31.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Mimoza Cekici Rista

UDHA E MUZGUT

May be an image of ambiente të jashtme

Gjarpëron udha…
Shkallë zbardhur nga gëlqerja
midis mureve
më shfaqin Athinën.
Shkallët
bëhen udhë
thellohet muzgu.
Dritat e verdha
si gjethe të dehura vjeshtës,
Akropolin ndezin.
Shkëlqimi dëshiror
shpon çatinë prej ajri
Perënditë gostiten me ullinj mitikë
Vezullimi çapitet errësirës
me smeraldë varur gushes.
Thëllima e mbrëmjes
si një i semure në rrugët me dëborë
dëgjon hapat e vet mermerit shekullor.
Ca hapa të lodhur
druhen mos shkelin
të vetmen luledele
që dridhet nga shiu i beftë
tek bie nxituar
si për të larë gjurmën time 37- të
të mbremjes sot.

3 shkurt 2021

“”””””””””””””””””””

ATIT TIM
May be an image of ambiente të jashtme
Një jetë të tërë qe i pasur
i varfër qe krejt një jetë
në shpirt kish xhevahire
dhe se s’kish lekë në kuletë.
Brazduar ballin me rrudha ,
nga hallet dhe nga fëmijët,
por kur shfaqej ai tek udha,
edhe muzgun e bënte dritë.
Ca valëza të lehta liqeni
përherë e ndiqnin nga pas
dhe unë gëzimi i tij
që qeshja e tëra me gas.
Gjithshka e tregonte aq bukur,
me shpirt tregonte, me zemër,
prandaj edhe vetë liqeni,
i fliste shpesh me emër.
.
I thjeshtë qe me të gjithë ,
i afërt qe me çdokënd,
bujar sa të bënte të pasur ,
i mënçur sa të bënte me mend.
Ti ke qenë mik me tim atë,
të printe shpesh e mbara,
e hiqte zemrën nga gjoksi,
dhuratë ta vinte përpara.

Përherë në mendje më mbetesh,

me buzët e tua mbi gotë,

ti kujtim që kurrë s’do më tretesh,

modeli im te kjo botë…

“””””””””””””””””””””””

GRAVURA E ZËRIT
May be a black-and-white image of Mimoza Cekici Rista dhe ambiente të jashtme
Ndënë vetullave fiskaje të ditës
Sytë e agut si dy zare
Katrore të akullt rrotullohen
Në spektrin e dritës.
Hukama avulloshe
Kurdiset ajrit
Si tymi i zhveshur
që braktis grackën
e oxhakut.
Zëri i njelmët përkundet
baret buzëve
Si kënga e pakënduar
mbi fushën e kohës
E tik taku e vetmja notë
Që godet mbi trishtimin
Tek vuan vetmuar.
Fjalët ngjyrosin natë,
Pemës së mendjes.
disa gërma
Njomen në një degë të thatë
tek varen si nje rrobë
që nuk do të teret.

SHKURT 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.