Lamtumirën ju lë njerëzve
dhe mua po ma ke lënë
na rrite bashkë me fëmijët
ne do të kujtojmë gjithnjë.
Burrë fisnik dhe fjalë pak
ishte ti njeri i mirë
pleqëria bën të vetën
të merr dhe s’të fal as ditën.
Baba i lumtur i gëzuar
ike ti le këtë botë
ke lënë kujtime të mira
si për miqë dhe për shokë.
Kujtimi jot do jetë i gjallë
nuk harrohet njeriu i mirë
ke lënë pas respektin tëndë
i paharruar në vite.
“””””””””””””””””””””
“DASHURIA NUK KA NGJYRË”
Preka fytyrën tënde
me ngjyrë
bzët e tua të trasha
plotë tul
ti putha me epshin
e dashurisë
lëkura jote si mëndafsh
i butë.
Ti më largove me duart
e tua
më the ik djal ti
s’je si unë
loti rrodhi mbi faqen
ngjurë gruri
ti djalë je i bardhë
me ngjyrë jam unë.
Ti kapa duart e tua
të ngrohta
të shtrëngova fortë
në gjoksin tim
zemrat tona dëgjonin
rrahjet
gjaku brënda tyre
ka të njëjtin ngjyrë.
Ti je dashuria ime
e fortë
ndjenja dhe dashuria
nuk kanë ngjyrë
ngjyrat e lëkurës
na i krijoj Zoti
ai krijoji dhe dashurinë.
Zinxhiri i dashurisë
është fëmija që lindëm
tek ai askush nuk shikon ngjyrë
gjaku i tij bashkojë
rracat tona
jemi njëlloj të bardhe
dhe me ngjyrë.
Nga (Meri Mezini)