Ringjallem..
E etur jam për “heshtjen” tënde,
Liqeni syrit derdh “ujë” ngadalë ..
The fjalë të ëmbla , sa më çmende..
Dy fjalë të vetme..sa mijra fjalë..
E etur jam për fjalën tënde,
Se hesht gjithçka, kur ti ma thua,
Zili pat hëna kur ti përmënde,
E vetmja dashuri , të dua…!
E etur jam për ato buzë,
Kur puthje mbi qerpik me vesë,
Të miat buzë bënin akuzë.
Sa ndiheshin si re e zezë.
Me epshe thanë puthni veç mua..
Zili të ketë një univers
Parreshtur të rrjedhë si zgjua..
Se mjalt nga mjalti puthjes pres..
E etur jam për ato krahë,
Pushtonin sa qielli buzëqeshte,
Mes prushi zemra nis të rrahë,
Copëzat e shpirtit t’ia ngroje deshte.
Të eturat buzë brigjesh të tua,
Në verbëri gjejnë ty burim,
Kur ndizet shpirti thahet krua,
Me duar zemre bën kërkim.
Për buzën tënde jam e etur,
Nëse një ditë unë do të vdes,
As varri s’ka për të më tretur,
Rringjallem kur më puth .. të pres..
“””””””””””””””
U derdhe si vesë
Për ty lash vërrinë “akullore” mali
Zbritën dalëngadalë “avujt” mbi livadh..
Në brigjet e zemrës rrahjet trokuj kali
Në portën e shpirtit hyri borë e bardhë
Me të fyellit tinguj ngritën kokën lulet
Një ylber i rënë nga deti qiellor
Sikur çel siparin në iris të ulet
Mbi buzë që t’a lag, sistemi diellor.
Të shkriu si fjollë dhe u derdhe vesë
Unë i ngurtë si stërralli ti hënë në korije
floku yt i butë i ndarë mespërmes
Ndërthurur gërsheta sa të kishin hije
Natës ndezëm yjet, flak si bubureza
Si mjellmat notuam në det dashurije
Fustani veref me pika të zeza
I hapur mbi gjoksin e ëmbël me shje
Mbi hundën si lënde një çast buzën ndal,
Por, vetullat si bisku u ngrysën papritur,
Ballit porsi hëna mbi të detit valë,
Shkruar qe mos shuaj zjarrin e trokitur..
Le ti hajë ujku vetëm lashë vërrinë..
Një zemër zhuritur nga vendi të dalë
Një pikë ujë nuhat.. mbi buzët, mbi gjinë..
Si zog shuaj etjen mbi llërë ,mbi shalë..