“”””””””””””””””””””””””””
Në botën e librit
LIBËR VLERËSIMI PËR FIGURËN DHE VEPRËN E SHKRIMTARIT I. KADARE, QË I DHA DIMENSION TË MADH SHQIPËRISË DHE KOSOVËS, POR EDHE QË I MBIJETOI DIKTATURËS
Ndriçim Kulla, Biografi e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri me sot – YLLI I SHKRIMTARIT, Botimet Plejad, Tiranë 2013, f. 484.
Mikel GOJANI
Të shkruash për një libër që i kushtohet fund e krye profilit jetësor dhe të veprimtarisë krijuese qysh nga koha e tiranisë deri në ditët e sotme, siç është e gjeniut të letrave shqipe dhe të universit botëror, Ismail Kadare, do të thotë të kesh shumë motivacione, tema dhe arsye, por edhe kërkohet një përkushtim me shumë seriozitet dhe kompetencë për shkak të çështjeve kompleksive ashtu siç ishte mjaft komplekse edhe vetë jeta dhe veprimtaria e tij jetësore qysh nga koha kur në libër merret për shqyrtim jeta dhe vepra e Kadaresë, deri më ditët e sotme.
Kjo temë ka provokuar për shumë dekada studiues shqiptarë por edhe të jashtëm, për të hedhur dritë sadopak për jetën dhe veprimtarinë e këtij kolosi të letërsisë sonë dhe të asaj botërore, që me veprimtari në e tij tejet të bujshme dhe interesante, që kanë zgjuar frymë ekskluziviteti edhe në Shqipëri, por edhe jashtë.
Dhe, nga shumë shkrime dhe vepra që janë botuar për “përkëdheljet” apo disidencën e këtij shkrimtari më të shquar të letrave tona, Ismail Kadaresë, për një periudhë gati gjysmë shekulli të kohës së tiranisë, e vërteta del në sipërfaqe që për mbi katër dekada e gjysmë, në jetën e tij ky shkrimtar ka kaluar rrethana shumë të vështira dhe mund të them se sipas dëshmive faktografike të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari, vështirësia më e madhe ka qenë përballimi i censurës dhe autocensurës. Të jetosh dhe të krijosh qindra vepra letrare të zhanreve të ndryshme ishte shumë e vështirë që ky shkrimtar t’i shpëtojë cenëurës dhe autoenëurës. Megjithatë, ky Yll i Letërsisë sonë, i cili shumë herët ndriçoi si meteor dhe paralajmëroi një dritë të re të të shkruarit, më gjithë sfidat e hershme me të cilat përballej, duke bërë përpjekje gjithherë t’u sfidojë rrethanave të duke ecur me kujdes përmes tehut të thikave të ideologjisë së asaj kohe. Përjetimi më nderë dhe më i hidhur për shkrimtarin Kadare ka qenë kompromisi, i heshtur dhe i dhimbshëm. Të krijosh me stërmundim një vepër letrare, poezi, roman, novelë apo tregim edhe, mbasi të kesh mbaruar veprën, të nisësh luftën e kompromisit me botuesin, të luftosh me frazat e të zëvendësosh me fjalë, të zbusësh nëntekstin, pra të flakësh atë që mezi ë i ka dhënë dritë, vërtet ishte një përjetim i rëndë. Është interesant se në këtë luftë të përbindshme me cezurën duke u përballur me fjalët dhe shprehjet që i japin shkëlqim të veçantë veprës, falë hermetizmit, ose alegorisë.
Për të hedhur sado pakëz dritë mbi këtë figurë të madhërishme të letërsisë sonë, Ismail Kadares, nga koha e tiranisë deri me sot, shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur ndriçim Kulla ka bërë pjekje maksimale përmes veprës së tij mjaft voluminoze, Biografia e Ismail Kadaresë, nga koha e tiranisë deri më sot – Ylli i Shkrimtarit.
Kadare është ai që është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës
Librit i prin një parathënie e studiuesit Kulla, i cili sqaron qëllimin e botimit të këtij libri, si dhe shqyrton shumë çështje ekskluzive që lidhen me jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarit Kadare përgjatë gjithë këtyre viteve.
