E mban mend kur u puthëm për herë të parë?
Dashuria ime e zjarrtë?
Oh, sa e sa herë në atë vend,
jemi puthur si të marrë.
Buzëve e kam ende atë shije si mjaltë.
Sapo u panë , si shigjeta sytë tanë,
shpërthyen me qindra shkëndij,
Mes tyre jam , dhe endem aty …
e rrënë përjetë në atë skllavëri .
Futa rrënjët tek ty,
..në fund të detit e hodha dry..
E krijova një legjendë ,në timen mbretëri.
Unë muret e asaj kalaje të lart ,
nuk munda t’i kapërceja dot,
U deshëm kaq shumë..
ndaj aty më mban, si në kurth deri sot. .
..me “haje” me zaptoje me puthje ,
Më premtoje se në sytë e mi ,
s’do të kishte lot,
Më tregoje dashurinë ,
të dua ..të dua ..sa kjo bot!!!
Bisedonim mbi bar të ulur ,
E ti papritur ,një puthje me rrëmbeve,
Kësaj ndjenje të fort i isha perkulur’
Prush e flakë u bëra, si lulia që me bleve.
Ti më bëje të ndihesha e lumtur,
me flisje bukur,e me fjalë të embla
Unë hapja krahët siç i hap një flutur,
Dhe të dhuroja puthje ,
Puthje që dilnin nga zemra.
Si dy zogj cicëronim, nëpër degët e pemëve pranë.
Me tonën kengë rete binin në hon..
Një ylber ndriçonte sytë tanë.
“Dritë shinjestër” për gjithmonë…
Puthja ime e parë ,më mësove të qajë,
Të qesh ,të gëzoj,, të fal, të ndjej.
Të ndezur vatër në gji të mbaj,
S’të humb sepse s’kam ku të të blej..