrugë e mundësi do të shkonim e ta pinim kafen e mëngjesit te dajat në Domgjon, dreken te njerzit e babës në Orosh e darkën do mblidheshim në Krajnin tonë!
Mëhill Marku
Domgjon: 30.8.2020 23.00
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.