Studiuesi Kulla, duke e analizuar profilin e disidencës apo të jo disidencës së I. Kadaresë, thekson se diskutimi për disidencën ose jo disidencë të Kadaresë, vazhdon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në planin ndërkombëtar, kryesisht në rrethe majtiste. “Për opinionin e gjerë publik ai ka qenë disident në mos me akte publike, që ishin të pamundura në Shqipëri, me shumicën e veprave të tij. Ja ku e tregoi autori anësinë e tij pro Kadaresë do të bërtasin me ligësi në këtë pikë kundërshtarët e shkrimtarit. Por kjo është një akuzë qesharake. Nuk do të thotë të mbash anën e Kadaresë që ta kontestosh fakti se kundërshtarët e shkrimtarit janë një minorancë në Shqipëri dhe më gjerë në krahasim me ithtarët e tij. Edhe kundërshtarët e shkrimtarit, – vazhdon studiuesi Kulla, – e pranojnë këtë gjë si nën zë dhe ia lenë fajin për këtë të ashtuquajturit glorifikim të Kadaresë që nga koha e regjimit komunist. Edhe kjo tezë do të shqyrtohet në këtë libër, një lloj si ato më sipër. Pra, do të shqyrtohen se në ç’ raport ka qenë vlerësimi pozitiv me atë negativ që i është bërë këtij shkrimtari gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Natyrisht se me këtë tezë nuk do të shpjegohet vlerësimi për Kadarenë në botë, – pohon studiuesi Kulla, i cili në vazhdim thekson se në shtypin anklogsakson sidomos ka një qëndrim të përhapur që shkon edhe më larg, duke e shtruar çështjen se disident ose jo, Kadareja është ai që është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës dhe si i tillë, s ka nevojë për klishetë e lartpërmendura. Cila është e vërteta? Kjo është një pyetje që do të mundohem t u jap përgjigje në këtë libër” – shprehet ndër të tjera studiuesi Kulla.
Kritikat për Kadarenë zënë fill qysh nga mosha shtatëmbëdhjetëvjeçare
Duke lexuar librin, vërehet se janë të pamohueshme dhe nuk mund të anashkalohen në asnjë biografi të Ismail Kadaresë, se ky shkrimor në Shqipëri është i kritikuar me tepër se cilido shkrimtar tjetër në kohën e komunizmit. Përpjekjet për ta sabotuar dinjitetin e këtij shkrimtari fillojnë duke përfshirë kohën qysh kur shkrimtari ishte 12 vjeç dhe ishte denoncuar në qytetin e vendlindjes, në Gjirokastër, për falsifikim lekësh dhe në atë kohë ishte burgosur. Një dymbëdhjetëvjeçar merrej me falsifikim parashë duke shkrirë zejen e bakrit duke e shndërruar në lekë. Kjo është një sajim që përjashton çdo logjik racionale. Kritikat ndaj këtij shkrimtari vazhdojnë po ashtu sërish në moshë po ashtu adoleshente kur kishte shtatëmbëdhjetë vjet.
Një gjë është e pamohueshme dhe nuk mund të anëshkalohen në asnjë biografi të Kadaresë. Ky shkrimtar është ai që është kritikuar më së tepërmi se cilido shkrimtar tjetër në Shqipëri në kohën e komunizmit. Këmbëngulja e këtij shkrimtari për të vazhduar të bëjë po ato ‘ gabime ‘ për të cilat është kritikuar. Këto janë fakte. Kur një biograf I pasqyron ato në librin e tij, nuk do të thotë se ai është pro Kadaresz. Do të thotë thjesht se ai I vendos faktet në bazë të librit të vet. Te libri, “ Pesha e kryqit ‘ Kadareja n aka lënë një përcaktim të këmbënguljes së tij sfiduese. Duke treguar për një aspect të sjelljeve të tij në kohën e vështirë të gjysmës së dytë të viteve 70, ai shkruan për atë anë të sjelljes së tij , të cilën e ka cilësuar thjesht si arrogancë.
Vëllimi i parë poetik, “Frymëzimet djaloshare” (1954), pason me kritika të ashpra
Qysh në fillim të botimit të parë, “Frymëzime djaloshare” shkrimtari Kadare ndeshet me kritika të ashpra. Është ky një libër i vogël për nga vëllimi, ka diku rreth 56 faqe, mirëpo tepër i veçantë për nga vlerat poetike. Duke lexuar librat e tjera të shkrimtarëve të kohës dhe duke lexuar këtë libër, lexuesi mund të vërente ‘defektin ‘ e lëshuar nga shkrimtari Kadare. Në cilindo libër të asaj kohe nuk mund të gjesh që një shkrimtar qysh në fillim të librit të mos përmendte emrin “parti” ose “Enver”, mirëpo këtë nuk e kishte bërë Kadare në poezinë e këtij vëllimi poeti të titullua “Atdheu.
