9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Mihal Monka

Bukuri të rralla. -Kunorë, Valmorë e Didhje Selitë Mirditë.

Mundohem sa të kem jetë ta shijoj!
Shqipëria është një vend plot surpriza duke mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit është një vend ku mund të befasohesh nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.
Peizazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete, kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.
Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e huaj.
Ja se çfarë parë me sytë e mi.
E kë gjenden në Kunorë, Valmorë e Didhje Selitë Mirditë.

“”””””””””””””””””””””””

Kam mall për Ty Mirditë e Selitë!Mund të jetë një imazh i 1 person

Jeta të duket e shkurtër kur e mendon: – por, kur ulesh, kujton dhe mediton, ajo të duket mjaftë e gjatë dhe e këndëshme. Dhe, që të duket sa më e bukur, atë duhet ta respektosh, duke e kujtuar dhe vlerësuar, gjithmonë të mos ngopesh e ndiesh mall për të. Jeta është vetvetja, me të mirat e të këqijat e saj, është familja, është shoqëria e të gjitha së bashku marrin gjallëri vetëm nëpërmjet punës.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Dhe në respekt të jetës, shkurt kujtoj……
Me mbarimin e Shkollës së Lartë të M.P.Br., në muajin korrik 1976, pa mbushur 21 vjeç, titullohem oficer dhe emërohem në D.P.Br. Mirditë.
Por që të jetosh në njësi administrative duhet ta njohësh dhe ta respektosh Atë.
Nuk pretendoj se e njoh, por respektim e kam madhor për Mirditën.
Rrethi i Mirditës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë.
Rrethi bën pjesë në Qarkun të Lezhës.
Ka një popullsi prej 37.000 banorësh (sipas vitit 2004), një sipërfaqe prej 867 km² dhe kryeqendër Rrëshenin.
Mirdita njihet si porta natyrore hyrëse në Shqipërinë e Epërme, ku natyrshëm konvergojnë rrugët e rretheve veriore dhe veri-lindore, në luginën e Matit dhe të Fanit. Ajo paraqet zgjidhjet më të mira për kalimin e rrugëve në veri si dhe në verilindje të Shqipërisë, si dhe më tutje, atij të Ballkanit.
Ka përfunduar rruga autostradale, që lidh Kosovën me daljen në bregdetin Adriatik, segmenti më i rëndësishëm i së cilës kalon nëpër Mirditë me një gjatësi prej 80 km, pikërisht nga ura e Matit deri në kufi me Kukësin, e cila do t’i japë një zhvillim të madh kësaj zone.
E këtij niveli rëndësie, do të ishte një lidhje autostradale, që natyrshëm kalon nëpër Rrëshen, kodrat e Perlatit, futet në luginën e Matit, ngjitet në Bulqizë-Dibër të Madhe-Shkup, një nga zgjidhjet më oportune të mundshme.
Po ashtu, duke parë zhvillimin e akseve, ai më kryesori Durrës-Morinë, ofron ringjalljen e aksit të vjetër Ndërfandë (Gëziq)-Simon-Shkodër.
E të njëjtës rëndësi është edhe rruga turistike Rrëshen-Lurë, për gjallërimin e ekonomisë vendore, si dhe zhvillimit të turizmit malor, kulturor, të sporteve dimërore, të zonës turistike Kurbnesh-Lurë, që nga Tirana do të ishte jo më shumë se 90 km në kushtet e infrastrukturës bashkëkohore.
Zbulimet arkeologjike jo të pakta në Prosek, Përlat, Kaçinar, Bukël, Tarazh, Malaj, Bukmirë, Kodër Rrëshen etj, dëshmojnë për një kulturë të zhvilluar materiale në mesjetën e hershme dhe midise.
Veglat e gjuetisë dhe të punës janë treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj popullsie, duke mos përjashtuar këtu dhe zbukurimet e veshjeve të grave të kësaj treve. Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës.
Dokumentet, së pari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij. Ku e kishte selinë Shteti i Arbërit? Të dhënat e derisotme janë në favor të Ndërfanës, pasi në këtë kohë ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe mbishkrimi i gjetur mund të hedhë dritë mbi princët e Arbërisë dhe epiqendrën e shtetit të tyre.
Në rrethin e Mirditës shërbej për 12 vjet, nga të cilat 8 vjet e gjysëm puntor operativ në zonën e Kurbneshit, nga muaji shkurt 1978.
Zona e Kurbneshit kishte si njesi administrative, -Qytetin Kurbnesh, me të gjitha shërbimet sociale si dhe, -Kooperativa Kurbnesh, e -Kooperativa e Bardhaj, e si zonë quhej Selitë, kishte dhe n/marrje shtetërore, si miniera, fabrika e pasurimit të bakrit, sektorët e mbrojtjes dhe shfrytëzimit pyjor, etj.
Selita shtrihet në skajin lindor të Mirditës.
Ajo kufizohet në veri me Komunën e Oroshit, në lindje me trevat e Dibrës, në jug-perëndim me Matin, kurse në perëndim dhe veri-perëndim me Komunën Kthellë. Selita është trevë tipike mirditore, pavarësisht ndarjeve territoriale që ka pësuar gjatë shekujve.
Selita e Mirditës (Selita e Madhe) është një vend kodrinormalor që shtrihet në një sipërfaqe mbi 100 km2, kurse Selita aktuale shtrihet në një sipërfaqe prej 63 km2 dhe ka një lartësi që varion nga 500 m – 2018 m mbi nivelin e detit.
Kjo zonë ka qënë e populluar, vetëm qyteti kishte mbi 2.800 banorë, njihej zonë industriale, fabrika e pasurimit të bakrit ishte e standarteve bashkëkohore ku ishin të punësuar mbi 400 punonjës, mbi 75 % ishin me arsim të mesëm e të lartë, miniera që ishte shumë e pasur me mineral bakri, me shkollë të mesme të përgjithëshme, spitali e sektorë të tjerë shërbimesh. Dy kooperativat kishin mbi 2.500 banorë dhe si zonë i kalonte 7.800 banorë.
Me fillimin e viteve të demokracisë shumica e banorëve janë shpërngulur ne vise të tjera të Shqipërisë.
Në vitin 1993 kishte 5.341 banorë, kurse në vitin 2009 kanë mbetur 1.998 banorë, me këto njesi.1.Qyteti Kurnesh 247 banorë, 2.Fshati Kurbnesh me 178, 3.Fshati Zajs me 202. 4.Fshati Kumbull 65, 5.Mërkurth 83, 6.Kthellë Epër 430, 7. Bardhaj 279, 8. Lëkundë 317 dhe 9. Lufaj 287 banorë.
Në muajin qershor 1986 emërohem shef seksioni e n/kryetar i degës punve të brendëshme Mirditë. Megjithëse i emëruar shef seksioni, rreth gjashtë muaj mbulova hekurudhën Milot-Rrëshen e cila sapo kishte filluar të ndërtohej, më pas mbulova zonën e Kaçinarit, dhe rreth tre muaj e gjysëm atë të funksionit të n/kryetarit të degës.
Për Mirditën thuhej se është shumë bujare, dhe në fakt ashtu është, por ama kush ikën paq nga ajo ka të ardhme.
Ndjej gjithmonë mall për të.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.