10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Mikel GOJANI

LIBËR NGA SIRTARI
ROMANI QË ZHBIRON BOTËN E BRENDSHME DHE GJENIUN E NJË SHKRIMI QË I TEJJETON KOHËRAT.May be an image of 3 people and text
(Ose: Libri që dikur tmerroi Rusinë)
Mikel GOJANI
Disa aspekte rreth romanit “Shënime nga Shtpia e të vdekurve”, të shkrimtarit të shquar të letërsisë botërore F.M Dostojevksi, botoi SHB “Eugen”, Tiranë 2000.
Shkrimtari i shquar rus dhe i letërsisë botërore, Fjodor Mihajlloviç Dostojevski (1821-1881), është njëri nga personalitetet më të shquara të letërsisë botërore. Vlerat që ngërthejnë librat e tij emrin e këtij personaliteti të shquar e kanë ngritur në majat e kësaj letërsie në botë. Në botën letrare shqipe emri i këtij shkrimtari të shquar ka depërtuara me vonesë pas A.S. Pushkinit, Lev Toltoit, Cehovit dhe Gorkit. Kjo vonesë ndoshta ishte pasojë e paragjykimeve të përhapura nga kritika vulgare e Lindjes, por edhe e Perëndimit.
Gjatë pushtimit fashist mbërritën në Shqipëri veprat kryesore të Dostojevskit në italisht, të cilat ithtarët e regjimit të atëhershëm i konsideronin “të dobishme” si libra gati-gati “antisovjetikë”. Por rinia e arsimuar e shumica e intelektualëve përparimtarë Dostojevskin e mirëpritën për arsye të kundërta. Ai çmohej, kryesisht, si një nga përfaqësuesit më të shquar të trashëgimisë së popullit rus’ vepra e tij letrare konsiderohej një nga majat e letërsisë botërore, si për mjeshtërinë artistike, ashtu edhe për frymën humane, në ndriçimin e jetës së njerëzve të varfër dhe të nëpërkëmbur.
Romani “Shënime nga “Shtëpia e të vdekurve” i F.M Dostojevskit është një nga prozat e rralla që zgjoi kureshtjen jo vetëm te lexuesit të rëndomtë, por edhe interesimin e shkrimtarëve dhe të studiuesve të shquar të letërsisë. Ajo nxit edhe mendime dhe vlerësime të ndryshme, të papajtueshme dhe kundërthënëse të disa shkrimtarëve dhe studiuesve me të shquar rusë të kohës kur liri u shkrua dhe u botua.
Përmes këtij romani tepër interesant për nga vlerat ideore, por edhe të atyre artistike. Dostojevski krijoi një tekst skajshmërisht të hapur, ku vështrimi i dukurive synon qenësinë, ndërlidhjen dhe bashkëgjallimin në një rrafsh sa të veçantë aq edhe thelbësor. Se teksti i romanit është skajshmërisht i hapur, dëshmon i tërë teksti që nga faqja e parë deri te ajo e mbarimit të saj.
Në romanin “Shënime nga Shtëpia e të vdekurve Dostojevski i bëri me qëllim objekt shqyrtimi poetik disa dukuri që ndërlidhen ngushtë midis tyre, siç ndodh me jetën dhe me realitetin e veprimin e njeriut në rrethanat me të cilat rrethohet. Zhvillimet që pasqyrohen në dramën e ngjarjeve bashkekzistojnë dhe shprehin e zbulojnë qenësinë e marrëdhënieve shoqërore, lëkundjet, pësimet, tragjiken…
Ngjarjet zhvillohen në një kamp përqendrimi në Siberi me plot drama trazimi dhe plagë të shpirtit bashkë me esencat e saja tragjike, që arrin kulmin e realitetit makabër, duke përjetuar dhunën më çnjerëzore që logjika e njeriut nuk mund ta paramendojë. Kamxhiku është fenomeni dhe dëshmia më autentike që vepron dhe tmerron shpirtin e njeriut.
Pra, vepra e Dostojevskit është një shndërrim dhe një pasqyrim i realitetit jetësor; çdo gjë kalon përmes realitetit jetësor, çdo gjë kalon nëpër shpirtin e autorit, ku edhe vetë autori është protagonist i ngjarjeve që janë pesë e fabulës së romanit. Tepër dhimbshëm i përjeton Dostojevski problemet e jetës morale të individit dhe njerëzimit, duke i ndjerë si shqetësime dhe trazime shpirtërore të njerëzve që i përjetonin këto mynxyra të paimagjinueshme.
Sikur në të gjitha veprat tjera të Dostojevskit, po ashtu edhe në këtë roman ndjehen trazime tragjike që i ngallën në shpirt ngaqë autori ka kuptuar se sa e ngatërruar është jetë dhe sa ë zorshme është gjetja e një shtegu të sigurt që do ta çonte njeriun drejt lumturisë.
Jeta në dhomat e errëta të kazamateve të Siberisë; jeta në vetmi dhe vuajtje të thellë e njerëzve protagonistë të ngjarjeve, sikur e portretizojnë figurat e zvetënuara të atyre protagonistëve të atyre dhomave me mure të gjakosura nga gjaku i atyre që kishin përjetuar ato tmerre makabre.
“Fillim prilli, po afrohet java e madhe. Prisnim të fillonin punën e stinës. Dielli zu të ngrohë gjithë më tepër , ajri zu të mbushet me aromat pranverore aq shumë ngacmuese. Edhe të lindurit me pranga mbushen me emocione, me shpresa e trishtim. Edhe më pikllimtare bëhet dashuria për liri, kur rrezet e diellit përtëritës llamburijnë e lodrojnë hareshëm. Të dënuarit u gëzohen këtyre rrezeve, por në të njëjtën kohë seç e provojnë një padurim, kanë një si ngut. Dhe vërtet që kam vënë se pranverave shtohen grindjet dhe zënkat në kampin tonë. Britmat, zhurmat, gjurulldia, ndodhin gjithfarë të papriturash. S’janë të rralla rastet kur sheh të dënuarit t’ia qepin vështrimin kaltërsisë së paanë, diku matanë brigjeve të lumit Irtish… kur dëgjon të psherëtijnë thellë, të thithin më tërë forcën e mushkërive ajrin e qelibar për të lehtësuar sadopak brengën e shpirtit të mbërthyer në pranga… (Fq. 192).
“Përmes këtij romani, që botimi i tij tmerroi Rusinë, jeta e Dostojevskit u shndërrua në vepër arti, biografia e tij është një tragjedi. Përmes një simbolike të mrekullueshme, veprat ë shkroi përsëritin tiparet më kryesore të fatit të tij. Ka jo pak përputhje misterioze, ndërthurje mistike ngjarjes, rikrijime të çuditshme të ndodhive jetësore, që të mahnitin, po aq as u shpjegon dot…”, sipas Stefan Cvajg.
Kështu, lirisht mund të konstatojmë se romani “Shënime nga “Shtëpia e të vdekurve” e shkrimtarit Dostojevski zhbirojmë botën e brendshme të tij, të Njeriut të asaj kohe dhe atij realiteti, por edhe forcën e një gjeniu të një shkrimit unikal në letërsinë botërore.
Zllakuqan, më 5 dhjetor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.