46 Vjet e 2 Muaj me status ushtaraku. Krenari.
Letër per plotesimin e periudhes me status si ushtarak.
109 Vjetori i Krijimit të Forcave te Armatosura të Republikes së Shqipërisë.
Gjithkush si mendon për vete, të mos mendojë se Jeta e Ushtarakut është e lehtë!
Nga 01 shtator 1974 me fillimin e Shkolles se Larte te MPBr deri 08 Nendor 2020 qe mbusha 65 Vjec.

Me 26 korrik 1976 u titullova oficer dhe u emerova ne Degen e Punveve te Brendeshme Rreshen pa mbushur 21 vjec.
Angthi na eshte bere pjese e jetes.
Nje Jete plot sakrifica, edhe raste tundimesh kemi përjetuar, por dhe Krenari e veçantë.
I qëndruam besnik betimit ushtarak.
Nuk numërohen sa jetë njerëzish kemi shpëtuar, sa jemi rrezikuar me jetë vet e familja.
Fëmijët e mi të shtrenjtë!
Miqtë e mi të çmuar!
Gjithkush në zemrën e secilit ka vendin e vet të padiskutueshëm.
Prindi vërtetë të jep jetë, bashkëshortja, bashkëshorti, vëllai, motra, nipi, mbesa, gjithë gjaku jot, ta zbukurojnë atë, por:
Fëmijët,
Ju jeni vet Jeta!
Ju jeni drita e syve të Jetës!
Ju jeni qënie të mrekullueshme!
Ju jeni Engjëjt më të çmuar!
Ju jeni idhuj, e vetëm!
Ju jeni të vetmit oksigjen e të bëni të marrësh frymë!
Ju jeni energjija e rrahjes së zemrave tona!
Ju jeni butësia dhe ngrohtësia e shpirtit tonë!
Ju jeni filizat më të pazevëndësueshme!
Ju na e bëni fytyrën më të bukur!
Ju jeni një mrekulli e dhuratë madhështore!
Ju të përkushtoni për tu vlerësuar e mbrojtur me të gjitha mënyrat e mundëshme!
Ju simbolizoni besimin, shpresën, harmoninë, krijesën, dashurinë!
E së bashku me mamin jemi vetëm për JU!
Vërtet kohët ndryshojnë, periudhat dallojnë nga njera tjetra, e vjen një ditë kur shikon hapat Tuaj se ku shkelni, kujtojmë edhe ne se ku e si kemi shkelur për të ecur në jetë.
Kur ishim fëmijë e sa arritëm vetëdijen, brenda nesh lindën ëndrra, dëshira por edhe brenga nga mos plotësimi sa e si duhet i tyre.
E krahas tyre ndjeje një boshllëk në shpirt, një mall e sytë të pangopur, por jo nga pagjumësia. Shumë herë kam veshur gjatë shkollës së mesme fëshfëshen e nënës, këpucët dhe pantallonat e babait që më rrinin shumë të gjëra.
Prindërit si shpresa e vetme e realizimit të tyre nuk u delte koha për tu çmallur me ne, e jo të njihnin dëshirat tona. Dhe ne e ndjenim shumë mirë se në shpirtin e tyre ndihej një boshllëk, sytë e tyre rrinin si të përlotur kur shikonin njeri tjetrin për aq pak kohë që u binte të qëndronin bashkë, për shkak se babai punonte larg shtëpisë.
Dhe kur na i drejtonin sytë, fytyra e tyre buzëqeshte, dukej shumë e bukur, vërtet ëngjëllore. Një përmallje reciproke dhe e të dyve ndaj nesh.
Shumë mësuam nga prindërit.
Shikonim Nënën që çohej herët e bënte punët e shtëpisë, e kur rrinin së bashku, megjithse isha i vogël, e pyesja babanë dhe ju herët çoheni ashtu si Nëna? Po;-thoshte babai, bile ka netë rri pa gjumë.
A nuk ka kohë ditën ti bëni punët;- e pyesja? Kjo është puna ime,-thoshte ai, toka plugohet më mirë natën.
E të dy shpreheshin se zgjimi herët ta bën trupin më të lehtë dhe punët gjatë ditës ecin mbarë.
Të dy edhe pa shumë fjalë shprehnin inteligjencë, e motivimi ishte edhe me sakfifica të ndërtonin një familje me norma dhe gjykoj se ja kanë arritur.
Ne, të katër si fëmijët e tyre, tre djem e një vajzë u rritëm duke u bërë zot të vetvetes qysh të vegjël, e nga askush nuk dëgjova në jetë një fjalë të papërshtëshme për prindërit, ishin model në marëdhënie me të gjitha kategoritë jetësore.
Dhe për Ne, prindërve tanë askush nuk u trokiti në derë.
Ndërtimi i marëdhënieve të forta lidhëse midis prindit dhe fëmijës nuk bëhet vetëm duke qëndruar bashkë 24 orë, të hahen të tre vaktet së bashku, por në proces e sipër duke u rritur e punuar.
