“”””””””””””””””””
NJË GOTË TË MBYS DHIMBJEN DUA
Më kot përpiqem të shoh
Pas kësaj gote zeher
Veç ëndrrash, me ty rroj
Se realiteti më vret.
Po ikin ditë, muaj, vite
As në letër nuk dita ta shpreh
Më vjen keq për dashurinë
Pa të, ç’duhet kjo jetë?
U mundova nga gjithçka ta mbroj
Me çdo mënyrë nuk ia dola
S’fitova, dhe pse sërisht luftoj
Veç shpirtin s’ia vura tek dora.
S’dëgjojnë veshët ka kohë
Më nuk po shohin as sytë
E vdekur së gjalli, mes të gjallëve
Në qelinë e mendjes vetë i dytë.
Mundohem të shkoj larg e më larg
Diku, mos më shohë asnjeri
Më ndal nga brenda me forcë
Ndjenjës për ty dot s’i shpëtoj
Ti më vret, pa më vrarë, nuk e di!