Nëse sot vjen fundi i botës,
nëse dielli nuk del më,
nëse hëna qan e zbehur,
një gjë do kërkoj, veç një.
Zot të lutem mos më le,
që të vdes pa e takuar,
sytë e saj të puth njëherë
dhe të iki përmalluar.
Nëse sot unë vdes me ty,
nuk do iki i penduar,
vdes përditë ai njeri,
që kurrë nuk ka dashuruar.
Nëse një fjalë do dëgjoj,
të fundit nga buzët e tua,
vdekja e ëmbël do të jetë,
po më the zemër…”të dua”.
Mëngjes, po dielli nuk po del,
kafeja e lënë ne mes,
ta dish..asgjë nuk më shijon,
po s’më the.. “mirmëngjes”
Ashtu e zhytur në mendime,
mesazhin tënd po pres,
ndryshe koha ndalon për mua,
dhe lutet për një …shpresë.
Tik, takun e orës, a e dëgjon?
Na nxit për të jetuar,
që mos të shkasin vitet kot
dhe ngelen pa shijuar.
Mos i lë ditët të të ikin,
ashtu pa e kuptuar,
e trishtë, por nesër do të jetë,
e sotmja….e kaluar.
Mos e fut jetën në kuti,
në labirinte boshe,
jeta ështe si trëndafil,
largoi gjëmbat…joshe.
Mos u mërzit nëse nuk ke,
jetën që ëndërroje,
është jeta jote, të përket ty,
është një dhuratë, jetoje.
Jeto çdo orë, minutë, sekondë,
se zbret nga jeta jote,
sepse dikur afron një fund
dhe…s’eshte i kësaj bote.
Perkthim nga shqipja
Maria Aidoni: “Do të vij, nënë”
Maria-Mimoza Ajdhoni: “Do vi nënë”
Nëna ime, herët u nisa për ty,
donte të fluturonte me erën.
E di, te pragu nuk do të dalësh
dhe derën e shtëpisë do ta gjej mbyllur.
Unë nënë, dua të vij pranë teje,
dhe sikur ta dije sa më mungon,
për një përqafim po digjem si i yti,
puthje në ballë nuk mund të pres.
Çfarë do të dëshironit t’ju sjell nëna?
çfarë duhet të hedh në çantë?
Si mund të vij duar bosh?
Sa shumë dhimbje, sa shumë kujtime shpirti mban përgjithmonë.
Do të vij përfundimisht nënë, me dhimbje
si gjithmonë, gati për të filluar
dhe mbi varrin tënd dua të ndez dy qirinj
dhe do të lë një buqetë me lule.
Jo, jo, nëna ime, nuk duroj dot,
si mund të mos marr sy të ngrohtë nga ty?
Mungesa jote prej kohësh
Një plagë e hapur më mbeti.
Plagë që nuk shërohet,
sepse ti ishe drita e syve të mi,
frymëzimi i shpirtit tim.
U N G! nëna ime e ëmbël, ti gjithmonë ke qenë një çerek i zemrës sime.
Përkthyes: Sofokles Exarchos mjek
Long Island New York 9/12/2022
Të zgjodha ty pa u menduar,
kur zemra fshiu llogjikën time,
kur sytë e tu që kur i ndesha,
më linin zgjuar deri në agime.
Të zgjodha ty kur dhe të tjerë,
peng e kërkonin këtë zemër,
ndoshta u linda vetëm për ty,
ndoshta prandaj u linda.. femër.
Do të të zgjidhja edhe sikur,
sytë e mi mos të shikonin,
puthjen time edhe pse larg,
buzët e tua do ta shijonin.
Do të të zgjidhja ëngjëlli im,
nëse dhe një ditë në tokë qëndroje,
zemrën do nxirrja nga kraharori,
krahë që ta bëje të fluturoje.