Në libër poezitë e mirëfillta lirike me temë na natyra, jeta shpirtërore e të rinjve, janë shumë më tepër se ato ,e ngjyrim ideologjik, një motiv i rëndomte dhe i shprehur i kohës, pra një gjë e pazakontë kjo në kohën kur raporti duhej të ishte në favor të poezive me ngjyrim ideologjik. Këtë gjë nuk ka munguar të verë re kritika letrare e kohës dhe shprehej e ashpër kundër këtij libri.
Qysh në këtë kohë shkrimtari Kadare ishte vënë në shënjestër të një rrethi burokratësh të sferave të larta të regjimit. Si dëshmi të këtij fakti kemi edhe vitin 1958 kur Kadare nuk kishte më shumë se 22 vjeç dhe botoi librin “Princesha Argjiro”, i cili libër zgjoi reagime dhe kritika të ashpra. Ky libër u bë edhe objekt diskutimi, shqyrtimi dhe me sërë kritikash edhe në Komitetin Qendror të PPSH-së, që ishte tepër befasuese që një libër i një të riu, student, të bëhej objekt diskutimi në një organ kaq të lartë shtetërore. Princesha Argjiro ishte nga të parat vepra letrare me temë nga legjendat shqiptare, mirëpo dikujt nga sferat e larta të regjimit nuk i pëlqente që të hapej një temë e tillë në letërsinë shqipe. Kuptohet se atyre që u pengonte ishin njerëzit të qarqeve të Beogradit të cilët ishin të instaluar në pozita të larta të regjimit enverian duke e kuptuar se çfarë perspektive do të përhapte në trajtimin e kësaj çështjeje që ishte iniciuar nga Kadare. Në Beograd nuk e donin hapjen e një linje të tillë në letërsinë shqipe, për arsye se serbët kishin zbritur në Ballkan shumë vonë dhe se legjendat të sajuara nga ta do t’i kenë marrë nga shqiptarët. Pra, esenca e kësaj tendence ishte që një shkrimtar shqiptar që trajtonte tema me motive të tilla në letërsinë shqipe, do të errësonte shkrimtarët jugosllave, të cilët ishin afirmuar me këso motive në krijimet e tyre.
Në kapitullin “ Vitet e Moskës, përshkruan në mënyrë mjaft kronologjike vitet e studimeve të tij në Moskën e kohës së Hrushqovit të periudhës së liberalizimit dhe të hapjes kulturalisht ndaj Perëndimit. Gjatë kësaj periudhe pasojnë ngjarje të rëndësishme dhe tepër të ndjeshme sidomos që lidhen me krijimtarinë e Ismal Kadaresë dhe pengesat që ushtroheshin që libra të tij të mos botoheshin për shkak se nuk përshtateshin me ideologjinë e asaj kohe në Rusi. Rreth disa veprave Kadare me botuesit pati shumë kundërthënie dhe mospajtime, që autori I librit I shtron në mënyrë shumë të qartë në këtë libër.
Hoxha e mbrojti Kadarenë jo për ato që kishte shkruar Kadare për figurën e tij, mirëpo mbrojti për ato që priste t’i shkruante
Te kapitulli vijues, Pakti i shkrimtarit Faust me diktatorin Meistofel, autori argumenton faktin e njohur kur në korrik të vitit 1961 Enver Hoxha mbajti një mbledhje të zgjeruar me shkrimtarë dhe artistë të vendit, se kishte muaj të tërë vazhdonte një debat i zjarrtë në mes të shkrimtarëve rreth formës së krijimit të poezisë. Në këto debate ishin vënë përballë shkrimtarët e rinj në moshë, novatorë, por edhe të vjetër, konservativë. Debatin e kishin nisur shkrimtarët e vjetër, duke akuzuar shkrimtarët e rinj se po rrënojnë vlerat e krijimit tradicional në Shqipëri përmes novatorizmit dhe modernitetit dhe se letërsia e krijuesve të rinj kishte ndikime borgjeze perëndimore. Poeti i cili shquhej për përdorimin e vargut të lirë në Shqipëri ishte Kadare, gjë që u argumentua edhe në mbledhje. Shkrimtarët e vjetër ishin të bindur në E. Hoxha do të mban anën shkrimtarëve të gjeneratës së vjetër. Kjo bindje u përforcua me rastin e leximit të referatit kryesor të mbajtur nga Ramiz Alia, sekretar i KQ të PPSH për ideologjinë, i cili zëvendësonte Liri Belishovën, e cila në një debat me Nexhmije Hoxhën kishte mbrojtur Kadarenë. Referati i Alisë ishte tepër i ashpër ndaj shkrimtarëve të rinj. Në të vërtetë referati ishte një sulm i ashpër dhe personal kundër Kadaresë. Fatos Arapi doli me tezën që sulmi që u bëhet shkrimtarëve të rinj është sulm që u bëhet drejtpërdrejt shkrimtarëve të rinj, I Kadaresë dhe F. Aapit. Pas sulmit të Kadaresë qëndronte Nexhmije Hoxha, e cila dëshironte t’i lante hesapet me shkrimtarin e ri, të cilit nuk ia falte historinë me librin Pricesha Argjiro. Në mbledhje asistonte edhe vetë diktatori Hoxha. Hoxhës nuk I kishin pëlqyer këto sulme ndaj shkrimtarit Kadare, duke menduar se tek shkrimtarët tradicionalë kishte humbur besimin që janë në gjendje të shkruajnë një libër për personalitetin e tij, këtë besim e kishte vetëm tek shkrimtari i ri dhe i talentuar I. Kadare.
