Sot perpara lexueseve te shumet te gazetes “Nji Dritare e Re”do prezantoje nji personalitet mjafte te veçant,Gazetare,poete e ku do ndodhur z.MIGENA ARLLATI.BIOGRAFIN E SAJE E KA SHKRUAR MUNDI DHE PERPJEKJET PER DIJE,LE TA LEXOJM ME VEMENDJE TE GJITHE S’ BASHKU.URIME Z.MIGENA….Gjin Musa,gazetar dhe botues.
MIGENA ARLLATI
Migena Arllati, poete, gjuhëtare, publiciste.
Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 – vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.
Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 24 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).
Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë – letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Ёshtë Phd cand. – doktorrante e shkencës së gjuhësisë, specialiteti leksikologji, në Universitetin e Evropës Juglindore.
Karriera në gazetari:
Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.
Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.
Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;
Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.
Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ka punuar për katër vjet si Ligjëruese e jashtme në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.
Deri tani, është redaktore dhe recensente e mbi 70 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.
Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.
Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.
Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.
Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.
Botimet:
Autorja deri tani ka botuar nëntë libra:
- Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)
- Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)
- Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)
- Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)
- Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)
- Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 – 2017”, në bashkëautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)
- Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018)
- Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars – vëllimi II” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2019)
- Poezi shqip – italisht: “Puhizë fëshfërimash” – “Brezza di mormorii” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2019)
Çmime në letërsi:
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;
Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;
Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;
Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;
Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parë me poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit të lirisë së Kosovës;
Në janar 2020 në Prizren fitoi Ҫmimin e Publikut me poezinë “Lutje për dashurinë”.
Tituj të lartë:
*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan
Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.
*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;
*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;
*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;
*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;
*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;
*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në “Universum Academy Zvicerland”;
*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;
*Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College;
… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;
Aktiviteti në shoqërinë civile:
Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakovë;
Nënkryetare e Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;
Zv.kryeredaktore e Gazetës së Alpeve;
Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;
Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;
Anëtare e Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;
Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;
Anëtare e Institutit Alb – Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;
Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi;
Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.
Poezi nga MIGENA ARLLATI.
I
KЁSHILLЁ TIM BIRI!
Shkoi dimri
Iku edhe njё stinё…
Tim biri nuk i bien mё kёpucёt e vjetshme
I duhen njё palё tё reja
Kёmba e tij e vockёl ёshtё rritur
Kёmba e tij e vockёl
qё shkel mbi tokёn e madhe,
tokёn qё mban miliarda njerёz,
njerёz dhe fatet e tyre
nё kёtё rruzull plot e plot fate
“”””””””””””””””””””””
Kёmba e tim biri
do t’hyjё nesёr
nё njё kёpucё mё tё madhe.
Do shkelё mbi tokёn,
do ecё mbi botёn…
Ki kujdes biri im,
sado tё kesh kёpucё tё madhe
mos shkel mbi fate njerёzish,
ki mendjen tё ecёsh butё
tё hapёrosh ndjeshёm
me hapin tёnd mbi botёn
njerёz tё mos shkelёsh!
Nё botёn e madhe
lehtё – lehtё tё ecёsh,
me kёmbёn tёnde
askёnd tё mos shkelёsh!
II
MALL
Mesnatës së dimrit
dashuria struket shpesh
nën hi zjarresh
Mëngjeseve të ftohtë
zemra heshtur rreh
mjegullës së acartë
Ditës me borë
damarët ngjyrosin shpirtin
me të kuqtën fërfëllimë
Malli im dhe malli yt
rëndojnë më fort
se shtatë bjeshkë bashkë!
