LIBRI MË I RI: Mikel GOJANI: “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” (Prozë), Botoi, SHB “LENA GRAPHIC”, PRISHTINË 2020; Fq. 227. ISBN 978-9951-27-172-1. REDAKTOR: Pjetër NIKOLLA (Tiranë); RECENSENTË: Agim DESKU & Lekë MRIJAJ; BALLINA: Venera ALSHIQI. PROLOG:
1. Para se të filloj të rendis disa fjalë për temën bosht, isha i vetëdijshëm që do të jetë një sfidë që do të më provokojë dhe rëndojë edhe më tepër qenien, e cila nën rrashtën e brendisë së universit shpirtëror, sikur vlon një zjarrmi me përmasa të trishta, bashkë me esencat e saja trishtues Megjithatë, duke qenë i vetëdijshëm se ta humbasësh një pronë të çmueshme të jetës, siç e humba unë njeriun më të cilin kalova shumë dekada të jetës bashkë, bashkëshorten time, Verën, është më shumë se e dhimbshme dhe skajshmërish të humnershmEdhe mbi këtë tragjikë jetësore, në kërkim të ngarendjes së gjetjes së një force titanike, kërkoja njërën nga rrugët, e cila do të më mundësonte që sadopak të dal nga ai rrethi i hekurt i dhimbjeve që kanë mbërthyer dhe trazuar çdo grimcë të qenies shpirtërore. Nga gjithë kjo gjendje e ndjerë, këtë varg si dedikues e zgjodha dhe si element të “shkrirjes” së gjithë atij akulli që ka ngrirë dhe ngrin urnën e qenies së rënduar. Këtë rrugë e zgjodha për dy arsye: njërën për faktin, se portretizimin në varg të protagonistes, e konsideroja si një obligim tepër modest kundrejt vlerave të saja që ka ngërthyer shpirti i saj shumë fisnik dhe tepër njerëzor. Ndërsa, arsyeja tjetër qëndron në ndjenjën, se përmes këtyre vargjeve sikur do ta rilindja këtë vlerë si pjesë unikale të qenies sime. Përmes këtyre vargjeve, po ashtu pretendoj të bëj përpjekje të shpalos botën time të trazuar për humbjen e kësaj prone, e cila do të më mungojë dhe zbrazëtirën për të do ta ndjej përgjithmonë në jetë dhe se një vlerë çfarë kisha nuk do ta posedoj më asnjëherë në rrugëtimin tim jetësor. Këto vargje shpresoj se kanë vlerën e veçantë se do të më mundësojnë të kthehem në kujtimet e të së kaluarës sonë, kujtime që i vlerësoj si një thesar që i kanë jetuar dhe do t’u jetojnë kohërave. Vlerën e kujtimeve si një nga faktorët të rëndësishëm e argumenton thënia e shkrimtarit Sterjo Spasse: “E kaluara është më e rëndësishme se sa e tashmja, sepse ajo harrohet”. Ose, duke u bazuar në mesazhin tjetër, ku thuhet: “E shkuara është elementi më i plotë dhe më i qëndrueshëm. Nuk ndryshon kurrë”. 2. Kjo dramë trazimi me plagë të shpirtit kanë krijuar dhimbje dhe nga këto dhimbje po rilindin edhe këto vargje. Kjo ndjenjë përputhet po ashtu me mesazhet e poetëve më kulmorë të poezisë, të cilët ndër të tjera shprehen: “Poezia lind nga dhimbjet”. Prandaj, nga këto dhimbje të mëdha po rilindin edhe këto vargje që kanë formën e një dialogu mes meje dhe protagonistes që përjetoi fatin tragjik. “…një dialog është diçka në të cilin ndodhesh, përfshihesh, është diçka ku nuk mund ta dish që më parë se çfarë do të të shfaqet, diçka që ndërpritet jo pa dhunë, pasi gjithmonë ka ende shumë për të thënë… Çdo fjalë dëshiron tjetrën; edhe e ashtuquajtura fjalë e fundit, e cila, në të vërtetë, nuk ekziston”, shprehet Hans Gadamer. Janë disa përpjekje të mia që këto poezi t’i nis nga vetja, por gjithsekush ka mundësi t’i lexojë si të tij… Krejt këto përpjekje, gamën e kuptimit e kanë te rikthim i KUPTIMI I JETËS… i cili, edhe në këso momente bën përpjekjet ta gjejë KUPTIMIN E JETËS, meqenëse, vlerësoj, edhe po që se gjatë gërmimeve nuk e arrij ta gjej, mjafton ngarendja për ta kërkuar… Në çdo fjalë, në çdo strofë, në çdo poezi, përpjekjet e mia janë për ta kujtuar në varg udhëtaren e jetës sime shumëdekadshe, Verën, këtë visare të mrekullueshme dhe tepër të magjishme! 3. Ky njeri i është i përjetshëm, jeton pa kohë, dhe është me mua, mes fëmijëve, mbesave dhe nipit të saj; mes jush, me ne kudo, është një vlerë për mendjen dhe shpirtin njerëzor. 4. Nga kjo mynxyrë, përpos këtyre vargjeve, ndjej si obligim që vetes t’i shtroj një regjim të një “JETE TË BRENDSHME”. Sepse, jeta sikur e ka humbur kuptimin. Një ndjenjë që tejkalon përmasat e tragjikes, duke e kuptuar të vërtetën se SA E BUKUR MUND TË JETË BOTA!
Po, në të vërtetë, sa e bukur mund të jetë bota! Megjithatë, Historia nuk mund të përsëritet. Sepse, nuk e patëm për fat, të jemi në një ishull… BOTA E BUKUR është tej disa brigjeve dhe dy lumenjve, por edhe në sirtarin e albumit të fotografive. Unë e shfletova albumin tonë, me fotografitë që shpalosin kujtimet më të bukura të së kaluarës sonë. Ky album ngërthen nga thesaret më me vlerë në rrugëtimin jetësor tonin. Më vjen keq që ti nuk mund ta shfletosh këtë Album tonin, të cilin e ruaj me përkushtimin dhe fanatizmin më të madh. Unë e shfletoj çdo ditë dhe mbi të derdhen gjithë ato kujtime, ato vuajtje, shpeshherë mbi të duke më tradhtuar edhe ndonjë pikë loti. Ti, nuk e ke këtë “privilegj”, sepse Ti nuk jeton më (sa drithëruese dhe e sembimshme tingëllon kjo shprehje); jeton në një botë tjetër, në botën e përjetësisë, në pritje që dielli të lind përsëri dhe sërish të ritakohemi… Deri atëherë, të PËRSHËNDES NGA KARANTINA E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E VIRUSIT\ COVID – 19! Ky është njëri kapitull i jetës sonë të përbashkët. Ose kjo është jeta që lamë prapa me Protagonisten e këtyre vargjeve, më të cilën për 37 vjet bashkë kishim një jetë në mes jetës dhe të pajetës! DHE, KREJT NË FUND NUK KAM çFARË TË SHTOJ TJETËR PËRPOS SHPREHJES MË TË NGROHTË: LAMTUMIRË KUPTIMI MË I MIRËFILLTË IMI! Mikel GOJANI Zllakuqan, Mars-Gusht 2020.