Mite shumë të lashta vinë gojë më gojë deri në ditët tona në Shqipëri e në Mirditë. Janë toponimet e emrave të hyjve pagan, ende në gojën e popullit. Edhe sot dëgjohet çdo ditë betimi në hyjtë pagan tek banorët e Mirditës. Këto janë të pasqyruara qartë e në mënyrë shkencore në studimin e bërë në librin tim me titull: ”E verteta e mitologjisë iliro-pellazge”, bot.v.2008 f.104-107, 131-133, të argumentuara nga historian të lashtësisë e të reflektuara në poezi, të cilat flasin për lashtësinë e banorëve Pellazgo-ilir edhe në Mirditë. Natyrisht as që ia vlen të ndalemi te çmitizuesit e shpifur, sepse më parë duhet të mohojmë veprat madhore të Homerit, “ILIADA dhe “ODISEA”, pa qënë nevoja të përmenden të 40 kumbonët e tjera.Po shpjegojmë disa prej gjurmëve të miteve.
Së pari: Banorët e trevës së Mirditës tradicionalisht kanë besuar natyrën të cilët e adhurojnë atë. Dielli, Toka, Hëna, Uji, Ajri, etj. janë jeta e tyre.
Natyra me pjellorinë e saj përtërin çdo gjë, bimët dhe deri te vetë njeriu. Burim i jetës së tyre është Toka Mëmë. Është dielli që e ngroh që i jep jetë.
Përveç të tjerave për racional, mund të tregojmë gjetjen e Gurit të Xhuxhës dhe rëndësinë e jashtzakonshme të historisë së lashtë të trojeve të Mirditës.* (cikle shkrimesh të misterit të tij, gjetur në Xhuxhë të Fanit Mirditë).
Guri i Xhuxhës i gjetur rastësisht nin 2019, me një sipërfaqe 4m katror është si një tempull tejet i rëndësishëm që shpjegon një shtresëzim kulturor parahistorik të kohëve pellazge (pagane), që kërkon një shpjegim të mjaft kodeve të pa thëna e të pa kuptuara të simboleve të besimit të Orfeizmit pagan, të cilat janë parahomerike. Siç kam theksuar se edhe emri Fan, sipas orfeut etimologjia e tij, ky emër,tregon dritë, emri Fan, Fanar drite. Aty është kisha e Shën Dritës e cila nga vendasit thërritet kisha e Shnritatit, e Shën Dritës, e vendit ku shënrit, bën dritë etj). Aty janë rrënojat e Tempullit pagan Fan. Tempulli i ndriçimit, i dritës, i Gjinisë Njerzore.
Tërheqim vëmëndjen, gjithë studiuesëve të historiografise shqiptare se emri i krahinës Fan është një nga emrat më të rëndësishëm të mitologjisë (sipas orfikëve) e pikrisht, Zeusi korespondon me Fanin, gjinia njerzore femërore e krijimit të njerzimit. Kështu historianëve ju ka shpëtuar ky afakt i identitetit të emrit të krahinës Fan të Mirditës, që i jep nder Mitologjisë dhe gjithë Historiografise Iliro-shqiptare.
E ritheksomë, se sipas orfikëve në Mitologji, emri Fan, Fanis, do të thotë ndriçim. Nga emri Fan, vjen emri fanar, ndriçim, dritë. Në librin: “ Gjuha e Perendive”, f. 31, thuhet tekstualisht: “Zeusi korrespondon me Fanin d.m,th. me ndricimin që fekondon Jetën, me Diellin”. (A.Kola, “Gjuha e Perendive” f.30-31).
Edhe fjala Fari, në italisht do të thotë Dritë, ashtu si fjala Fani, Fanar në Mirditë. Kulla e Farit ndriçon detin në porte dhe Guri i Fanit ndriçon historinë dhe lashtësinë në Mirditë!
Në sfondin e Gurit të bie në sy harku dhe shigjeta, të cilat përfaqësojnë veglat më të hersheme të gjahut, dhe të luftimeve, ndërsa drejtë këndëshi i ndarë në pjesë në të djathtë, në fund gurit, janë vendvarrimet e të rënëve në luftë. Kjo tregon se këtu janë trojet e lashta të mirditasve. Simboli më i veçantë mbi këtë gurë ka të bëjë me kultin parahistorik të Diellit, kulti më i lashtë i njerzimit, dy yjet ndriçcues, i korespondojnë Zeusit me Fanin d.m.th. ndriçimin që fekondon jetën me Diellin!
