(E ripublikoj me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga jeta të babait tonë të nderuar me : 27.Korrik 1994!
Pushofsh në paqe i dashur baba!
Stë harrojmë sa të kemi frymë!)
= SEKRETI I BABAIT TIM ! .======
====================

Tek po shikoja kët foto të prinderve të mi , bërë shumë kohë më parë, se ata kanë vite që nuk jetojnë më, babai 25 vite e nena afro 20 vite, e mora foton dhe ashtu i putha në foto, i putha si djali prindet e tij, me mallë të pashuar por dhe me një nderim të veçantë!
Dhe mbeta me foto në dorë, e rashë në mendime të thella per ata dy njerez që jo vetem per familjen tonë kanë qenë të veçantë , por të tillë i ka njohur e i kujton dhe sot gjithë krahina, per një çift të rrallë, per nga shkueshmeria, besnikria e dashuria mes tyre por dhe per bujarinë ,fisnikrinë e mikpritjen e burrërinë e tyre! Ata kanë qenë dy njerez të thjeshtë: pa shkollë por ABC e fisnikërisë së tyre nuk kishte Abetare që ta nxente, puntorë , që falë dashurisë së tyre linden e rriten 11 fëmijë, 8 djem e tre vajza. Babai nga jetim pa asnjë njeri , me nënën time u bë familje e madhe , na rriten me stermundime por nuk ua shkuam mundimin kot, nen hijen e tyre u bëmë dhe ne njerez të mbarë aq sa gëzoheshin pamasë të dy per ne . Babai im ka qenë një talent i lindur çer mjeshtrinë e gurit e të drurit. Pa mbushur 10 vjeç me ralentin e tij bënte çfarë ti shihte syri . Janë me qindra shtëpi e orendi shtëpijake neper krahinë që i ka ngritur, daltuar e gdhendur si një “arkitekt” autodidakt, me mëndjen e duart e tij sa kur i kemi parë ne jemi mahnitur per mjeshtrinë e lartë të tij, dhe jemi krenarë per gjithëçka që ka bërë , dhe ka lënë një emer aq të mirë e të nderuar sa ne fëmijet e tij dhe të tyre ti ruajmë e ti lartësojmë , jo mjeshtrinë se nuk e arrijmë kurrë, por emrin e tyre të mirë e të nderuar! Nëna një grua zonjë, “Nënë Heroinë” (siç e tregon Ylli) , një bijë fisnike, një burrëreshë, bujare, një nënë si ajo!!!
Një familjare e rrallë; të lindesh e të rritesh 11 fëmijë vetem një Nënë shqiptare si ajo mund ti bëjë.
Per të gjithë, prinderit janë më të miret në botë,e të shkruash per ata është gjithëmonë pak, por qellimi i këtij shkrimi është diku tjeter , që desha tua tregoj se mendoj se ja vlen tua tregoj shoqeve e shokëve të mi.
Aq mirë kanë shkuar prindet e mi me njeri tjetrin sa per të gjithë permendeshin si model i mirësisë e besnikërisë, mikpritjes, e perkushtimit sublim per rritjen ,ushqyerjen e mirëedukimin e fëmijëve të tyre si askush tjeter. Me besim të padiskutuar per njeritjetrin sa të gjithë thonin sikur i ka bërë një nënë.
Por babai e kishte pas njohur më mirë nga të gjithë ne kodin e sekretit. Populli thotë se sekreti është sekret kur e di vetem ti, kur e di një njeri, e po e diten dy, e merr vesh gjithë fshati….
Si mjeshter që ka qenë ai veç të tjerave kishte bërë , gdhendur e zbukuruar aq mirë një arkë per vehten e tij ku ruante deftesat tona, foto e dokumenta me vlerë, relike të jetes tij, ruante dhe ndonjë lek, dhe pse fare pak et. etj….
Nuk linte njeri, as nënën tonë që ta hapte e ta prekte arken me dorë. ” A keni ju raftet tuaja dhe unë kam arken time, që e mbyllte mirë me çeles të cilin e mbante kurdoherë me vehte, as nënës nuk ja linte per ta ruajtur atë çeles..
Herë pas here mbyllej në atë dhomë , e mbyllte nga mbrenda dhe vononte pa e ditur kurkush se çfarë po bënte, veç kur dilte vetë ose e thirrnim per të shtruar sofren. Zgjati një jetë të tërë ky rregull, kjo mënyrë të sjelluri të tijë, dhe kur dilte ashtu buzagaz na thonte: ” më falni se u vonova por po pushoja.
Dhe ne qemë mësuar me ket sjellje të tijë dhe nuk na shkonte mendja per asgjë e aq më teper per keq.
Ishim rritur e bërë burra e gra. Unë isha oficer e komunist në Brigaden e Nendetseve ,vëllai tjeter oficer në kufi, një moter ishte sekretare partije , një vëlla polic, një tjeter ushtarak dhe më i vogli vëlla dhe ai oficer e pedagog në Shkollen e Bashkuar të Oficerave në Tiranë.
Na vinin , hynin e dilnin në shtëpinë tonë personalitete të kohes. Biografinë e kishim shumë të mirë nga prindrit por dhe ne me punen e perkushtimin tonë po e permirsonim dhe më shumë biografinë dhe emrin e familjes tonë.
