SHPRESË JETE
Kokën,vendos jastëkut të shpresës
Pres, si një fëmijë
Fasulen, të mbijë pambukut
Duke lulëzuar vazos të kuptimit
Ëndrrës të imagjinatës
Tek rriten lastarët e blerimit
Del një gjethe zemre
Ngroh shpirtin
Ja,filloi të lartësohet
I buzëqesh diellit
Krekoset , vaditur
Tendos,lulëzat e para
Vazhdon serbes
Duke dhënë frutet
Një proçes i bukur jete
S’ju tremb syri kurrë.
U rrit me përkujdesje
Lulëzoi vetbesueshëm !
10 Janar 2022
“””””””””””””””””””
MBRAPA MBETI VËSHTRIMI
E përhumbur sot dita
Grindet me hapat pikpyetës
Heshturazi murmurita
Fjalët fytit,tharë mbetën
Eh kjo rrugë, ky ngazëllim !
Mi theu krahët përsëri
Nuk ngrihen dot për fluturim
Ngushëllojnë përqafimet pa kufi
U mpi buzëqeshja
Kur shtrëngimet me rrokin fort
Vitet më ngrijnë lotin
Eh,sa çuditshëm sillet kjo botë !
Mbush çantën e zemrës
Me puthjet e ngrohta
Me dashurinë e nipit dhe mbesës
Që lotët derdhin rrëke të ftohta
Orë të mbetura në përtaci
Shoqëruar nga zëra mekur
Po largohem ,sdij se si
Me vështrimin mbrapa mbetur !
Athinë 8.1.2020 Mirela Ropi