“”””””””””””””””””””””””
Shoh lotin e madh sa bota
O i përvuajtur njeri,
Fytyrë fshehur,maskës të dhimbjes
Mbetet pa strehë shpirti
Sa shumë kohë u desh
Të kuptosh, si tretet trupi !
Dhimbja gjithçka fsheh
Kur fjalën, goja ndeshi
Fletës shkruar ca fraza
Një firmë, që fatin shpreh
Tani dridhet ndër duar
Vulosur kjo letër pa shpresë
Ti..,ftohtësi mëngjesi
Më ftohe edhe mua,
Nuk sqaroj dot,çmënduri
Grykës,mbeti detyra.
Njerëzorja,që dhimbjen e di
Kaluar në etapa të tilla
Shpirtit dhemb kjo babëzi
Që jetë të marë, vendos natyra !
13 Nëntor 2020 Mirela Ropi
GJETHET E VJESHTËS
Më duhet të vras mallin
Me lindjen e diellit
Në rrugën e pambarimtë zjarri
Më djeg , sytë qiellit
Ehhhh e mundimshme tani
Çdo rrugë çon në njëjtin drejtim
Ngjitem atyre shkallëve lyer flori
Pastaj, zbrapsem me përtim
Kjo ndjenjë pa ndryshime
Pushton tik taku i zemrës
E di koha ndryshon njerinë
Kthimin pres,me gjethet e vjeshtës !
13 Nëntor 2019 Mirela Ropi