Dielli ishte hyj i botës Pellazge. Nga këto informacione, dalim në një fakt të pamohueshëm që ky trualll gjallon nga një shpirtë pagan dhe bijtë e kësak toke pellazgo-ilire e mbajnë brënda vetes të pashuar këtë identitet, megjithse i mohuar nga të huajtë grekë e sllavë. Ndërsa ne po i tregojmë këto fakte të gatshme të trashëguara nga të parët tanë, këtë pasuri madhore materiale të kulturës shpirtërore me këto fakte arkeologjike të kulturës së lashtë parahistorike në këtë vënd, të cilat hedhin poshtë propagandën mashtruese antishqiptare dhe heshtjen bashkëpunuese të njerzëve të shkencës së historisë dhe mitologjise Pellazgo-iliro-shqiptare.
Pra ky gurë, na tregon që paganizmi në këtë tokë arbërore, është identitet, histori, traditë dhe vazhdimësi, e gjetur në trojet e lashta shqiptare, në trojet e Mirditës se legjendës të saj historike! .
Në bajrakun e Kthellës janë edhe sot toponimet e kultit të diellit si Kroi i Shnadiellit, Ara e Shnadiellit, në Xhuxhë kulti (Kisha e Shnritatit (Shën Dritës), etj.
Gojdhëna të mitit të Hënës e cila kombinon me diellin dhe ndryshimet e saj ndikojnë në Tokë në gjith pjellorinë e saj. Çdo bimë sipas ciklit të Hënës, mbillej kur ishte Hënë e plotë etj.
Të tjera mite pagane që në Mirditë vazhdojnë edhe në ditët tona janë, Ora e Shtëpisë, Gjarpëri i Shtëpisë që nuk duhej të vritej, Mirat, Zanat (Nimfa) që sjellinn mirësi, ngrysja e Malit të Munellës me re paralajmëron mot të keq etj. etj.
Janë Mirat (Zanat) e padukëshme që shoqërojnë njeriun, motin e mirë dhe motin e keq etj. Prandaj janë urimet Ditën e mirë, Natën e mirë, Mir Dita, të Gjej e Mira, të Raftë e mira, e Mira qoftë me Ty, vajza si Zanë e Malit, të mbrojnë Zanat, të Shitoftë Zana, etj, që ende sot vazhdojnë në Mirditë!
Këto gjurmë të mitologjisë së lashtë kanë shoqëruar ndërshekuj këta banorë në psikologjinë e tyre që nga paganizmi e gjer më sot, duke i ruajtur ato si askush tjetër.
Mirditori beson te natyra, e hyjnizon atë, sepse është ajo që i siguron gjithë ato të mira që i duhen për të jetuar.
Së dyti: Me emrin e hyjtë, ZEUSI (Ilirisht ZOJSI) mbret i të gjith perendive pagane janë pagëzuar fshati ZOJS në Orosh Mirditë, fshati ZOJS në Selitë, fshati ZOJS afër Lezhës me banorë të zbritur nga Mirdita, etj.
Hyj i Luftës ARSI, emër të cilin e ka fshati Ars në Qaf të Malit të Mirditës, emri Fush Ars (qyteti i Fush Arsit), etj.
Hyj i tregtisë e hajdutërisë MERKURI ka emrin fshati Merkurth në Kurbneshë është toponimi ”Ara e Merkurajt” në fshatin Sang të Xhuxhës etj.
Hyj i dashurisë rinore “HEBE”, është edhe sot emri fshatit Hebe, afër Domgjon të Fanit, etj.
Këta emra hyjsh të emërtuar nga të parët tanë të lashtë pellazgo-ilir në fshatrat e Mirditës, fatmirsisht kanë ardhur deri në ditët tona, si një pasuri e paçmuar për kulturën dhe qytetrimin e lashtë të stërgjyshëve tanë.
Së treti: Edhe sot, vëtëm në Mirditë si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri, vazhdon betimi në hyjnite e besimeve te natyra siç janë: ”Për Qiell e për Tokë”, ”Për Qiell e për Dhe”, ”Për atë Diell”, ” Për atë rreze dielli” , “Për Qiell e për Detë”, ”Për atë Zot”, ”Të rujtë Zoti”, ”Të vraftë Zoti”, “Më fali Zoti një fëmi”, ”Më dënoi Zoti” etj. etj. Edhe këto janë të lidhura me hyjnitë pagane, që natyrisht tregojnë qartë lashtësinë e këtyre banorëve.
Një gojëdhënë thotë se simboli i lashtë i banorëve të trëvës së Mirditës ka qenë dielli me rreze. Këtë e thotë dhe Edit Durham te “Brënga e Ballkanit”.
