PO IKI
Jemi aq shumë pranë
Në të njëjtën kohë,po aq larg
Çdo poezi, çdo këngë
Më vjen si i joni çast
Do mësohem të t’përqafoj
Por veç në të miat ëndrra
Secilit nga ne i erdhi koha
Të ndjek rrugën,që shpirti flet brenda
Po iki,përfundimisht nga ky qytet
Rrugët, ndryshe duken pa ty
Çdo sakrificë u bë skëterë
Një lamtumirë me përplasje sysh !
11.12.2019 Mirela Ropi
“””””””””””””””””””””””””””
VETEN SHTRYDH SI LIMONI
Lidhemi, me rryma biologjike
Jetojmë në të njëjtën valë
Nuk i pres dot ëndrrat
Veç me to ,shuaj mallë .
Ndjenja më rri strukur
Brenda dhomës të zemrës
Ka ditë që shpirti vjen zbutur
Të tjera shohin brengën
Por ka ,dhe ditë të diellta
Që më japin motiv
Rrethuar,nga male të larta
Plot pyje në gjelbërim.
Ndonjëherë, mbaj borën në gji
As vetë nuk di, si e duroj
“Veten,shtrydh si limoni”
Rutinën, skllavëroj
Ti s’më pyet asnjëherë !
Pse, zemra është bërë akull?
Mungojnë të ëmblat fjalë
Jeta soset ,plagë hapur !
Mirela Ropi 9.Dhjetor.2020