* Fillimisht shpreh falënderimin për të gjithë ata poetë, artistë, përfaqësues klubesh e shoqatash, këngëtarë, valltarë, shkolla e qytetarë, që për shumë vite ishin ndjekës të manifestimeve tona. Manifestime që mbaheshin në nderim të Ymer Prizrenit, kryetar i parë i LSHP. Aktivitet ky, që për 10 edicione zhvillohej si “Ora e Madhe Letrare e Ymer Prizrenit” dhe në 5 edicione i modifikuar si “Sofra e Ymer Prizrenit”. Manifestimi organizohej në fshatin Zgatar të Opojes, në vendlindjen e të parëve të Ymer Prizrenit.
Na keni shkruar shumë nga ju. Jeni ndier të painformuar dhe të papërfillur. Ju kuptojmë, për çka edhe ju kërkojmë falje!
**Por, e vërteta është se ky aktivitet i zhvilluar sivjet është reklamuar nga OJQ “Kroi i maces”. Ajo ka shpallur njoftimin për konkurim poetësh për Manifestim. Por jo sikur ishte tradicionalisht si “Ora e Madhe Letrare Ymer Prizreni”, e as si “Sofra e Ymer Prizrenit”, por si “Ora e Ymer Prizrenit”.
Dhe, gjithçka do të ishte në rregull, sepse nderimi për këtë figurë historike nuk është e drejtë ekskluzive e përcaktuar.
Mirëpo këtu u zhvillua një lojë djallëzore në tri akte:
1. Manifestimi i shpallur si “Ora e Ymer Prizrenit” nga OJQ “Kroi i maces”, përfaqësuar nga Abaz Çengaj;
2. I zhvilluar me emërtim krejt tjetër nga ai i reklamuar, si “Sofra e Ymer Prizrenit” dhe
3. I subvencionuar nga Komuna e Dragashit si “Sofra opojane e Ymer Prizrenit” përmes OJQ “Fidani” të Prizrenit. Sikur t’ishin tri manifestime të ndryshme.
Ndërkohë që Manifestimi tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit” është aktivitet i Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”, regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike, në bazë të nenit 22 të ligjit Nr.06/L-043 me numër të regjistrimit 5118113-1 të datës 08/10/2019, dhe në nenin 3 pika 3 e Rregullores së Sh.K. “Sofra” pjesë e të cilës janë vetë Klubi dhe Manifestimi. si aktivitet me titullarë dhe i mbrojtur ligjërisht.
***Edhepse, ky emërtim djallëzisht është keqpërdorur në zhvillim, por edhe nga përfituesi i subvencionit OJQ “Fidani”, ne përshëndesim mbajtjen e aktivitetit. Përgëzojmë edhe mbështetjen finansiare nga komuna e Dragashit me 3300 euro, që është për 130% më shumë krahasuar me mbështetjen paraprake parapandemike të vitit 2019 që ishte 1400 euro. Përkrahje që nuk e gëzuam fare, as në aktivitetin madhor më 2005 me rastin e punimit të bustit të Ymer Prizrenit, me arsyetimin me shkrim nga Ekzekutivi i komunës se “mungojnë mjetet për një destinacion të tillë”. Prandaj shpresojmë që:
a) Edhe cilësia e aktivitetit të ketë qenë e nivelit 130% më e mirë, dhe
b) Të mos ketë keqpërdorime subvencioni me mbulesë të emërtimit “të huazuar” “Sofra e Ymer Prizrenit”, gjë që do të na detyrojë që ligjërisht ta mbrojmë emërtimin si e drejtë autoriale.
****
KRONIKË E AKTIVITETIT:
”SOFRA E YMER PRIZRENIT”, në pesë edicione ishte shembull i veprimit si institucion, që i bën nder edhe shtetit, me Rregullore e Program vjetor pune, me Udhëheqësi ekipore prej shtatë anëtarësh me drejtor e zëvendës drejtor të saj.
Në strukturën programore ishte katër pjesësh:
1.Sofra poetike, ku lexonin 25 poetë dhe 5 poetë fëmijë
2.Sofra përuruese e shkencore
3.Sofra muzikore, prezantim shkollash dhe shoqërish Kulturo Artistike, sipas radhës dhe
4.Sofra e bujarisë, drekë e shtruar me ushqime tradicionale opojane, kontribut vullnetar i familjeve të Zgatarit, menaxhuar rregullisht nga aktivisti dhe drejtori i edicionit të fundit z. Naser Vejseli.
Manifestimi ndante këto Çmime:
1.Tri çmime për poezi, Plaket dhe piktura
2.Çmimin plaket “Mysafir Nderi”
3.Çmimin Plaket “Luleborë Sharri” dhe
4. Çmimi “Ardhmëria”. Për letrarë të rinj.
Disa nga të nderuarit me këto Çmime janë edhe: Adem Demaçi, LSHK, Besim Cengu, Kozeta Zavalani, Habib Zogaj, Vera Istrefaj, Prend Buzhala, Migena Arllati, Bilall Maliqi, Sherife Thaqi, Riza Greiçevci, Shqipe Hasani, Ramadan Sinani Tetovë, Mirvete Lekaj, Ismet Lecaj, Xhyhere Maçkaj, Mirsad Kuteli, Luanda Hajdari, Rapsodët e Kukësit etj.