22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Mirela Ropi

 

TIK-TAKE LARGËSIE

Erdhe si një pranverë

Që pasoj dimre të acartë

Ti si shkëndija vetë

Që nuk shuhet as në baltë

Se nuk ikën njeriu
Pa lotët e lamtumirës
Moshën e pafajshme
Krejt ja fala detyrës
Por,sërisht mbeti trishtimi
Brenda syve të mi
Vendosa mos kërkoj përgjigje
Askush s’mbajti përgjegjësi
Mijëra net kam ndenjur zgjuar
Numëroja tik taket e largësisë
Nuk është e lehtë të fluturosh
Me zemrën bosh galaksisë
Ti surprizë e ditë-netëve të mija
Vjen dhe ikën kur do ti
Zemrës mbeti dashuria
S’ka pasur kurrë për tjetër njeri !
Mirela Ropi 18 Shtator 2020
“”””””””””””””””””””””

Rrugëtimi i kohës ndali

Me të pafajshmen lumturi

Nëpër vija pentagrami

Jehojnë nota sol-fa-do-mi !

“””””””””””””””

GLLËNJKË PENDIMI
Nuk kam fjalë për trishtimin
Gjuhën lidhur e sflas dot
Plagët e gjuhës, s’shëron melhemi
Një gllënkë pendimi nuk mjafton !
Pakt a shans si ta quaj ?
Notin ujrave të rrëmbyera
Përpjekjet ,mbeten trazuar
Shëmbëlltyrën nxjer fytyra

Ëndërimtar abstraktiteti

Vjeshtën lyen me flori

Këta lotë si mban më dheri

Dhuratë , nënëshkrimi TI!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.