Unë kam lexuar disa vjersha të Ismail Kadaresë. Kam lexuar për shembull atë që ka kushtuar Kalasë së Gjirokastrës, Princesha Argjiro, e cila më ka pëlqyer, mbase sepse jam nga Gjirokastra. Kam lexuar edhe vjersha të tera të Kadaresë, të cilat më kanë pëlqyer dhe kam përshtypjen se ai është një poet i ri me talent. (Fq. 147)
Hoxha e mbrojti Kadarenë jo për ato që kishte shkruar Kadare për figurën e tij, mirëpo për ato që priste t’i shkruante. Hoxha ishte i bindur se Kadare është i vetmi shkrimtar i aftë për të bërë portretin e tij.
Problemë më vete në vijim të krijimtarisë së Kadaresë paraqet edhe tregimi më vonë romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitet 1962-1963. Tregimi, përkatësisht romani ishte një sinjal i qartë i afrimit të Shqipërisë me NATO-n, edhe pse në atë kohë Shqipëria akoma nuk ishte shkëputur zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, që u jepte shpresë konservatorëve prosovjetikë për një rikthim të miqësisë me Bashkimin Sovjetik.
Miqësia e I. Kadaresë me Lasgushin
Te kapitulli mjaft interesant, Kërcnimi mefistofelik i Poetit, autori i librit përshkruan disa reagime të ashpër të E. Hoxhës në drejtim të shkrimtarit Kadare. Me mjeshtri të rrallë autori përshkruan edhe qëndrimet e I. Kadaresë buzë Liqenit të Pogradecit në shoqërim të lirikut me të shquar të letërsisë, L. Poradeci.
Arseja e vetme për të cilën Kadare nisi të shkonte në pushimet verore në Pogradec , që në fillim të viteve gjashtëdhjetë, ka qenë se në atë qytet jetonte një pjesë të madhe të vitit jetonte Lasgushi. Vetë takimet e shpeshta të Kadaresë më Lasgushin nuk mund të shiheshin me sy të mirë nga regjimi komunist, se Lasgushi ishte një poet faktikisht I ndaluar nga regjimi. Të dy të mëdhenjtë, Kadareja dhe Poradeci, e kuptonin shumë mirë njëri- tjetrin. Pasi kishte bërë një vepër të madhe para vitit 1944, Lasgushi mund t ia lejonte vetes luksin që të mos shkruante më në kohën e regjimit komunist. Por Kadareja që ishte vetëm tetë vjeç kur u vendos regjimi komunist, nuk mund t’i lejonte vetes këtë luks. Për të, që të mos pranonte të ishte shkrimtar në kohën e komunizmit, do të thoshte që të mos ishte fare shkrimtar. Lasgushi e kuptonte këtë gjë, prandaj e respektonte mikun e tij, të vetmin nga shkrimtarët që botonin në kohën e komunizmit me të cilin ai pranonte të bisedonte si me një të barabartë. Miqësia me Lasgushin ka pasur një rëndësi të madhe psikologjike për Kadarenë, se Lasgushi ishte ndoshta i vetmi njeri që mund të ishte i pranishëm në kohën e dytë të shkrimtarit Kadare, në kalendarin e tij të dytë. Prandaj Kadareja shkruan për Lasgush Poradecin, duke iu referuar një vargu të tij:
“Në vjeshtë shtërgjet duhet të dukeshin që këtu, tek niseshin për larg. “Fluturoi edhe shtërg i fundit madhështor me shpirt të gjorë”. Më erdhi të thosha, Ku do të niseshim shtërg i madh, dhe ku do të na lesh ne të gjorëve…”
Këto fjalë të Kadaresë mund të interpretohen kështu: “Si do të vdesësh dhe do të më lesh të vetëm në kohën time të dytë, o shtërg legjendar…” Fq. 232
Në kreun, Stina e vetmisë së madhe e një shkrimtari në diktaturë, autori sqaron dhe ofron lexuesit fakte dhe argumente interesante për rrjedhat që zhvilloheshin. Në vitin 1973 shkrimtari Kadare botoi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”. Ky roman sikur i trandte shpirtrat e shkrimtarëve konservatorë. Ata mendoni se kishte ardhur koha që sërish do ta marrin kontrollin e vendit , pas erës liberale që kishte arritur kulmin me Festivalin e XI të këngës në Radio-televizion. Në këtë libër të Kadaresë, E. Hoxha ngjan ,e një lider politik intelektual perëndimor. Libri i Kadaresë do të botohej më pas në Perëndim dhe do të vlerësohej shumë atje.
