“”””””””””””””””””””””””””””
Në vazon e luleve
Në vazon e luleve mbolla copëzat e kujtimeve
I ndava në vite u fola pèr gjurmët e grisura
Në vazon me lule fala dashurinë e viteve
E vetes i mora një varg te rënkimeve.
Copëzat e trishta i ndrydha ne fund te petaleve
Mbi to radhita gjethet e rinisë
Nektarin e buzëve me hojet e bletës
I fala majës së vazos me trëndafilë.
Ne mes te vazos palosa gjerdanin
Natën kur hëna e yjet na bënin dritë
Nga gjoksi ta mora e qiellit i fala
Se drithërimë mora e dashuri fala.
Me vazo në dorë po numëroj shtrëngatë
I gjatë vargu i shkreptimave
Krrokamë e bretkut në kënetën e tharë
Preku gërshetin e preku bekimin.
Sot, vazoja e thyer nga pesha e rëndë
Shpurisi anekënd kujtimet
Të rënda ishin vitet
Por, të ëmbla përmallimet.
M.M.M