I thanë;
merr një greke-grua
Tha poeti, jo, s’e dua
Zgjati dorën nga kufiri
U tregoi,- ja qafiri
Na shkrumbon me urë të zjarrit
Na përndjek, gjer buzë varrit
Mirë atëherë, ndalo te shkjau
Mes një lumi hidhet vau
Ngriti zërin prapë poeti
T’a dëgjonte gjithë dovleti
-Krushqit janë me plagë të rënda
Hasmit nuk i shkohet brenda
Skllaven nuk e fut te shtrati
Një fisnik nga Progonati
Unë do marr një Zanë mali
Se ka gjak e gjuhë shqiptari
Se është fis nga derë e fisit
Se është degë nga rrënjë e lisit…
Mirëpo fjalët e poetit
Shkuan gjer në vesh të mbretit
Ndryshe nuk do çirrej hidhur:
-Në Golgotë t’a shpini lidhur…
Pas të parit vjen i riu
Një xhelat që s’di nga mbiu
Dhe poetin prapa shpine
E godet me gjuhë martine
-Shfryn’ e derdhet si rrebeshi
Një harbut nga Kurveleshi
Ai gdhend e shkruan shkronja
Me vështrimin nga shqiponja
Dhe betohet te flamuri
Nuk u shemb, s’iu thye gjuri
Syrin nuk ja puthi loti
Doemos e ruan Zoti!