Ngeci në mes, ky zhgënjim
Një kafe pluhur pa shije
Nëse do të mbijetosh pa frik
Qëndro larg errësirës time
Të vendosësh TI, për këtë jetë
Është padrejtësi,vërtet gabim
I hezitoj thënjes të dua, në fletë
Humbi dita , shpresë ska kuptim
Trishueshëm dritares të ngrirë
Njëri pas tjetrit godasin mendimet
Mbytin pranverën e shpirtit jetim
Që përciell me zor ditët e pritjes
Trurit ,bluhen efektet e njohjes
Ankthi ,pasioni rrëmben ndjenjën
Labirintheve të së padukshmes
Botës hyjnore,jeta vendos vlerën !
Mbështjell dhuratës,gjeta forcë
Sa herë hasemi,dalloj mimikën
Dashuria, vendos të plagosë
Flladi,sjell vërtetësi dhe ikën…
Korce 21.6.2018 Mirela Ropi
Vjen ne heshtjen,e kesaj nate
Verdalle ,ne dritaren e shpirtit tim
Pret, vetem nje cast te flakte
Buzen e ngrire, te dridhet trupi im!
Me thua, nje fjale tek veshi
Nuk mbaron me kaq surpriza
Jeta mer tjeter kuptim
Papritur ngjallen ,me mijra qeliza
Me thua quaje ,edhe marrezi
Kjo fjale ,me zgjon nga endrra
Me plot vezullim te bukurat dite
Petalizuar ,eren qe me ka enda
Surpriza pa fund ,ne rrugen gjarperuar
Zjarrin e strukur,brenda vullkanit
Vijne tashme ,pa u penduar
T’i hapin rrugen ,ketij karvani !
[Mirela Ropi ] e botuar para 3 vitesh
1515

Pëlqej
Komento