7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Mimoza Eliona Osmani

 

Gjitonia që kisha pranë ta marri lumi ta marrë
**********************†************************

Gjitonia që kisha pranë,
Syrin si bajame e njomë,
Faqe si e bjeshkës zanë,
Kur kalon ç’më del firomë. (Fryma

Jo që s’mban kokën mënjanë
Kutërbon dhe një aromë
Trokëllijnë deri matanë
Takat ..e ç’më ngre nga komë..

E stolisur si anëme
Buzëve thua shtydhur thanë
Trupi lis ngjeshur takëme
Ç’e ngatërrova aman…

Mu duk si zebër me vija,
Nëpër fushë duke e parë,
Flokë presh si kallëz fija,
T’a marri lumi ta marrë.

Më qepej nga pas si hija,
Edhe hijen kish mirazh,
Kur stepet më kap mërzia
Që pushton avash -avash

I hedh hapat shtruar -shtruar
Rrezet dert i la tek unë..
Natën si hënë e kafshuar
Ditën murosur Ajkunë

Hapa krahët si pallua
E mes ngjyrash e mbështjell
Gjoksi saj si flak dragua
E dy sytë , përrenj të thellë..

Hundë si bombone kishe
Një vështrim që kërshërinë
Plasa si e birrës shishe
Zemrës m’i vodhi lirinë

Djeg e rregj sikur shebeti
Si lumë më rrëmben të tërrë
Si shufër kallaji.. më treti..
Shpirtit nuk i vë dot frërë.

Gjitonia që pranë më kish
Buzë si lule manxhuranë
Dhëmbë bardhë si fildish
Shampanjë në tamuzan

Me sy thith pranë e më pranë
E mu duk se vetëtiu
Pi dy gota rraki manë…
E s’di ç’bëra më derëziu …

Mimoza Eliona Osmani nga vëllimi im i tretë

SI PA YJET HËNA.

Si natë e errët, pa hënë kjo dashuri,
Copëza shpirti të ndara në pjesë,
Fluturon si pëndë imazhi i tijë,
Si zogj dimërak kujtimet mes resë.

Kostumi i shpirtit, si mjegulla gri,
Në lulet e mallit, venitur petalet,
Në shpellën e zemrës, rënë ka shi..
Në (arën) e trurit, peshuar malet.

Si pusi pa ujë, burrimi që shterret..
Si nata Korçare, pa një serenatë,
Kur ngjyrë e ylberit, si hija erret,
Dy trupat me plagë, si toka e thatë.

Si kore që të zbuten duan melhem,
Në djepin e qiellit, si valës së detit,
Nga dora e hënës, të shkunden si pemë,
Që gjethet të mbushin të çarë të tërmetit..

Pa ty dashuri si pa yjet hëna,
Më ndiq këmba -këmbës sikur dhe imazh,
Vetminë si (fëmijë jetimë) nga nëna,
T’a mbys si një gurë në të detit mirazh..

Mimoza 26 Janar.

Gjunjëzove një kollos..

Puthja jote më rrënqethi,
Tundim..pasarel mbi urë,
Dridhen duart sipër rrethi,
Rrethit të belit me nur.

Puthja jote më rrënqethi
Buzë që s’harohen kurr
Herë freskët si mes Thethi,
Herë zjarrin nën lëkurë…

Sikur penë sytë e shkruar,
Letër lanë Irisit tim,
Jemi – thanë të dashuruar,
Buzët puthnin pa pushim.

Më rrënqethi jotja puthje,
Trupat si të qenë pa peshë,
Gjuha shtyn flakët me tutje..
Zemra si marrosur qesh.

Pushi, kangjell nga rrënqethia,
Gjunjëzove një kollos..
U lëshove sikur gjethja,
Të nduka që të të sos. (shpëtoj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.