30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Minire Rukovci Hyseni

 

Të hupt fara more i zi
Ty virus që preke botën
Mos të mbetë asnjë thërmi
Me viktima e mbushe tokën.
More shumë jetra njeriu
E s’u ngope as ti, si shkau
Kush të pruni e të kurdisi
Qudi, Zoti ende s’e vrau.
Po këtu në këtë Kosovë
Nuk e pate rrugën hapur
Kur të mbyllën çdo hapësirë
Gjete vegën për t’u kapur.
Gjete gjuhën e përbashkët
Me marveshje u bane mik
Si tradhtarët në kohë lufte
Kthehu këtu! – të thanë mos ik!
Ata që helmë dhënë ven buke.
Ti u more vesh me ta
E u ktheve me shpejtësi
Por këtu s’të prishin punë
Kur po merr edhe të rijë.
“””””””””””””””””””
NËNË HIJEN E JETËS!
Nënë hijen e jetës dhe asaj molle të vjetër
në mendime tretur dhe shumë i trishtuar,
qëndronte i strukur gjysmë i mbështetur
dhe numëronte ditët që i kishin mbetur.
Pranë trungut të madh por të vjetruar,
me zanat ndërtuar, vërehej një kasollë
Tani edhe ajo, është duke u rrënuar,
si ai trung i tharë, që ka veq dy- tre mollë.
Ai trung i tharë, në fillim të asaj rruge,
e cila të shpie drejt e në qytet,
plaku i heshtu shihte me sytë e përlotur
dhe priste çdo ditë, ata që e lan vet.
Një orë e gjysmë për Bajram të Madh,
gumëzhoi nga zëra plot, kasollja e vjetër.
-” Ndoshta do vijnë prap, t’ua dëgjoj zërin”
nëse jam gjallë për Bajramin tjetër.
Fliste me zë të vogël që mezi i dilte nga goja,
për jetën dhe ditët që i kishin ikur.
Bisedonte, me qiellin, tokën, edhe mollën!
Ee, çtë bënte tjetër, ky plak i braktisur?!
“””””””””””””””””
ku
Nëse rruga që u nise
të çon në çorrsokak,
pa u menduar mirë
mos e fillo prap!
Mos e lejo veten
që të prijshë i pari
përgjegjësi të madhe
ka edhe flamurtatri
Mos u bë kokëfortë
dhe të shitësh mend,
nēse nuk të shkon
liroje atē vend!
Mos thuaj jam i vetmi
sepse ka të tjerë,
se me teket tua
po e mbyll çdo derë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.