Vitet 1973-1975 paraqesin vite të rënda për shkrimtarin Kadare. Pas fushatës së egër kundër romanit “Dimri vetmisë së Madhe” erdhi goditja vijuese rreth veprës “Pashallarët e kuq”, duke iu krijuar shkrimtarit një realitet shumë i egër dhe me esenca tepër të rrezikshme për sigurinë e tij. Në këtë kohë, një formë ndëshkimi që iu bë shkrimtarit ishte largimi i tij nga Tirana dhe dërgimi në një fshat të internuarish të Lushnjës, ku shkrimtari e ndjente frikën e rrezikimit të tij dhe të vdekjes. Në vitin 1982 Kadare sërish kritikohej për romanin e tij të botuar, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, ku në plenumin e zgjeruar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shumë pak vetë e dini në sallë se ky shkrimtar, në ndërkohë që kishte botuar variantin e parë të novelës në fjalë, kishte bërë edhe një gjë tjetër shumë të rëndë, që vetëm ajo do të mjaftonte që shkrimtari të përballej me burgjet e errëta të diktaturës, nga ku të mos dilte kurrë i gjallë.
Në vijim të librit autori përshkruan rrjedhat e ndryshimeve politike në Europën Lindore, shkrimin e I. Kadaresë për romanin “Thikat” të Neshat Tozajt, pasiguria e krijuar e tij në vend dhe largimi i tij nga Shqipëria dhe vendosja e shkrimtarit në Parisë të Francës, që zgjoi reagime nga më të ndryshmet. Pra ishte kohë e shkrimtarit për të ikur, jo për të qëndruar. Kështu që largimi i tij ndikoi edhe më tepër në zhvillimet e ndryshimit të sistemit në Shqipëria, duke u shmangur një herë e përgjithmonë nga regjimi diktatorial komunist , duke u zëvendësuar me atë pluralist dhe demokratik.
Në vijim të librit autori flet për kontributin e Kadaresë rreth çështjes së Kosovës. Sipas tij autorit Kulla, kur filloi shpërndarja e federatës së Jugosllavisë, angazhimi i Kadaresë për çështjen e Kosovës i madh, se shkrimtari Kadare e kuptonte se për Kosovën po vinte ora kur do të vendosej fati i sa. Kështu, Kadare, po ashtu sikur të gjithë të tjerët e kishte kuptuar se Kosova do të mund të shpëtojë nga kthetrat e zgjedhës serbe vetëm nga një ndërhyrje e trupave të NATO-s. Shkrimtari e kuptonte se rolin kryesor në këtë ndërhyrje do të kishte Amerika, mirëpo veçanërisht i rëndësishëm ishte edhe ndërhyrja e Francës, sepse pa ndërhyrjen e vendeve europiane çdo ndërhyrje tjetër do të ishte e pamundur. Duke e kuptuar miqësinë tradicionale të Francës me Serbinë, angazhimi i Kadaresë për të ndryshuar atë aleancë mes këtyre dy vendeve ai u angazhua me gjithë ndikimin e tij për ta njohur Francën me realitetin dhe për ta bindur se ndihma e këtij vendi është më së i nevojshëm për Kosovën. Duke qenë një fuqi e madhe roli i Francës në këtë ndërhyrje ishte vendimtar. Shkrimtari Kadare me një angazhim permanent dhe mençuri , kërkonte t’i ngjallte publikut francez dhe atij europian ndjenjën e fajit për Kosovën dhe këtë ia arrin.