III
LUTJE PËR DASHURINË
Zot i madh e i vërtetë
Ty që me sy të kërkoj
sa herë yjet në qiell kundroj,
plotësoma një dëshirë
vetëm një dëshirë edhe pikë,
e mandej, pa u ndjerë,
nga kjo botë të ik, të ik
Zot i madh i lartësive
që bëre qiellin, tokën, detin,
Ty që me vete kudo të kam
dhe prapë askund nuk të gjej,
përmbushma të vetmen ëndërr
që nesër ta prek dhe kthej në çëndërr,
vetëm një herë edhe pikë
e mandej, pa bërë zë
nga kjo botë të ik, të ik
Zot i madh i times botë,
Zot i madh i fatit tim,
këtu në pëllëmbë të dorës ta kem
të voglën, të madhen dashuri,
atë që më dha të parën frymë
e më ndez pa ndalë në gji
nga i pari der’ në t’përhershmin çast
e sërish mbetet dashuri,
po ajo qelizë që më krijoi mua
kur këtë jetë ma fale Ti
Vetëm një dëshirë edhe pikë
dhe më pas, të ik, të ik,
me të voglën dashuri
me të madhin zjarr në gji
le të mbesë veç shkrumb e hi!
IV
ANTI
E pinte duhanin gjyshi im
tymoste mbi mustaqet trashë-trashë,
ulur këmbëkryq në vatrën e flaktë
me cigarishten shtatë pashë.
E pinte duhanin im atë
fjollat e hirta në shtëllunga i rriteshin,
nga cigarja deri tek metalurgjiku
mushkëritë me vello ngjyrë zi do t’i visheshin.
E pi duhanin edhe im shoq
me dy gishtat në buzë shtrëngon cigare e heshtje,
re qortimesh sa herë i dërgoj
fshihet në të nikotintën mjegull.
Po rritet si lis im bir,
me duart e mia shumë bekime ia dhashë,
por, në fytyrë do t’ia ndez flakë
nëse erën e duhanin në rroba ia pashë!
V
BASHKЁSHORTЁ
Jemi pёrplasur
shpesh ka ndodhur kjo,
si dy ajsbergё qё rrёnjojnё
nё oqeanin e mёrisё.
Pёrplasen, shtyhen
furtunё nё tё katёr anёt.
Bunacё e lehtё vjen e pason
lehtё nё rёrё tallazet pajton
Jemi shkёndijur
si dy gurё stralli,
nga pёrpjekja
tym inatesh ka mbirё nё ballё,
jemi pёrmbytur
nё breg sёrish na ka nxjerrё tjetra valё
Nё folenё tonё mbi shkёmb
me copёza balte lidhёm fije bari
siҫ dallёndyshja tё vegjёlit ushqen
krijesat tona t’i ngrohё njё diell
Nё luftёn e nxehtё
nё luftёn e ftohtё
nga moti nё mot
sёrish bashkёshortё!
VI
“DHUNЁ” GRUAJE
(alegori)
Unё e dhunoj.
Mёngjes, drekё, darkё
ҫdo ditё e kohё pa kohё.
Ai ёshtё i pёrdhunuari im.
Me dy duart e mia
shtrёngoj e shkumoj,
lodhem sot
vazhdoj nesёr sёrish,
dhunё e vazhdueshme
pason tjetrёn ditё
Pёrkulem mbi tё
si njё dallgё e ngrirё,
rёndojnё duart e mia
flakёrojnё nё tё katёr anёt,
filloj mёrmёris
tregoj pa fund histori,
shfryhem para shurdhёrisё
pёr fajin e mbetur jetim,
me britmё tё heshtur
rrёfehem pёr sekretet fshehur,
i kthehem sёrish me mё shumё inat
pyes: pse vallё kёtё fat?!
Djersij, ofshaj
lotoj, buzёn kafshoj
tё gjitha shkuma e tij i mban,
sa herё i jam pranё
sёrish e dhunoj
me gojё nuk bёzan
shyqyr qё s’ka gojё
I gjori lavaman,
veҫ ai dhunёn time mban!
VII
GJETHE VJESHTE
Sa shumё gjethe ranё
mbi dy shpirtra tё zhveshur
atje lart mbi kodёr
Qielli vjeshtor zgjati rrezet nё ajёr,
krahёt e erёs shkundёn fletё nga degёt
dhe pemёt u mpleksёn nё tokё
nё mijёra, miliona gjethe
Ato u bёnё humus
pёr dashurinё qё mbollёn ata tё dy!
Vo/vazhdon cili poetik ne numerat ne vazhdim.