E në këto sakrifica për të mbijetuar e ndërtuar jetën, kam mësuar nga prindërit shumë, dhe pa u bërë i rëndë dhe i bezdishëm gjykoj se janë të vlefshëm edhe për brezat.
Prindërit ishin me shumë Pasion.
Nuk ka jetë pa pasion.
Askush nuk mund të influencojë në këtë mes, nuk mund të meret i gatshëm, mundet edhe të transmetohet, por më shumë pasioni gjendet brenda vetes, e kam shikuar dhe Ju e shikoni e aty do ta gjeni!
Prindërit gjithmonë jetonin me Gëzimin.
Gëzimi e bën jetën të shijosh atë që bën.
Kujtoj gëzimin në fytyrën e babait tim të lodhur e rrallë mblidhej me ne, dhe në buzëqeshjen e nënës kur na ulte të katër në mbrëmje, rreth sofrës të kompletuar me modesti. Dhe kur vinin miq, nuk mbaj mend të na kenë ulur veçantë. Ky është gëzimi që lind nga ndjesia e të qenit bashkë, e dikujt që e jeton jetën në mënyrën më të plotë.
Prindërit gjithmonë kanë treguar Guxim.
Është themeltare të jesh i guximshëm, jeta ngrihet duke besuar në veten tuaj. Të kesh probleme ose të gabosh është krejt e natyrshme, e rëndësishme është të mos ndihesh i sfiduar, por i kënaqur sepse ke dhënë diçka, është bërë më e mira e mundshme, e kjo gjithmonë në mënyrën tuaj, ose sipas mundësive tuaja.
Duke parë me guxim drejt të ardhmes përparon.
Prindërit përjetonin vetëm Suksesin.
Ata gjithmonë ndiqnin gëzimin dhe pasionin, dhe vetëm atëherë flisnin edhe për suksesin. Dhe kjo fjalë mbetet e vetmja vlerë e një familje, e një shoqërie.
Ke arritur sukses kur në jetë realizon atë që është pjesë e kontributit tënd e që është mënyra më e mirë. Pra ajo që vlen për një fëmijë parashkollor, nxënës, student, profesionist e specialist të kategorive të ndryshme.
Prindërit e kanë jetuar jetën vetëm me Sakrifica.
Babai me përfundimin në vitin 1953 te shërbimit ushtarak 3 vjet në Repartin e Tankeve Tiranë Nr.9450, nuk pranoi të punësohej e banonte në Tiranë, por erdhi pranë familjes në fshatin Bishqethëm, duke u interesuar për nënën e vet e dy vëllezërit më të vegjël, se babai i kishte ndrruar jetë. Kurse Nena nuk shkoi te babai qe kishin nivel ekonomik me te larte.
Në jetë njohën dhe përjetuan vetëm sakrificën.
Jetuan duke ndërtuar jetën larg njeri tjetrit. Përballuan proçeset e punës shumë të vështira, meskenitetet e ndonjerit mediokër që kishin në krye e ta bënin jetën sterr. Ata nuk e gëzuan rininë me njeri tjetrin ashtu si dhe unë me mamin. Nëna është sëmurur rëndë në moshë të re kur unë isha 10 vjeç dhe për tre katër muaj qëndroi e shtruar spitaleve nga një helmim i rëndë e spedicideve të pambukut kur ajo e spërkaste në mëngjes herët.
Po ashtu edhe babai në moshë të re kur unë po i delja krah në tetor 1976 u sëmur po ashtu rëndë duke i bërë reaksion ilaçet e 4 herë shpëtoi në fijen e perit. Fal qëndrimit në kokë të nënës dhe timen megjithëse isha 21 vjeç e sa kisha filluar punën në Rrëshen, e ku më shumë ikja natën pa leje se sa me leje e merja kontakt si i rritur me shefa pavionesh të spitalit Tiranë.
Sakrifica është esenca e jetës, duke ecur në jetë kuptohet domethënia e saj.
Rinia është momenti i ndërtimit të jetës, edhe në maj mali ajo ndërtohet, vetëm burrë e grua të jetojnë bashkë me dashuri. Nuk i kam besuar asgjëje që vjen pa sakrificë. Besimi është thjesht iluzion. Përpjekja dhe puna e vështirë ndërtojnë një urë mes ëndrrës dhe realitetit.
Pothuajse e njëjta gjë përshkruhet edhe për prindërit e mamit. Nga Mallakastra ngritën shtëpi në Pogradec ku lindi dhe mami, u transferuan në Pukë dhe rreth vitete 1965 në qytetin e Rrëshenit. Po ndryshe nga unë babai i Juaj, mami në përfundim të shkollës së mesme përjetoi vdekjen para kohe të babait Xhevit Pashaj e pas 5 vitesh atë të vëllait të përkryer Edmond Pashaj.
Ashtu si edhe Ne prindërit Tuaj, por edhe Ju u zuri i njejti fat, megjithëse në kohë të ndryshme. Jeta e jonë ka qënë vetëm me sfida, me përkushtim, me integritet të arrirë.
