“Sorkadhe”
“Sorkadhe” e vogël lëndine,
Ti barit të gjelbërt kullot,
Drejt malit të zemrës, alpine..
I’u ngjite më -the Imzot..
T’a fala shpirtin ,hallall..
Rrëmbyer më kanë sytë e zinj,
Lëkura e bardhë si dhallë,
E këmbët e drejta qirinj.
Si mumje mu qep buza,goja,
Të pashë dhe u mpiva si zall,
E trupi s’bënte dot gjoja..
Mornica si shkrepi u ngjall..
Nga magji e flokut si terri,
E mesit si barbi të ngushtë,
Një rrigos si kokra sheqeri,
Si ethet e zjarrit në gusht..
Buzëqeshje me cepin e dritës,
E rrezet vërshuan si shtiza,
Mbi shtatin e brishtë tabelqitës
Prej sysh me qerpikët si driza
Më zure si macja zë miun,
E unë t’u dorëzova i tëri..
Se prisja, të lije pas, shiun..
E ndjenjën këpute si përi..
Imazhi vozit në mes syve,
Të mendjes që joshe me prush..
Dhe flaka që digjte mes gjive
Alkooli dy “kokrrave rrush”..
E vogël lëndine “sorkadhe”
U lutem të vish perëndive,
Sërish në të miat livadhe..
Ty.. petkun e gjithë bukurive..