Po të mos isha për sytë e tu, kaq e bukur,
Të heshtja nga padija, mos të flisja si flas
Të isha një grua e heshtur, pa ambicie
Një nursëzkë që nuk vë buzën në gaz…
Po të reagoje kur grindem dhe pa shkak
Po të mos ishe mënçurisht i d(ash)uruar
Po të mos heshtje dhe kur duhej folur
Mbase s’do të ishim dashnorë të betuar
Don Zhuan do notoje në detin e alkoolit
Mes kotësisë të një jete në vegim
E unë si molla e mirë ende pa u pjekur
Dhuratë do më kishin krimbat për ushqim..