Ashtu si prindërit e tanë, edhe ne prindërit Tuaj, po ashtu edhe Ju nuk gjetëm gjë të gatëshme, dhe të tre si breza i kemi vënë shpatullat jetës, në periudha të ndryshme, me sfida të ndryshme e që kanë të përbashkëta Pasionin, Gëzimin, Suksesin, Sakrificën.
Prindërit e mi dhe të mamit nuk ishin të shkolluar në bankat e shkollës, ashtu si mami e unë e ashtu si edhe Ju.
Por kjo jetë bijtë e tanë është plot labirinthe e të papritura e që kriojnë skena përballjesh që duan vetëm inteligjencë, guxim për të ecur përpara.
Ndryshe nga prindërit tanë e se ne, sot ato janë më të sofistikuara, pra edhe shkalla e vështirësisë për Ju është më e lartë.
Për shkak të detyrës, jam përballur me sakrifica të përditëshme, të panumërta.
Dhe policia shtetit nuk ka punuar vetëm një ditë, një muaj, një vit e një periudhë si thuhet, por ajo ka shërbyer që ka dita e krijimit me përkushtim, me devocion për të sjellë siguri jete për të tjerët e rrezikuar të vetën.
Aspak e lehtë nuk është puna në strukturat e sigurisë publike e kombëtare për njeriun që ka integritet moral e profesional.
Krahas sakrificave sublime që ishin pjesë e detyrës, jemi keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, dhe si rezultat i antireformave të kryera është luajtur me kokën tonë e familjes, duke shërbyer në radhët e saj element me njëqind e një mijë huqe e në disa raste edhe tradhëtoheshim e dekonspiroheshim për goditjen e elementëve me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.
Kam përjetuar evenimente sakrifice të panumërta me tensione nervore e rreziqe për jetën.
Aksidenti në Torovicë Lezhë në 09 shkurt 1977 mi preu shpresat, por perëndia ishte me mua, më dha jetë e krah për të jetuar dhe vazhduar me devocion karrierën për çfarë ishte investuar.
Vërtet si babai që nuk kishte përkrahje, sapo përfundoi raporti mjeksor pas një viti më emëruan të operoja në zonën Kurbnesh, kur edhe gjurin e kisha të operuar, por nuk e kam dhënë veten aspak. Kam arritur të bashkëjetoj e punoj, dhe vazhdoj ende me ato dhimbje, falë sakrificës që ju siguroj nuk është një fjalë e shëmtuar.
Gjithë jetën time jam përpjekur të qëndroj po ai djali i ri që isha në fillimet e karrierës e për 8.5 vjet në Kurbnesh, e dashurova vërtet zanatin e shërbimit sublim ndaj qytetarit që ai të jetonte i qetë dhe ndërtonte një jetë të sigurtë.
Edhe kur më vinte radha për të pushuar mëndja më vinte e rrinte se si kishin evoluar konfliktet, si ishin zgjidhur ato e çfarë mund të bëja më mirë. Kjo më ndodh edhe sot që jam në pension. Nuk e di përse?
E nuk numërohen rastet që delja edhe natën në terren edhe i vetëm për të ndjerë nga afër pulsin e zemrës së qytetarëve të kërcënuar në se flinin të qetë.
Sot kam flokë të bardhë e në kokë që mbulojnë ato, kanë zenë vend shumë e shumë evenimente që edhe sot ëndrrat e mia janë po të njëjtat sikur isha në detyrë.
Si punonjës të sigurisë publike e kombëtare, qoftë edhe me jetën e tonë i kemi shërbyer interesit publik e kombëtar dhe se ky shërbim nuk ka masë, sakrificat kanë qënë sublime, amortizimi i tejskajshëm mendor, fizik, shëndetsor tonin që nuk rigjenerohet më, por edhe familja është me pasoja shëndetsore nga jeta me stres.
E filluam karrierën tonë ushtarake qysh në fëmijëri…
U privuam nga ëndrrat tona adoleshente e rinore dhe iu futëm një pune të vështirë, që jo çdokush mund ta merrte përsipër këtë sakrificë dhe sakrifica ishte ti futeshe kësaj pune, duke lënë mënjanë gjithçka, e të mbaje vetëm Një.
Vetëm Betimin ndaj Popullit e Atdheut!
Kur të shkoj në jetën e përtejme mos më respektoni si baba, se ju njëherë nuk u gëzuat me mua, dhe ndonjëherë kur mblidheshim në tavolinë, u lija bukën përgjysëm, por respektoni sakrificat sublime si ish ushtarak!
Ne sot jemi krenarë.
Jemi krenarë, mbasi e mbyllëm me nder karrierën tonë.
Vetëm me to arrij të jem i mbushur me shpresa.
Përqafoni ëndrrat tuaja dhe ndiqni rrugën e tyre.
Heronjtë e përditshëm janë ata që japin maksimumin në jetë.
Pikërisht këtë ua uroj gjithkujt që është futur në jetë si dhe fëmijëve të mi.
Mihal MONKA.
Lushnje më, 04.12.2021.