Babai ka qenë i apasionuar per armet. Sa herë shkonim në shtëpi duhej pregatit me i gjet 10 fishekë pistolete që ai të gjuanta në shënjë në një ditë murrani në një përrua që të mos dëgjohej zhurma ,dhe gezohej si një fëmi! Ne ja krijonim kët mundësi që të gezohej. Nganjëherë harxhonim dhe rezerven luftarake të pistoletes e shkonim në repart me 2 fishekë në kreher, veç per tja shuajt atë pasion që kishte.
Një ditë më thotë :” e kam një fjalë me ty. Ti e ke shok Komandantin e Shkolles Lirë të Fshatit Blinisht dhe ta ndigjon fjalen. A po i thua të ma japë një pushkë “petickë” siç i thonin . Ta kemi një pushkë në shtëpi se po na ndodh ndoj gjë e gjithë këta burra që jemi e pa pushkë në shtëpi po turpërohemi” Po kemi pushkë ne more babë- i them. Po ju herë jeni këtu e shkoni në punet tuaja , e do shtëpia një pushkë” dhe sikur burrërohej më shumë…
Mirë i thashë do shkoj ta bisedoj e të trgoj.
Shkova e takova Komandant Avzi Hoxhen, një kuader i nderuar , dhe ja thash merakun e babait. Nga njohja që kishte per familjen tonë, dhe duke shfrytzuar atë që babai im bënte akoma zbor më tha: ” Patjeter ! Të vijë neser në mëngjes e ta marri.” E falenderova pa masë
U gezua pa masë dhe babai, sikur u rinue e u burrërua më shumë. I qeshte buza, i ndriste balli, i dridheshin nga gezimi dhe mustaqet që i mbante aq me kujdes.
Hynte prap te dhoma e tij, kerciste ca gjëra ,vononte e dikur delte por më i qeshur e i gezuar se.kurr.
Në moshen 80 vjeç u sëmurë dhe pas dy vjetesh vdiq. Plot 82 vjeç.
Të treten ditë pas vdekjes ,që nder ne është zakon ta mbyllim mortin, ishim mbledhur në oborr ,nën hijen e manit të gjithë fëmijet e tij bashkë me nënën tonë të dashur që e kishte pezmatuar shumë vdekja e të shoqit por si burrëneshë nuk e jepte vehten e na jepte dhe ne kurajo . Dy vëllezrit më të vogel e marrin dhe arken e babait dhe e vunë në mesin tonë.
Çfarë nuk kishte mbrenda. Secili morem ndonjë gjë që ta kishim per kujtim.
Pasi u boshatis arka në fund të sajë mbeten ca mbeturina pa vlerë. U them dy vëllezerve ta kthejnë arken permbys që ta pastrojmë.
Ashtu bënë. Por kur u permbys arka kerciti një gjë . U çuditem të gjithë , nuk dukej asgjë.
E kthyen dhe një herë dhe prap u dëgjua krisma . Nëna në atë besimin e sajë bëri kryq nga habia dhe tha : ” Çfarë ashtë kjo gjë o bijtë e mi?” Të gjithë shikonim njeri tjetrin….
Pasi shikuam me kujdes e zbuluem..
Arkes ,babai i kishte bërë me mjeshtrinë e tijë
një të ndarë siç i themi ne . Dhe e kishte bërë dykatshe , të mbyllur me një kapak që veç ai që e kishte bërë mund të dyshonte pa e rrokullis arken, siç bëmë ne
Kur e hapem atë kapak , ç’të shikonim:
Një pistoletë “A ZOG” e lyer e paster si të kishte dalë atë moment nga fabrika dhe një qese me 30 fishekë të verdhë që shkelqenin, në ngjyrë floriri.
Mbetem pa mend! Ra një heshtje që u desh pak kohë ta merrnim vehten.. Të çuditur ne si ish ushtarak që perditë flisnim per vigjilencen e sekretin, e skishim pikasur kurrë asgjë, por më e çuditur mbeti nëna jonë që e shihte atë pistoletë dhe u mrekullue ajo dhe ne !
E pyesim nënën:” Na thuaj nënë a e ke ditë që baba ka pistoletë !
Ashtu siç qe nëna në gjunjë e befasuar tha :
” Më besoni fëmijet e mi, per shpirtin tim e per kokën tuaj unë nëna juaj 57 vjet i jetova me babain tuaj dhe kët gjë nuk e kam ditë, sot po e shoh dhe po e marr vesh se burri im e babai juaj paska pas pistoletë e fishekë që në vitin 1938, dhe as më ka thënë asgjë dhe mua gruas së tij”. Dhe sekreti u zbulue me 1994.
Dhe ne u ndjemë më krenarë per burrërinë e babait tonë. Ishte mësimi më i madh që na dha dhe pas vdekjes ! Ky ishte leksioni më i vertetë që kam perjetuar në jeten time per sekretin.
Ja ,ky është sekreti i babait tonë!
A e kemi mbajt dhe e mbajmë dhe ne kështu sekretin,e kurë ,në ato kohra!!!!????
Dhe sa herë e shoh në foto te ai sekret më shko mendja. Ndaj sot desha ta ndaj me ju!
Mëhill Marku
Shëngjin: 25. 07. 2019
( E publikova ket shkrim, per herë të parë, me rastin e 25 vjetorit të ndarjes tij nga jeta, në kujtim e në nderim të tijë!
Pushofsh në paqe babai jonë!
Per ne fëmijet tuaj je nderi e krenaria jonë!
Ti mes nesh jeton e do të jetosh sa të jemi gjallë!
Mos harro, aty afer teje është dhe bashkëshortja juaj e dashur e fisnike ,nëna jonë e dashur !
Mos i mbaj më sekrete !!!!
Pushofshi në paqe bashkë me Zotin!)