Nga :Vera Gjonaj
MOS E NGATËRRO MIRËSINË TIME
Unë dua fort me shpirt e me zemër
Njerëzit i mbaj si pasuri të vjetër.
I ndihmoj pa llogari, pa peshore
Jo për lavdi por se kështu më thotë zemra çdo orë.
I respektoj edhe kur s’më kuptojnë
I nderoj edhe kur fjalët e mia i shpërfillin.
Bëj mirë edhe kur e di që s’do më kthehet
Sepse nuk dua të bëhem si ata që për interesin zemrën e shesin.
Por shpesh kjo mirësi më kthehet në plagë
Në heshtje të ftohta në fjalë që lëndojnë pa ndalë.
Më marrin për të dobët për të lehtë për të butë
Pa ditur se brenda meje fle një shpirt që s’përkulet kurrë.
Nuk jam e dobët që fal
Jam e fortë që zgjedh të mos bëhem njësoj si ata që dëmtojnë.
Nuk jam e lehtë që ndihmoj
Jam e madhe që e kuptoj dhembjen dhe nuk e injoroj.
Zemra ime nuk ka maska nuk njeh lojë
Por gjithmonë e gjejnë ata që duan vetëm përfitim, jo dashuri që s’ka nevojë për emër.
Dhe kur largohem nuk e bëj nga inati
Por nga nevoja për të ruajtur shpirtin tim nga ata që e shohin si shfrytëzim faljen time të artë.
Prandaj mos e ngatërro mirësinë me dobësi
Se durimi ka kufi dhe heshtja ime është zgjimi yt më i trishtë një ditë.