4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Mimoza Çobo

SEKRETI I LULËZIMIT NË ÇDO STINË
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Më kot lodhesh të zbulosh ç’ndodh me trupin tim,
si e fsheh sekretin e lulëzimit në çdo stinë,
si ëmbëlsoj hidhërimin e shpirtit në gjethim,
si përtërij rrënjët jetësore,që ushqejnë rininë.
Më kot vret gjumin të kundrosh,kur më prek vesa,
kur sumbulloj sythe të gjelbra,në eshtra.
S’i zbulon dot misteret e lulëzimit te unë,virgjëresha,
kur frymoj pranvera,me ylbere të befta.
Se nuk ia njeh forcën gonxhes çelur në mish,
nuk ia njeh magjizmin bletës,fshehur nën tis,
habitesh kur ta mbush hojen e gjirit,me rehani*,
kur të mbërthen laku i kënaqësisë në rehati.
Të them të drejtën,i trembem gonxhes trazimtare,
kur befas hap petale,pa më pyetur fare,
si të jetë magjike,ndez në gjithë trupin zjarre,
harliset bri teje,me rënkime gjëmimtare.
Më kot lodhesh të zbulosh ç’ndodh kur marrë frymë,
si e fsheh sekretin e lulëzimit në çdo stinë,
si ushqej qelizat,kur më vret dimri me brymë,
si zbus shpirtin të kërkojë strehë për binjakëzim.
Më kot lodhesh të zbulosh ç’ndodh me trupin tim,
nëse s’i përgjigjesh ndjenjës me të njëjtin ligjërim.
Se zbulon dot sekretin e lulëzimit në çdo stinë,
nëse nuk ujit rrënjët,që ushqejnë dashurinë.
Rehani*_Lëng rrushi i zier,me shije pak të thartë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.