Mendoj se banorët e lashtë të Mirditës adhuronin Diellin e hyjnizonin atë dhe pasardhësit vazhdojnë të betohen në emrin e tij. Këto janë disa fakte për Mirditën, me toponime, betime e gojdhëna që ekzistojnë edhe në ditët e sotme.
Një fakt mjaft interesant është thënja e PLATONIT “…fqinjët e grekëve (barbarët) e adhuronin Diellin, ndërsa grekët dikur do ta kishin adhuruar, por tani Dielli s’ka ndonjë kult, veçse në ishullin Rodi, ku ndoshta ishte me origjinë të huaj” Edhe ky pohim i PLATONIT vjen në mbështetje të faktit që popullsia e ishujve ku sot është Greqi para ardhjes së helenëve ishte popullsi pellazgo-ilire. (Kuvendi i I.i studimeve Ilire f.287).
HERODOTI pohon: “ Perdika (ilirian), i ardhur në Labaias nga viset e Ilirisë, e adhuronte Diellin si perendi qëndrore dhe kishte besim në fuqinë fatprurës të tij.Ai i falej Diellit dhe e vizatonte në tokë në forme rrethi”. Kjo korespondon me vizatimin e simbolit të Diellit gjetur më 2019 në Gurin e Xhuxhës në Fan Mirditë.
Mjaft interesant është rasti i kumtesës së Prof. Dr. Mark Tirtes në kuvendin e I të studimeve Ilire më 1972 në Tiranë ku, ndër të tjera, theksonte kultin dhe adhurimin e diellit që në lashtësi te shqiptarët. Akademiku Ballkanas që merrte pjesë në këtë kuvend pa asnjë bazë iu kundërvu Akademikut tonë, duke thënë: “ Dielli është një simbol fetar që njihet nga të gjithë popujt e botës…dhe është përfytyruar me trajta të njënjëshme…po të duam të marrim kultin e diellit si provë të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të kërkohen elementë karakteristik të këtij kulti, ndryshe kjo s’na shpie asgjëkundi, veç në konstatime pa vlerë” (Kuvendi i I i studimeve Ilire f. 355). Kështu, sipas Stipçeviç, edhe dielli nuk paska rënë njësoj mbi shqiptarët si te popujt e tjerë, kërkon veçanti ndryshej nga një botë e tërë! Këtu u shfaqën qartë kundërshtime e justifikime për të mohuar kulturën iliro-shqiptare të kulteve, gjer te kulti i Diellit i cili vertetohet plotësisht në kulturën e miteve shqiptare.
Edhe shqiptarët si gjithë popujt e tjerë kanë të drejtë të adhurojnë Diellin si kult dhe të paraqesin hershmërinë e adhurimit të këti kulti dhe vazhdimësinë e tij.
Faktet janë kokforta, mbi adhurimin e diellit si kudo ato kanë ekzistuar tek të gjithë banorët ilir edhe në atë të pirustëve, ku pasardhës janë mirditasit.
Edhe në Mqedoninë e sotme në lashtësi kanë banuar ilir, simbolin e tyre kishin Diellin me rreze që edhe sot e ka Maqedonia e Veriut, (simbol në flamur të përvetësuar nga sllavët e ardhur aty pas shek. VII, të Erës Sonë).
Këta shembuj të kulteve (hyjnive pagane) të adhurimit të Diellit etj. që nga pellazgo-ilirët i theksojmë si argumente për të treguar se shqiptarët janë shumë të lashtë në truallin ku jetojnë sot, janë pasardhës të ilirëvë dhe parailirëve që ishin Pellazgët Hyjnor.
Një nga rritet pagane në Mirditë ishte Buzmi (një degë prej dru arre e vendosnin në zjarr, në dy anët e tij gdhendeshin nga një shenjë “X”, përpara se buzmi të vihej në zjarr, një pjestar i familjes e priste dhe e sjellte brënda shtëpisë dhe ky pyetej: “-Me ç’të mira erdhe”!? -Ai përgjigjej: ” -Erdha me pasuri, misër, grurë, bagëti, fruta, me djem, vajza, nuse, trima, na i fal i madhi ZOT”. Vendosej Buzmi në zjarr dhe pastaj shtrojhej sofra me gjithë të mirat që kishte ajo familje.
Këtë rrit pagan e njeh çdo familje Mirditore. Këta shembuj të kulteve pagane i theksuam për të treguar lashtësinë dhe autoktoninë e truallit të Mirditës, sepse mirdita ka vazhduar evolimin dhe kulturën historiografike, duke ruajtur identitetin ilir dhe arbëror si askush tjetër, dhe ka pëqafuar dhe ruajtuar me dinjitet si askush tjeter edhe besimin katolik i cili mbeti shembull i urës së lidhjes së saj me qytetrimin perendimor.