Dasma
Në kopshtin e sekreteve
Simfonia e jetës
Vallëzon me melodinë e dashurisë.
I dërgon puthjet e fundit
Fshehurazi nga krushqit.
Avulli del nga goja
Shqipton fjalët me vështirësi:
-Më thrasin, ika!
Sytë mu gurgulluan nga frika
Mankthi i habitur më shikon
Tërë qenien time e turbullon!
Trupi ende i ngrohtë
Shpirtin e përcjell
Shqetësimi mua më mbështjell
Trashëgimi e kam mallëngjimin
Derisa edhe për vete
Ta pranoj lajmërimin.
Mejrem Kajolli Tusha
“””””””””””””””””””””
Anzotika
Shkumë e detit
Hyjneshë e dashurisë
Buzëqeshja yte
Simbol i bukurisë.
Të quajnë Venera
Po dhe Afrodita
Por ti je e njëjta
E jona Anzotika.
Shëtitesh me karrocë
Zbukuruar me trëndafila
Ikonë e ndritshme Ilire
Kurorë diellore
Kupë qiellore.
Mejrem Kajolli Tusha
“”””””””””””””””””””””””
Shkëndija mes yjeve
Po të duash të jetosh
Edhe pas vdekjes
Zgjedhe gruan trime
Të pafrigshme.
Ajo, do të rijë gjithmonë pas
Do të gjurmon,
Do të gërmon
Eshtrat do ti kërkon.
Me gojë plot fjalë
Të vërteta, të ashpra si plumb
Asnjëherë pa u ndalë
Drejtësisë para i ka dalë.
Fisnike, prej fisit të bardhë
Me skifter në kokë
Shqipen në krahë
Kajolli e lindur
E fortë, e rrallë.
Mejrem Kajolli Tusha