Autori po ashtu sqaron se shkrimtari Kadare është ndëshkuar prej Jurisë së Çmimit Nobel me pa të drejtë për shkak të angazhimit të tij për një çështje të drejtë dhe thellësisht humanitare si ajo e Kosovës,
“Në kohën kur ky libër po futej në shtyp ndodhi shpallja e Çmimit Nobel 1913. Kadare, ashtu si shumë herë të tjera, ishte në listën e ngushtë të kandidatëve, por nuk fitoi. Në pamje të parë kjo mund të quhet humbje, por në të vërtetë, pavarësisht nga rezultati, konkurrimi në majat e letërsisë botërore është gjithmonë një nder i rrallë. Shtypi botëror që e ndoqi hap pas hapi ngjarjen, duke dhënë versione të ndryshme parashikimesh, disa herë e vuri shkrimtarin shqiptar përkrah rivalit japonez Haruki Murakami dhe atij amerikan, Philip Roth. U krijua kështu një tablo madhështore e skenës konkurruese, ku pas tre shkrimtarëve të shquar konkurruan njëkohësisht tri gjuhë, anglishtja, shqipja dhe japonishtja dhe, bashkë me to, tri kontinente: Europa, Amerika, Azia. Ismail Kadare përfaqësoi jo vetëm Shqipërinë, por krejt Europën dhe ky ishte nder më i madh që i bënte kombit të vet. Siç është përshkruar shpesh në këtë libër, shkrimtari, krahas dashurisë dhe përkrahjes se vendit të vet dhe të shqiptarëve kudo në bot, do të provonte sulmet më miskine të diktatorëve të tij, të cilët këtë herë hodhën çdo maskë dhe kaluan çdo kufi, duke kërkuar haptas që Kadareja pra Shqipëria, të mos e merrte çmimin botëror. Për fatin tonë të madh destini i shkrimtarit, ai që në këtë biografi është quajtur ylli i tij, nuk vret dhe s’do të varet kurrë prej tyre. Ai yll varet në radhë të parë prej vetë skrimtarit, krijuesit të veprës së vet. Por ai varet gjithashtu nga miliona lexuesit e tij, falë dashurisë së të cilëve ylli i shkrimtarit nuk shuhet asnjëherë.
Dhe kjo është një nga arsyet përse u shkrua ky libër”, – pohon studiuesi Ndriçim Kulla. (Fq.481-482).
Kështu që lirisht mund të konstatojmë se hedhja dritë, përkatësisht ndriçimi i figurës së shkrimtarit Ismail Kadare, sidomos gjatë kohës së tiranisë do shumë punë, shumë angazhim sado që studiuesi Kulla përmes këtij libri ka bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim. Mirëpo për figurën dhe veprën e Kadaresë asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, shkrimit për të asnjëherë nuk mund t’i vihet pikë. Shumë të panjohur të biografisë së shkrimtarit Kadare I ka vënë studiuesi Kulla, megjithatë akoma mbetet shumëçka pa u thënë për dhe rreth këtij shkrimtari.
Ky libër është një vlerësim për shkrimtarin që i dha një dimension të madh Shqipërisë, por edhe që i mbijetoi diktaturës duke na dhuruar një letërsi të njëkohshme me të gjithë botën. Them se ky libër, më e pakta që mund të vlejë është një dëshmi e gjallë dhe e pakontestueshme e gjithë atij rrugëtimi jetësor dhe të veprimtarisë letrare të shkrimtarit Ismail Kadare gjatë viteve të diktaturës, për të ardhur aty ku sot është, edhe pse i është dashur jo pak herë të përjetojë situate të trishta me esenca tepër të hidhura dhe të rrezikshme. Ky libër është vlerësimi më i meritor që mund t’i adresohet lexuesve dhe opinionit të gjerë shqiptar kudo gjendet, rreth profilit jetësor dhe veprimtarisë gjigande të këtij shkrimtari të madh të letërsisë sonë.
Libri ofroni fakte dhe faktografi që për këto vite të jetës së shkrimtarit ai kudo ndiqej dhe përcillej nga hienat e kohës së ideologjisë dhe gjithë ky angazhim i tij ofron portretin e një shkrimtari të një disidence të letërsisë shqipe.