18.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Mirela Sarolli Ropi

 

QETËSI E VJEDHUR
Më pëlqen qyteti ku banoj
Ca drita të vakta kam përbri
Nata zë dhe gjurmon
Hënën që del mbi selvi.
Enden rrugicave ca kitara
Këndojnë,me dhimbje në gji
E mufatur është dhe koha
Nuk di për kë mban zi?
Të ftohta duken shtëpitë
Ca hapa të mplakur gulçojnë
Të dehura, mbetën netët
Sytë veç lotojnë
Kjo dritë e zbehtë si llambë vajguri
Në netë dimri, shpirt po jep
Fjollat tymi të cigares
Përshëndesin serbes
Koha na vodhi qetësinë
Ajrin e pastër gjithashtu
Njerzit, shpërndau nëpër botë
Buzëqeshjen ju ngriu në buzë
6 Janar 2022

“”””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

TRYEZË E FTOHTË
Po i vjen fundi ditës
Presim ndrim vitesh
Vetmisë, i bëjmë gëzuar
Një sërë gotash belbëzojnë
Asnjë s’përgjigjet tryezës shtruar .
Qirinjtë shumgyrësha flakërojnë
Shandanit qëndrojnë sebes
Përball meje përmbys një gotë
Çuditërisht,zemruar krejt e zbehtë.
E pyes ku e ka hallë ?
Vallë ku kam gabuar ?
Të gjithë ikën u shpërndanë
Veç me mesazhe bëjnë gëzuar
Eh, nuk është i njëjti urim
Ngrohtësia,s’është si më parë
Nga larg vjen një përqafim
Mungojnë prezenca,si kemi përballë!
Shuajmë mallin me kujtime
Dashurinë mbështjellim në gji
Me zemër ju japim mijra urime
Ja i plotësoftë ky vit i ri !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.